Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Partneriteti transatlantik midis SHBA-së dhe BE-s – roli i Bullgarisë

Në fotografinë (nga e majta në të djathtë): presidenti i Dhomës Tregtare Amerikane në Bullgari Antony Hasiotis dhe ambasadori i SHBA-së Xhejms Uorllik
Foto: BGNES
“Bullgaria është një partnere e fortë e SHBA-së dhe NATO-s, si edhe një anëtare e fortë e BE-së. Sot Bullgaria bëhet gjithnjë e më tërheqëse si destinacion për veprimtari ekonomike.” Këtë e tha presidenti i Dhomës Tregtare Amerikane tek ne, Antony Hasiotis, gjatë konferencës “Partneriteti transatlantik midis SHBA-së dhe BE-s – roli i Bullgarisë”. Aktiviteti u organizua me rast të përvjetorit të 15 të themelimit të Dhomës Tregtare Amerikane. Në saje të pjesëmarrjes aktive të anëtarëve të saj u nënshkrua një marrëveshje midis Bullgarisë dhe SHBA-së për evitim të tatimit të dyfishtë, e cila hyri në fuqi në vitin 2007. Tre miliardë dollarë janë investimet e kompanive amerikane në Bullgari gjatë të 15 vjetëve të fundit. Tatimet e ulëta, krahu i lirë i punës, mundësitë për investime në energjetikë dhe teknologji të larta, si edhe anëtarësia në BE janë ndër përparësitë kryesore të vendit tonë. “Marrëdhëniet tregtare midis SHBA-së dhe Bullgarisë kanë një rëndësi të veçantë. Pas anëtarësimit tuaj në BE u bëmë dëshmitarë të një rritjeje të madhe të qarkullimit tregtar”, tha zëvendës ndihmës sekretari i tregtisë i SHBA-së Huan Verde. Sipas ministrit të ekonomisë, energjetikës dhe turizmit të Bullgarisë, Trajço Trajkov, Bullgaria si anëtare e BE-së ka kontribut në Këshillin Ekonomik Transatlantik. “Evropa dhe SHBA-ja nuk janë lojtarët e vetëm në arenën ekonomike, prandaj duhet të punojmë së bashku”, theksoi ministri bullgar.

“Strategjia jonë parashikon të mbështetim inovacionet dhe mendojmë se ka një potencial të madh për punë të përbashkët me SHBA-në në këtë fushë – shtoi ministri Trajkov. – Megjithëse Bullgaria është prekur seriozisht nga kriza, kemi përparësi të shumta që kohët e fundit u theksuan nga shumë analizatorë të pavarur. Potencial për partneritet me kompanitë amerikane shohim dhe në disa fusha të pazhvilluara, si nxjerrja e gazit alternativ për shembull. Në këtë fushë mund të përdorim arritjet teknike të partnerëve tanë amerikanë.”

Zëvendësambasadorja e SHBA-së tek ne, Susan Sutton, nënvizoi rëndësinë e ligjit, sepse sipas saj nuk mund të bëhet biznes në një mënyrë tjetër. Ajo tha se SHBA shpresojnë të punojnë me Bullgarinë në BE mbi çështje të rëndësishme, si për shembull bisedimet ndërkombëtare për ndryshimet klimatike. Lidhur me energjetikën, ajo tha se ka disa hapa afatshkurtër që Bullgaria mund të bëjë për rritjen e transparencës dhe larminë e burimeve. Interesi i Bullgarisë është të hapë tregun për partnerët e saj dhe të mënjanojë pengesat që ekzistojnë, tha ministri i jashtëm i Bullgarisë Nikollaj Mlladenov. Jashtë BE-së, NATO-s dhe Rusisë, ai theksoi tri rajone të tjera kyçe për tregtinë tonë të jashtme:

“Rajoni i parë është Ballkani Perëndimor. Këto janë vendet fqinja, me të cilat kemi lidhje historike. Ballkani Perëndimor sot përballon shumë sfida. Shumë prej tyre kanë të bëjnë me anëtarësimin në BE. Kështu që politika jonë duhet të përqendrohet në mënjanimin e pengesave për këtë. Vetëm me anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO mund të kemi një Evropë të bashkuar, mund të arrijmë paqe dhe prosperitet në këtë pjesë të botës. Në vend të dytë duhet të shikojmë te ana tjetër e Detit të Zi – Kaukazi dhe Azia Qendrore. Këto vende kanë gjithashtu probleme, por ofrojnë dhe mundësi shumë të mira. Dhe rajoni i tretë është Lindja e Mesme. Me këtë rajon Bullgaria ka lidhje tradicionale prej shumë vitesh. Shumë prej tyre u ndërpriten për shkaqe të ndryshme dhe tani duhet të rivendosim partneritetin.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD