Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aktualizimi i Buxhetit 2010 parashikon deficit nga 3.9%, të financuar nga rezerva fiskale

“Për herë të parë buxheti balancon kuptimet e punëdhënësve dhe të sindikatave dhe për herë të parë shteti merr përsipër negativat nga kriza ekonomike”, komenton aktualizimin e buxhetit Bozhidar Danev, kryetar i Dhomës Ekonomike Bullgare.
Foto: BGNES
Kabineti miratoi aktualizimin e Buxhetit 2010, pasi Këshilli kombëtar për bashkëpunim trepalësh miratoi parametrat bazë të qeverisë në buxhetin e ri. Aktualizimi nevojitet për shkak të konsumit të ngushtuar dhe pasojat si ulje të të ardhurave nga akcizat dhe TVSH-ja. Sipas Ministrisë së financave, të ardhurat në buxhet për këtë vit do të jenë me 1 miliardë euro më pak. Nga masat e ndërmarra kundër krizës do të mund të priten të ardhura suplementare në buxhet aty nga fundi i vitit.

Prognozat në buxhetin e ri janë më pesimiste nga të fundit, të cilat qeveria ia dërgoi Komisionit Evropian. Pavarësisht se ministri i financave Simeon Djankov tha përpara ditëve se, shpenzimet suplementare do të krijojnë një “deficit të vogël buxhetor prej 3%, i cili është i lejueshëm për Bashkimin Evropian”, prognozat e qeverisë në aktualizimin e deficitit buxhetor të arrijë 3.9% nga Produkti i Brendshëm Bruto. Komenti i ministrit të financave në lidhje me këtë ishte, se buxheti i ri është shumë konservator dhe me të bëhet një sigurim më i fortë për pasoja të papritura nga kriza. Deficiti buxhetor do të financohet kryesisht nga rezerva fiskale. Në këtë mënyrë rezerva e grumbulluar deri në prill të vitit 2010 e Bankës Popullore Bullgare prej rreth 3,2 miliardë euro do të pakësohet deri në 2,2 miliardë euro, siç është dhe rekomandimi i Fondit Ndërkombëtar Monetar.

“Shpresojmë që rezerva të mos të bjerë nën këtë nivel, me qenë se po të arrijë 1,5 miliardë euro do të tundim bordin valutor”, paralajmëruan nga sindikatat. Në këtë mënyrë pjesa e mbetur prej rreth 900 milionë euro do të shfrytëzohet për të mbuluar vrimat në thesar. Një pjesë nga paratë do të shkojnë për pagime ndaj biznesit, një pjesë tjetër - për ndërtim të magjistraleve dhe për të ndihmuar prodhuesit e duhanit. Për të ardhura suplementare do të mbështetemi dhe tek privatizimi i pjesëve shtetërore në kompanitë e ndryshme. Zëvendësministri i financave Vlladisllav Goranov pret rezultate më të mira deri në fund të vitit nga ato të parashtruara tani në buxhetin e ri. Sipas tij ky variant është maksimalisht konservuar, që të mos nevojitet një aktualizim i ri, por në të gjitha rastet rezultati përfundimtar do të jetë më i mirë.

Korrigjimet në Buxhetin 2010 përfshijnë dhe uljen e shpenzimeve dhe të subvencioneve nga shteti për dikastere të ndryshme deri më 20%. Përjashtim bëjnë vetëm Ministria e mbrojtjes, të punëve të brendshme dhe dikasteri social, ku shpenzimet do të mbeten në nivelin e tanishëm. Qëllimi i skemës së miratuar është që buxheti të kursejë rreth 450 milionë euro. Pavarësisht nga mosdëshira e një sërë politikanëve dhe ekspertëve ekonomikë për uljen e rezervës fiskale, biznesi dhe sindikatat e miratuan këtë variant si të pranueshëm. “Për herë të parë buxheti balancon kuptimet e punëdhënësve dhe të sindikatave dhe për herë të parë shteti merr përsipër negativat nga kriza ekonomike”, komenton aktualizimin e buxhetit Bozhidar Danev, kryetar i Dhomës Ekonomike Bullgare. Sipas tij financimi i deficitit buxhetor përmes rezervës fiskale do të kompensohet nga shtimi i të ardhurave, të cilat priten nga privatizimi i pjesëve shtetërore në një sërë shoqërish dhe institucione të tjera financiare. Kryetari i Asociacionit të kapitalit industrial Vasill Velev mendon se, “dinjiteti i madh i aktualizimit të buxhetit është ruajtja e taksave të tanishme për llogari të pakësimit të shpenzimeve në sektorin publik dhe shtimin e deficitit në këtë vit të krizave”. “Për herë të parë jo biznesi, por shteti e merr përsipër goditjen në krizë duke kufizuar shpenzimet e veta”, komenton drejtori ekzekutiv i Konfederatës të punëdhënësve dhe të industrialëve në Bullgari Evgjeni Ivanov.

Në projektin për aktualizimin e buxhetit për këtë vit, i cili duhet të miratohet nga parlamenti, parashikohen mjete suplementare prej 90 milionë euro për projekte të infrastrukturës dhe 71 milionë euro për shpenzime të posaçme. Para suplementare do të marrin dhe prodhuesit e duhanit dhe Arka shëndetësore. Punëdhënës dhe sindikatë kërkuan uljen e shpenzimeve të parlamentit, “që të mund të tregojë një moral të lartë dhe të demonstroi përpara shoqërisë se, deputetët janë të parët, të cilët i ngushtojnë rripat”. Partnerët socialë mendojnë se, të ardhurat e pritura nga tatimet mbi të ardhurat, për të cilat parashikohet një rritje prej më shumë se 2%, janë shumë optimiste në sfondin e papunësisë së lartë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cvetan Simeonov

Biznesi dëshiron stabilitet politik me një qeveri dhe parlament funksional

Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..

botuar më 24-12-04 9.21.PD

Paga mesatare vjetore bruto për vitin 2023 në Bullgari është 24 485 leva (12 519 euro)

Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..

botuar më 24-11-30 11.59.PD

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD