Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Spa hotelet bullgare me paketa promocioni

Aktualisht çmimet në hotelet bullgare janë të njëjtat si dhe gjatë vitit të kaluar
Foto: Veneta Nikollova
Kriza nuk ndikon rrënjësisht mbi spa & wellness turizmin në Bullgari - janë kategorik punonjësit në degë. Interesi ndaj këtij segmenti të propozimeve tona turistike është i përhershëm prej viteve dhe u dedikohet spa hoteleve të shkëlqyera të reja në vend, të cilët propozojnë një shërbim shumë të mirë me çmime konkurrente. Duke marrë parasysh kushtet e vështira ekonomike, pronarët mbështeten tek politika e zhdërvjellë e çmimeve dhe tek bonuset suplementare. Në periudhën e festave të Pashkëve dhe të majit pjesa më e madhe e spa hoteleve tek ne gëzonin klientë të shumtë. Duke gjykuar nga regjistrimet paraprake për stinën e verës, pritet një rritjet të vëllimit të spa pushimeve tek ne kundrejt vitit 2009.

Sipas të dhënave të Asociacionit bullgar të agjencive turistike gjatë dy vjetëve të fundit numri i bashkatdhetarëve tanë të cilët kanë zgjedhur që t’i kalojnë pushimet e veta në Bullgari është rritur me 60%. Asgjë e çuditshme se turoperatorët dhe pronarët e spa hoteleve i përkushtohen pikërisht turistit bullgar. Mes spa pushimoreve më të kërkuara tek ne janë Velingrad, Sandanski, Kjustendill, Hisarja e të tjera. Super moderne, të cilat propozojnë një VIP shërbim, spa hotele ka dhe nëpër bregdetin bullgar të Detit të Zi, si dhe në disa qendra më të njohura turistike. Aktualisht pjesa më e madhe propozojnë paketa promocioni të cilat përfshijnë spa procedura falas ndaj fjetjes. Aktuale kohët e fundit janë dhe ofertat nga lloji “paguan2-merr 3 fjetje”. Disa spa hotele sigurojnë dhe grua për të ruajtur fëmijët, një animacion për fëmijët dhe çdo llojë “gjëra të tjera tërheqëse” që të mund të tërheqin vëmendjen e familjeve të reja me fëmijë. Në qoftë se qendroni në ndonjë spa hotel gjatë javës, do tu bëjnë lëshim me 7 deri më 15% nga çmimi. Në qoftë se qendroni për 5 ose për më shumë ditë, çmimi i fjetjeve po kështu bie. Nga konkurrenca e madhe në degë fiton më tepër klienti. Për vitin 2010 mund të them, se kemi rreth 15% rritje në regjistrimet për spa hotelet, por presim që me afrimin e verës interesi të shtohet mjaft”, thotë Oleg Maxharov – pronar i agjencisë “Butik Travëll” e cila është iniciator e fushatës kombëtare “Zgjidhe Bullgarinë për pushimin tënd”, të përkrahur nga turoperatorët prijës dhe vargjet e hoteleve në tregun bullgar.
Shumë hotele propozojnë paketa promocioni të cilat përfshijnë spa procedura

“Niveli i propozimit në spa hotelet dhe në komplekset tona turistike u përmirësua mjaft gjatë dy vjetëve të fundit - pohon Oleg Mexharov. Ne jemi më të aftë konkurrues në spa turizmin nga shumë shtetet të tjera, të cilat kanë po kështu tradita në këtë fushë. Aktualisht çmimet janë të njëjtat si dhe gjatë vitit të kaluar, por këmbëngulet tek cilësia dhe bonuset suplementare. Kurse që të mund të fitojmë pozita më të mira në tregjet botërore, janë të domosdoshme dy gjëra - një arsim më të mirë të kuadrove në degë dhe një reklamë më agresive”!

“Fakti se gjatë kohës së festave dhe të ditëve të pushimit të parët mbushen spa hotelet flet për një gjendje më të mirë të këtij segmenti nga ofrimi tonë turistik” - thotë Sijka Kacarova - drejtore tregtare e vargut “Sharllopov hotells”, e cila ngulmon pikërisht mbi spa turizmin. Sipas saj ekzistenca në një hotel të dhënë të një spa qendre të pajisur mirë jep mundësi për zënien e tij gjatë gjithë vitit. Mbase ky është dhe një nga shkaqet që gjithnjë e më shumë hotele bullgare të pajisen me spa qendra moderne. Kështu, në ndryshim nga kolegët e tyre nëpër det dhe ski pushimoret tona, pronarët e spa hoteleve presin miq gjatë gjithë vitit. Si mundin të mbeten në sipërfaqe në kushtet e krizës?

“Bëmë këtë gjë - përveç fjetjeve me një mëngjes të përfshirë, propozojmë dhe fitnes, saunë, pishinë termale, xhakuzi në varësi nga hotele, pa rritur çmimin e paketës - sqaron Sijka Kacarova. Kështu ofrojmë më shumë shërbime kundrejt të njëjtit pagim. Konkurrenca në degë është e madhe, por ajo është motivuese. Një shembull klasik është qyteti Sandanski, ku ka një larmi të madhe prej spa hoteleve me 3,4 dhe 5 yje. Propozohen mundësi të mëdha. Aktualisht 80% nga klientët e spa hoteleve nëpër vend janë bullgarë. Në to vijnë dhe miq nga Izraeli ku spa qendrat tona janë shumë mirë të njohura nga Qiproja dhe Rusia. Por mjerisht akoma nuk jemi të njohur si spa destinacion në tregjet evropiane, kurse vendi ynë ka një potencial të madh në këtë fushë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci do të transformohet në një teleferik me ulëse

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..

botuar më 24-11-24 8.05.PD

Shkretëtira mistike bullgare - Gurët e Drejtë fshehin enigma të shumta

Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...

botuar më 24-11-23 10.35.PD
Foto: Shoqata Bullgaro-Kineze - Smoljan

Fshati i Rodopeve Momçillovci tërheq turistë nga Kina përgjatë Rrugës së Qumështit

Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..

botuar më 24-11-18 10.08.PD