Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kristalina Georgieva: “Kam dëshirë të kryejë mirë punën time që të vërtetojë se bullgarët jemi njerëz të aftë”

Sivjet për ndihmën humanitare janë ndarë 800 milionë euro, saktësoi Kristalina Georgieva.
Foto: BGNES
“Unë isha teknokrate që punonte me politikanë, tani jam politikane që punon me teknokratë” – kjo është pengesa e parë që kapërceu Kristalina Georgieva, e cila erdhi nga SHBA për të marrë postin e evrokomisares në fushën e “Bashkëpunimit ndërkombëtar, ndihmës humanitare dhe reagimit në rast të krizave”. Kjo për të nuk është e vështirë, sepse me përvojën e grumbulluar si nënpresident dhe sekretare korporatave e Bankës Botërore mund të marrë vendime politike, të cilat bazohen mbi analizën e mirë dhe kuptimin e problemeve. Për punën në kushtet e krizës është e nevojshme eksperienca që Kristalina Georgieva ka grumbulluar gjatë viteve – të marrë përgjegjësi, t’i shtrojë vetes qëllime të qarta, të cilat të mobilizojnë edhe ekipet me të cilat punon.

Në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë Kristalina Georgieva komenton si nëpërmjet sferës “Bashkëpunimi ndërkombëtar, ndihma humanitare dhe regjimi në rast të krizave” BE mund të zbatojë përgjegjësitë e tij globale në kontekstin e Marrëveshjes së Lisbonës.

“Unë shoh rolin e tij në dy drejtime në plan ndërkombëtar. Ne, evropianët, kemi privilegjin e madh të jemi mbartës të një cilësie të përbashkët – ajo është ndihma reciproke. Bashkimi ynë ekziston që të mund të realizojë këtë vlerë, të cilën e kemi përfituar në rrugën e vështirë të luftërave. Kështu që në sferën time unë ndjej përgjegjësinë të mbajë këtë vlerë dhe të transferojë në vende të tjera, t’u japë njerëzve që në këtë moment janë në gjendje shumë të vështirë – në Darfur ose në Haiti. Kjo është punë, por është edhe mision. Mënyra më e mirë që të reagojmë drejtë është të investojmë më shumë në përgatitjen dhe në masat preventive, dhe kjo është detyra ime e dytë, si në Evropë, ashtu edhe në bashkëpunimin ndërkombëtar me vende të treta”.

Në sferën e saj Kristalina Georgieva ka 4 prioritete të rëndësishme:

“Së pari – të përsosim mundësinë tonë për të reaguar shpejtë në rast të krizave. Prioriteti i dytë – ne ndjekim konsensusin evropian për ndihmën humanitare. Kjo është një platformë e rëndësishme, ka plan të veprimit dhe tani jemi në proces të vlerësojmë sa i mirë është ky plan për zbatim. Ne jemi të detyruar nga Marrëveshja e Lisbonës të krijojmë një korpus të vullnetarëve me qëllim humanitar. Dhe në vend të katërt – ne jemi në proces të adaptimit institucional ndaj zbatimit të Marrëveshjes së Lisbonës. Puna nuk konsiston në këtë që të transferojmë një degë nga një vend në vend tjetër, por të krijojmë një vizion të përbashkët dhe një ekip të përbashkët për objektiva të ndara.”

Sivjet për ndihmën humanitare janë ndarë 800 milionë euro, saktësoi Kristalina Georgieva. Nëse fatkeqësitë janë shumë të mëdha, ka mundësi për ndihmë suplementare prej rreth 1 miliard eurosh. “Por të mos harrojmë, se vendet tona anëtare gjithashtu ofrojnë shumë ndihmë humanitare dhe unë shoh rezerva të mëdha në përsosjen e koordinimit në punën tonë” – nënvizoi evrokomisarja Kristalina Georgieva.

Viti 2011 është Viti evropian i veprimtarisë vullnetare. Pavarësisht, se përgatitja për të ende është në fillim, Kristalina Georgieva i ka të qartë parimet të cilat do të jenë fondamenti i Korpusit të ardhshëm evropian të vullnetarëve.

“Parimi i parë është të mos rrezikojmë jetën e të rinjve, d.m.th. të mos dërgohen në zona të luftërave dhe të konflikteve, pa përgatitjen e përshtatshme. Së dyti – të mos dublojmë punën, e cila tashmë është marrë nga organizata të tjera vullnetare. Të gjejmë vendin tonë ose të gjejmë kooperimin e mirë me këto organizata. Në vend të tretë – të jemi të kujdesshëm për financimin e këtij shërbimi. Parimi i katërt është – nëpunësit të kenë kompetencën përkatëse e cila u lejon atyre të prezantohen mire” – deklaroi në intervistën e saj për Radio Bullgarinë komisarja evropiane Kristalina Georgieva.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD