Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Shën Gjergjit – një festë mbarë popullore bullgare

Dita e Shën Gjergjit, më 6 maji, është kulmi i festave popullore në kalendarin bullgar të riteve pranverore. Shën Gjergji konsiderohet mbrojtës i kopeve, i bujqve, i gjelbërisë pranverore dhe i familjes. Të shumta janë zakonet popullore bullgare kushtuara festës së respektuar të Shën Gjergjit.

Mbrëmjen para ditës së Shën Gjergjit vajzat, djemtë dhe fëmijët dalin në luadhet dhe në pyjet përreth vendbanimit që të mbledhin degëza të gjelbra dhe lule pranverore për festën. Në një nga këngët popullore bullgare kushtuara festës tregohet si vajzat thurin kurora për flokët, djemtë bëjnë buqeta për kallpakët, ndërsa nuset zbukurojnë gjinjtë e qëndisura të këmishëve. Natën duke gdhirë ditën e Shën Gjergjit kurorat dhe tufat vihen nën ndonjë shkurre trëndafili. Herët në mëngjes vajzat zbukurojnë flokët me lulet dhe shkojnë për uji. Brenda enëve lëshojnë bimën barishtore të quajtur “georgjovka”. Kjo që të bëhet uji i ngjyrosur. Më këtë uji brumosen kulaçet dhe bukët e ditës së Shën Gjergjit. Me ujin e ngjyrosur amvisja spërkat mbarë shtëpinë, stallat, gratë, burrat, fëmijët. Çdo rit shoqërohet me këngët përkatëse festive. Në njërën prej tyre fshatarët bisedojnë me Shën Gjergjin, duke i drejtuar atij pyetjen: “O, Gjergji i respektuar, o Gjergji i dashur, kush të përcolli tek ne?” Ndërsa Shën Gjergji përgjigjet, se Pashkët i porositën atij të vijë dhe të sjell me veten gjelbërinë dhe njomësinë, që të dalin kopetë përjashta të kullosin barin e ri pranveror. Në një këngë tjetër tregohet si Shën Gjergji ditën e vet rrethon të gjitha arrat, që të bindet, se të mbjellat rriten dhe të bekojë fushat për bereqet të bollshëm gjatë vitit.

Ritet kryesore ditën e Shën Gjergjit u janë të kushtuara kopeve, deleve dhe barinjve. Gojëdhënat popullore dhe këngët tregojnë si Shën Gjergji çliroi kopetë dhe barinjtë të robëruara nga zanat mitike. Kur barinjtë e robëruar i drejtojnë lutje shenjtorit të vijë dhe ta çlirojë, ata i premtojnë atij shpërblim të madh me një kope dhe një vozë vere. Mirë po, Shën Gjergji refuzoi një dhuratë të tillë aq të madhe. Ai deshi vetëm një peshqesh më të vogël, por nga zemra, një qengj dhe një vedër vere, para agimit të diellit. Prandaj edhe më sot Ditën e Shën Gjergjit barinjtë i dhurojnë shenjtorit mbrojtës nga një qengj.

Në të kaluarën me të gjitha gjellët e përgatitura për festën rregullohej një trapezë të përbashkët në ndonjë lëndinë afër vendbanimit. Të gjithë banorët mblidheshin së bashku që të respektojnë nderin e Shën Gjergjit. Në trapezën festive detyrimisht ka edhe qep i njom, simbol i gjelbërimit pranveror. Konsiderohet se ky qep mbron nga të gjitha të këqijat. Në trapezë vihen edhe qumështi i parë dhe djathi i parë. Copëza të vogla djathi hidhen mbi nuset e reja, që të lindin shumë fëmijë. Ditën e Shën Gjergjit nuset e reja ndërrojnë veshjet dasmore me petkat nuseje. Kulmi i festës janë vallet e mëdha kushtuara shenjtorit. Të gjithë luajnë ato valle, si të rinjtë, ashtu edhe të moshuarit, vajzat dhe beqarët, nuset dhe burrat e tyre.

Një rit tjetër karakteristik për Ditën e Shën Gjergjit janë djepat. Ka besim, se secili duhet të tundet këtë ditë, që të jetë shëndosh tërë vitin. Djepat dhe përkundja në ta përbëjnë një përjetim emocional për të rinjtë, sidomos për vajzat dhe beqarët, sepse aty ata i pëlqejnë njëri-tjetrit. Ditën e Shën Gjergjit çdo djem tund të zgjedhurën.

Një zakon tepër interesant ka në fshatin Gospodinci, pranë qytetit Goce Dellçev. Aty myslimanët dhe të krishterët festojnë së bashku Ditën e Shën Gjergjit. Ja se çfarë tregojnë të rinjtë vendas:
“Festën e Shën Gjergjit do të tundim vajzat mbi një djep. Dy djem mbajnë djepin e improvizuar mbi supet. Djepi është i zbukuruar me degëza të gjelbëruara dhe mbi të ulet vasha. Në këtë ritë përfshihen të gjithë si myslimanët, ashtu edhe të krishterët, sepse kjo festë është e përbashkët dhe është për të gjithë. Në këngët kushtuar Shën Gjergjit tregohet për barinj, për natyrën, për luadhet ku kullojnë kopetë, për djepin, për gjelbërimin e mbarë natyrës.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Rumjana Panajotova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arife - dita kur myslimanët përgatiten për Kurban Bajramin

Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..

botuar më 24-06-15 7.05.PD

Ngjitja e Zotit Jezu Krisht në Qiell është ndër festat e preferuara të bullgarëve

Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..

botuar më 24-06-13 6.10.PD

Fytyrat e folklorit ballkanik prezanton një ekspozitë fotografike në qytetin Kërxhali

Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..

botuar më 24-06-03 6.35.PD