Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari ende ka mosbesim ndaj sistemit gjyqësor

Bullgaria vazhdon të jetë nën monitorimin e rreptë të Komisionit Evropian dhe të vendeve të partneritetit të NATO-s sa i përket përparimit të saj në reformën e sistemit gjyqësor dhe në luftimin e kriminalitetit të organizuar. “Drejtësi dhe rend i brendshëm” është fusha, për shkak të së cilës 3 vjet pas anëtarësimit të tij në BE vendi ende vëzhgohet sipas mekanizmit për bashkëpunim dhe kontroll. Gjatë muajit korrik të këtij viti pritet vlerësimi i radhës i Komisionit Evropian për përparimin e vendit. Mirëpo megjithë vullnetin politik dhe përpjekjet e qeverisë së re, sipas fjalëve të zëvendëskryeministrit dhe ministër i punëve të brendshme Cvetan Cvetanov, në shoqëri ende ka mosbesim ndaj sistemit gjyqësor. Ai e shënoi këtë pas një takimi me Këshillin e lartë gjyqësor gjatë javës së kaluar, qëllimi i të cilit ishte gjetje e mekanizmave ligjore për heqjen e magjistratëve dhe shefave të korruptuar nga sistemi gjyqësor. Sipas kushtetutës ai është i pavarur dhe pushteti ekzekutiv nuk mund të ushtrojë ndikim mbi të.

Në raportin e tij të fundit nga muaji korrik i vitit të kaluar Komisioni Evropian i rekomandoi qeverisë bullgare 22 masa, që ta përfundojë reformën në sistemin gjyqësor dhe të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në etazhet e larta të pushtetit. Në përgjigje të kësaj prokuroria dhe Ministria Bullgare e Punëve të Brendshme ndërmorën një sërë operacionesh kundër strukturave kriminale për rrëmbime, vjedhje të TVSH-së dhe mashtrime të tjera financiare me emrat “Arrogantët” – 1 dhe 2. Pastaj erdhi dhe operacioni më i rëndësishëm “Oktapod”, në të cilin u arrestua dhe nëpunësi i lartë i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare Aleksej Petrov, i cili u akuzua për lidhje me kriminalitetin e organizuar dhe për emërim të paligjshëm kuadrosh në nivelet më të larta të pushtetit. Erdhi radha e operacionit “Të paprekurit” kundër mafisë energjetike. Pikërisht ky operacion vazhdon të mirëmbajë rejtingun e lartë të qeverisë, megjithë krizën e rëndë. Kriminaliteti dhe korrupsioni në etazhet e larta të pushtetit shënohen nga bullgarët si një prej problemeve kryesore në shtet. Një prej qëllimeve të takimit të Cvetan Cvetanovit me Këshillin e lartë gjyqësor ishte pikërisht përshkrimi i disa prej rasteve të kontakteve jo të reglamentuara të gjyqtarëve me banditët. Për rastin e gjyqtarit të arrestuar Petër Santirov nga Gjykata Civile e Sofjes për dyshime se ka qenë ndërmjetës në dhënie ryshfeti një hetuesi nga Hetimi kombëtar, ministri Cvetanov saktësoi:

“Vetë fakti se lejimi për përdorim mjetesh speciale hetimi për të nuk ishte marrë nga Sofja, por nga një gjyq tjetër në vend flet se ka probleme në sistem, si dhe mosbesim ndaj veprimeve tona konkrete. Është shumë vështirë të vërtetohet pjesëmarrja e gjyqtarëve dhe prokurorëve në një grup të veçantë kriminal. Sa për kontingjentin kriminal dhe personat e lidhur me një grup kriminal, situata është më e lehtësuar.”

Mosbesim ndaj Këshillit të lartë gjyqësor shprehu publikisht dhe ambasadori i SHBA-së te ne Xhejms Uorlik pasi u takua me kryeprokurorin e Bullgarisë Boris Vellçev. Sipas fjalëve të tij në vend ka gjyqtarë të korruptuar. “Duhet të dini se si ta përballoni problemin, sepse bota ju vëzhgon”, deklaroi kategorikisht ai. Qeveria tashmë ndërmori disa hapa të rëndësishëm. Pritet votim në lexim të dytë në Kuvendin Popullor i ndryshimeve në Kodin e procedurës penale. E reja është se aplikohet i ashtuquajturi “mbrojtës rezerve”, në qoftë se avokati i të akuzuarit nuk vjen në gjyq pa shkaqe të arsyeshme, si dhe mundësia të ketë dënim vetëm mbi bazën e provave, të grumbulluara me mjete të posaçme hetimi dhe nga një dëshmitar anonim (për të akuzuarit, por jo për gjyqtarin). Ka dhe vullnet politik për ndryshime të ligjit për pushtetin gjyqësor dhe për mjetet e posaçme të hetimit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD