Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pylli bullgar - gëzim dhe vuajtje

Foto: Diana Hristakieva
Një nga këngët e dashura dhe të përjetshme e bullgarëve “Je i bukur o pylli im” në të cilën i këndohet bukurisë së papërsëritshme të kësaj pasurie tonë natyrore. Një studim sociologjik i realizuar kohët e fundit tregoi se kjo lidhje është e gjallë dhe sot. Për mbi 70% nga bashkatdhetarët tanë dhimbja më e madhe ekologjike janë dëmet, të cilat i bëhen pyllit. Kësaj lidhjeje i janë të nënshtruar të gjitha brezat. Një dëshmi është kënga me një titull shumëkuptimësh e cila është bërë një hit rinor “Pemët i dhemb”. Të rinjtë në ditën tona janë mbrojtësit më të zjarrtë të natyrës bullgare dhe ky është shansi i saj për të shpëtuar.

Joshja e bullgarit ndaj pyllit është krejtësisht e kuptueshme duke ditur se, pikërisht në malet dhe pyjet bullgare takohet pjesa dominuese nga larmia e pasur biologjike e vendit, e cila e rendit në treshen e parë në kontinent. Dikur i gjithë gadishulli ballkanik ka qenë i mbuluar me pyje të virgjëra. Analizat historike përmendin posaçërisht pyllin e madh të bullgarëve. Sot ai zë një të tretën nga territori i vendit. Sipas pylltarit Hristo Nikollov, kryetar i bashkimit “Ballkani i Gjelbër”, pylli bullgar dallohet shumë nga pylli tradicional evropian. Shkaku është dispozicioni specifik i Bullgarisë midis 3 zonave bio-gjeografike: kontinentale, mesdhetare dhe kaspike. Prandaj udhëtari i lumtur nëpër pyjet tona mund të shikojë si majat e larta me një bimësi alpine, ashtu dhe pyje jugore me disa lloje mesdhetare ose një nënkalim gjithmonë i gjelbër, i cili pëlqen lagështinë të tipit Kaukazi. Ky pozicion në udhëkryq është në themelin e faktit se, larmia biologjike mbi një njësi sheshi nga pyjet bullgare është shumë më e lartë sesa kudo në ndonjë vend tjetër në Evropë. Kjo ka shkaktuar dhe shumë lloje endemike, të cilët takohen jo vetëm në Bullgari ose vetëm në Ballkan.
“Kujtohem për kremin rodopës (një lloji tulipani) - thotë në lidhje me këtë zoti Nikollov. Ai nuk është thjesht një lloje endemik, por një lule tepër e bukur, e cila mund t’u kundërvihet të gjitha luleve të kultivuara. Ajo rritet vetëm në disa vende në Rodopet e Mesme. Vende të tilla mund të jenë objekt të një turizmi shumë të suksesshëm botanik. Në rajonin e qytetit Krumovgrad mund të shikoni pemën e vetme e mbetur nga lloji dushk trakas, një kureshtje interesante botanike. Emblema e shoqatës sonë është një gjethe prej gështenjës së egër, e cila takohet si një pemë dekorative dhe zbukuron parqet nëpër të gjithë botën. Por të paktë janë ata të cilët dinë se kjo pemë vjen nga Bullgaria. Dhe vetëm këtu akoma takohet në llojin e vet të natyrshëm, më saktë në Ballkanin e Presllavit. Përpara qindra vjetëve ai është kultivuar dhe që atëherë shfrytëzohet për pyllëzim kudo nëpër botë.”

Ndaj kësaj që thamë do të shtojmë dhe faktin se stër-atdheu i dushkut është po kështu Bullgaria. Më saktë dushku i Stranxhës është në krye të të gjitha veçorive të këtij lloji në Evropë. Për t’u vënë në dukje është po kështu se, në Bullgari akoma takohen dhe pyje të virgjëra, ku nuk ka hyrë asnjëherë s’pata. Kujtoheni se, pylli bullgar i përshkruar në këtë mënyrë i jep strehë larmisë jashtëzakonisht të pasur të llojeve shtazore, në këtë numër dhe të kafshëve për gjah. Inxhinieri Hristo Nikollov i kushton vëmendje dhe një aspekti tjetër krejtësisht të nënvleftësuar tek ne i trashëgimisë tonë pyjore - larmia e jashtëzakonshme e lanshaftit.
“Lanshafti bullgar pyjor dhe malor është pasuria më e madhe kombëtare e vendit tonë - mendon ai. Kjo pasuri është burim për zhvillimin e ardhshëm të Bullgarisë si një destinacion turistik, por dhe në përgjithësi si një nga vendet e pakta në Evropë, të paprekura akoma nga urbanizimi. Pikërisht landshafti jo i urbanizuar është më tërheqës për investimet e huaja sot jo vetëm për turizëm, por dhe për të jetuar ose për punë atyre të cilëve u është mërzitur Evropa e industrializuar. Vende si Zvicra tani fusin investime të mëdha për rivendosjen e landshafteve të humbura përpara 50 ose 100 vjetëve. Kurse ne nuk ka nevojë të investojmë, por thjesht të kuptojmë vlerën e landshaftit dhe ta ruajmë. Në këto vende me pamje të shkëlqyera natyrore mund të tërheqim investime të huaja për një aktivitet ekonomik të tipit “të butë” si për shembull teknologjitë informative, të cilat nuk e dëmtojnë mjedisin rrethues. Dhe aty të vijë dhe të ngulitet dhe të punojë një popullsi e arsimuar lartë të Evropës, e tërhequr nga landshafti i bukur i natyrës së bukur. Këto ide nuk do ti takoni në asnjë strategji zyrtare për zhvillim tek ne.”

Do të thoni utopi? Mbase fare jo. Në të gjitha rastet këto janë ide fare të ndryshme nga praktika e vërejtur tek ne e rindërtimit gjysmë të zakonshëm të këtyre skajeve të virgjëra tek ne. Kjo është dhe dhimbja e madhe dhe vuajtja jo vetëm për mbrojtësit e natyrës, por, siç tregojnë studimet sociologjike dhe të shumicës së bullgarëve. Bëhet fjalë për shpërdorime përmes këmbimit të pabarabartë të pyjeve apetite shtetërore rreth bregdetit tonë të Detit të Zi dhe malet kundrejt pyjeve private në rajone më pak interesante. Dhe kjo me qëllim ndërtimin e shesheve të këmbyera nga sipërmarrësit privat të cilët i kanë fituar me një prerje të pyjeve.

“Bullgaria u shiti ose më saktë i dha peshqesh territoret e veta pyjore më të bukura dhe unikale për nga larmia biologjike dhe një landshaft të pazëvendësueshëm 70-80 “oligarkëve” vendas- shpreh mërzinë e tij zoti Hristo Nikollov. Këto janë territore pyjore, një pronë jashtëzakonisht shtetërore, që gjenden në vijën 5 kilometrash të Detit të Zi ose në vendet më të bukura të Rodopeve Perëndimore, Shiroka Llëka, Gjella, Stojkite, nëpër shtatët më të bukura të majave rodopëse, me kullota të shkëlqyera dhe pamje të jashtëzakonshme. Vendet më të bukura, të cilat janë “qershia e tortës” në të gjithë vendin u dhanë për qindarka të verdha. Dhe kjo më të vërtetë është pa precedent jo vetëm në praktikën evropiane, por dhe në praktikën botërore. Bile në Amerikën Latine, në Kolumbi territore të tilla u jepen të afërmve me pushtetin, por vetëm me koncesion, pronësia mbetet shtetërore. Bile gjatë kohës së mbretërisë turke sulltanët nuk i kanë lejuar vetes tu dhurojnë të afërmve të vet territore të tilla të mëdha nga pyjet tona.”

Përpjesëtimi i shpërdorimeve është me të vërtetë marramendës. “U dhuruan 7 mijë hektarë territoresh unikale pyjore nëpër bregdetin tonë të detit të Zi dhe akoma mijëra hektarë në vendpushimet tona malore-pohon pylltari Hristo Nikollov. Kjo është sipërfaqja e pothuajse 11 mijë stadiumeve për futboll! Po së bashku me tokat bujqësore, përgjithësisht 39 mijë hektarë u dëmtuan nga këto këmbime. Një krim më të paturpshëm nga ky nuk ka pasur deri tani në historinë e re bullgare. Kohët e fundit ka prona të mëdha private nëpër bregdetin tonë detar, të gjata 7 kilometra si të ashtuquajturat Shkëmbinj të argjendtë midis qyteteve Ballçik dhe Kavarna - një vend unikal i bukur, tani pronë e një firme skandaloze në të kaluarën. Një biznesmen tjetër i madh zotëron 100 hektarë nga vendi më i bukur nëpër breg, në afërsi me grykën e lumit Kamçia, ku gjendet vendi i mbrojtur “rëra e Kamçiës”. Arrihet deri aty që banuesit e fshatit Dolen çiflig buzë detit, një nga skajet më përrallore midis Kamçiës dhe qytetit Bjalla, nuk mund më të shohin detin, sepse aty ngrihen vila private disa kilometrash, të cilat do të rrethohen. Toka, të cilën e ka marrë shteti në qytetin Vidin ose rreth centralit elektrik të ngrohjes Marica-Iztok është 1800 herë më e lirë nga terrenet buzë detit sipas çmimit të tyre të tregut. Këmbimi bile nuk është sipas një fjalë të urtë popullore “të japësh kalë për pulë”, kurse unë do të thosha “plesht për elefant”.

Të zhgënjyer se, parlamenti nuk pranon ligjin e propozuar prej tyre për anulimin e marrëveshjeve shpallës mbi këto këmbime, mbrojtësit e natyrës do të fillojnë një peticion për referendum mbi çështjen, i cili të mbledh 500 mijë firma dhe në këtë mënyrë ta detyrojnë parlamentin të marrë parasysh vullnetin e popullit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD