Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Frutë në vend të byrekut për mëngjes – një program evropian për ushqim të shëndetshëm në kopshtet e fëmijëve dhe në shkolla

Qëllimi kryesor i programit “Fruta shkollore” është krijimi i zakoneve të qëndrueshme për ushqim të shëndetshëm tek fëmijët nëpërmjet rritjes së konsumimit të frutave dhe perimeve
Foto: Kolazh: Vergill Mitev
Nga fillimi i vitit të ardhshëm shkollor në Bullgari do të aplikohet programi evropian për nxitje të konsumimit të frutave dhe perimeve në kopshtet e fëmijëve dhe në shkollat fillore. Tek ne programi mban emërtimin “Fruta shkollore” dhe do të përfshijë fëmijët në moshë nga 5 deri në 10 vjeç.

Është i njohur gjerësisht proverbi anglez “Një mollë në ditë e mban doktorin larg meje”. Varianti bullgar i kësaj fjale të urtë “vitaminoze” është kënga e dashur për fëmijë “Kush nuk ha speca dhe domate, nuk do të rritet”. Kohët e fundit duket se kjo këngë është harruar, pasi fëmijët hanë më shpesh byrekun tradicional ose novitete si çipsi, sandviçët dhe çokollatat. Rezultati është mbipesha ndër nxënësit bullgarë. Hapi i parë drejt ushqimit më të balancuar ndër nxënësit u bë me ndalimin në shkolla të shiten ushqime me përmbajtje të lartë të yndyrave dhe sheqerit. Tani programi “Fruta shkollore” do të fusë dozën e nevojshme të vitaminave në regjimin e fëmijëve. Bullgaria do të disponojë me 2 milionë euro në vit nga Fondi evropian për garantim të bujqësisë dhe 500 mijë euro bashkëfinancim bullgar.

“Qëllimi kryesor i programit “Fruta shkollore” është krijimi i zakoneve të qëndrueshme për ushqim të shëndetshëm tek fëmijët nëpërmjet rritjes së konsumimit të frutave dhe perimeve – tha për Radio Bullgarinë Slavi Kralev, shef i degës “Masa për ndihmë të tregut” pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimeve, e cila është koordinatore e programit. – Ky është një investim në shëndetin e fëmijëve, i cili do të kthehet kur ata do të rriten. Në këtë mënyrë do të parandalohen shumë sëmundje kronike, të cilat janë me përhapje të gjerë në Bullgari. Kjo skemë nuk ka për qëllim t’i ushqejë fëmijët. Ajo do të përpiqet të tërheqë interesin e tyre dhe të prindërve të tyre ndaj përdorimit më të gjerë të frutave dhe perimeve në ushqimin e përditshëm – jo vetëm në shkollë, por edhe në shtëpi.”

Programi ka dhe një anë arsimore. Parashikohen nisma për informim të nxënësve, të prindërve dhe mësuesve të tyre. Informacioni ka të bëjë me prodhimin e frutave dhe perimeve, karakteristikat e tyre, rëndësinë e frutave dhe perimeve të freskëta për shëndetin, si edhe parimet e ushqimit të shëndetshëm.

Një qëllim i rëndësishëm i programit “Fruta shkollore” është mbështetja për zhvillimin e prodhimit të frutave dhe perimeve në BE nëpërmjet stimulimit të kërkimit në bashkësi. Perimet e miratuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve për furnizim të shkollave bullgare janë domatet, kastravecët, specat, karotat, lakra. Kurse gama e frutave është shumë e pasur – mollët, dardhat, kajsitë, pjeshkat, kumbullat, qershitë, vishnjat, dredhëzat, rrushi, pjepri, shalqiri, bananet, mandarinat, portokajtë, grejpfrutët, kivi. Një kërkesë e posaçme e programit evropian është që frutat dhe perimet të jenë prodhuar në BE. Përjashtim lejohet vetëm për agrumet.

“Është krejt reale të pritet se shkollat do të furnizohen me frutat dhe perimet e nevojshme pikërisht nga tregjet vendëse – atje, ku janë më afër, më të freskëta, ku ofrohen çmimet më të ulëta dhe shpenzimet për transportim janë më të pakta – tha zoti Kralev. – Në rregullore kemi përfshirë dhe një kërkesë për furnizim me fruta dhe perime karakteristike për stinën përkatëse.” E gjithë kjo mund të jetë dhe një stimul për prodhimin vendës.”

Natyrisht, ka dhe kërkesa të posaçme për cilësinë e frutave dhe perimeve që do të konsumohen në kopshtet e fëmijëve dhe shkollat fillore. “Rregullorja ndalon kategorikisht furnizimin me fruta dhe perime që përmbajnë organizma të modifikuara gjenetikisht – saktësoi Slavi Kralev. – Sa i përket kontrollit të cilësisë dhe parrezikshmërisë së produkteve, ende nuk kemi krijuar një organ që të kontrollojë vetëm këtë skemë. Por kemi premtimin e Fondit shtetëror “Bujqësia”, i cili do ta financojë skemën, se kontrolli do të jetë i rreptë.”

Programi “Fruta shkollore” nuk është i detyrueshëm për kopshtet e fëmijëve dhe shkollat. Për aplikimin e tij më të gjerë do të zhvillohet një fushatë reklamore, e cila do të fillojë gjatë kësaj vere.

“Në se skema do të realizohet me sukses varet në vend të parë nga aktiviteti i vetë shkollave – tha eksperti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimeve. – Në se drejtorët kanë dëshirë të marrin pjesë, në se do të gjejnë furnizuesit e përshtatshëm, skema do të startojë dhe do të realizohet me sukses. Në rastin e kundërt ajo mund të mbetet vetëm një urim të mirë, siç ndodhi me skema të ngjashme që nuk patën sukses, si ajo për furnizim të shkollave me qumësht, për shembull.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD