Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompanitë gjermane janë kënaqur nga investimi i tyre në Bullgari

Investitorët gjermanë nuk presin përmirësim të mjedisit të biznesit edhe gjatë vitit 2010. Këtë e tregojnë të dhënat e anketës së zhvilluar gjatë muajit mars të këtij viti të Dhomës industriale tregtare gjermano bullgare ndër investitorët gjermanë te ne për klimën e biznesit në Bullgari. Megjithatë firmat e anketuara e përcaktojnë Bullgarinë si qëllim investues №1, duke e radhitur para Gjermanisë, Sllovenisë dhe Sllovakisë. Sipas studimit nëntë prej dhjetë firmash do të zgjidhnin përsëri Bullgarinë për realizimin e qëllimeve të tyre investuese. Si një vend me potencial të madh ekonomik Gjermania është partneri i parë tregtar i Bullgarisë.

“Gjatë 8 – 9 viteve të fundit ne u mësuam të kemi rritje të vazhdueshme në shkëmbimin e mallrave, kurse në vitin 2008 arritëm rekordin absolut, duke kaluar barrierën prej 4 miliardë eurosh, gjë që nuk ishte ndodhur kurrë deri tani – thotë Mitko Vasilev, udhëheqës i Dhomës industriale tregtare gjermano bullgare. – Si rrjedhim i krizës ekonomike financiare nga viti 2009 ka ulje në tregtinë e ndërsjellë prej rreth 20 për qind dhe shkëmbimi i mallrave u kthye siç ishte nga përpara 5 vitesh, domethënë ulja është mjaftë e ndjeshme. Interesante janë të dhënat, të cilat tregojnë se eksporti i Gjermanisë drejt Bullgarisë është ulur pothuaj 30 për qind, kurse importi i mallrave dhe i shërbimeve nga Bullgaria për në Gjermani është ulur vetëm me 2 për qind. Domethënë ai që humb në rastin konkret është ekonomia gjermane. Kemi dhe saldo negative tregtare prej 60 milionë eurosh.”

Sa u përket investimeve të huaja Gjermania vazhdon të jetë një investitor i rëndësishëm strategjik për Bullgarinë. Në klasifikimin zyrtar të Agjencisë së Investimeve ajo është në vendin e pestë me rreth 7 për qind prej të gjitha investimeve të huaja te ne. Gjatë vitit të kaluar kompanitë gjermane kanë investuar rreth 430 milionë euro, gjë që është ulje me 41 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Çfarë janë përfundimet kryesore të anketës së bërë ndër afaristët gjermanë?

“Investitorët gjermanë nuk presin përmirësim të mjedisit të biznesit gjatë këtij viti në Bullgari – i përgjithëson të dhënat e studimit Mitko Vasilev. – Një përfundim tjetër është se sipërmarrësit gjermanë janë më optimistë për zhvillimin e ndërmarrjeve të veta, të biznesit të vet, sesa për tërë ekonominë e Bullgarisë, kurse sipas konkluzionit të tretë investitorët gjermanë në Bullgari janë të kënaqur për zgjedhjen e tyre për të investuar në Bullgari. Vlerësimi i përgjithshëm i firmave dhe i investitorëve gjermanë për Bullgarinë si vend për biznes është 4,6 nga gjithsej 6 pika maksimale. Si kushte pozitive përmenden pesha e ulët tatimore, anëtarësimi i vendit në BE, pagimi jo i lartë i punës. Këto janë pluset më të mëdha që konstatohen, kurse të metat më serioze, të përmendura nga kompanitë, janë infrastruktura e keqe, korrupsioni, vështirësitë për marrjen e financimit evropian.”

Çfarë është ndikimi i krizës mbi investitorët gjermanë në Bullgari?

Të dhënat e anketës tregojnë se si rezultat i krizës ekonomike xhiroja e 67 për qind prej kompanive është ulur. Rritje të shitjeve kanë regjistruar më pak se një e katërta e firmave, kurse afro gjysma e të anketuarve thonë se kanë ulje të fitimit. Më shumë se një e treta deklarojnë se gjendja e tyre e tanishme ekonomike është pozitive. Megjithë biznes mjedisin e tensionuar në vend 45 për qind prej kompanive besojnë se gjendja e firmës së tyre do të përmirësohet gjatë këtij viti.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

PBB-ja është rritur me 2.2% sipas bazës vjetore në tremujorin e tretë

Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..

botuar më 24-11-15 12.25.MD

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projektin për ndryshime në Kodin e Punës

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..

botuar më 24-11-12 7.44.MD
Stanisllav Popdonçev

Biznesi është i shqetësuar se kriza politike po pengon zhvillimin e vendit

Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..

botuar më 24-11-12 10.45.PD