Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aspekti social i masave kundër krizës

Ministri i financave Simeon Djankov paraqiti para parlamentit masat në përkrahje të tregut të punës, të cilat janë pjesë e kompleksit të tërësishëm të masave kundër krizës.
Foto: BGNES
Kriza globale financiare e ekonomike erdhi në Bullgari më vonë, por edhe më vonë do të ikë. Që t’i kufizojë pasojat e saj qeveria miratoi një pako masash kundër krizës, të cilat parashikojnë një disiplinë të rreptë financiare për zvogëlim të shpenzimeve dhe për rritje të të ardhurave në buxhet, si dhe masa për përkrahje ndaj sektorit real në ekonomi. Ndërkohë filluan edhe mekanizma sociale për zbutje të peshës mbi ata, të cilët vuajnë më shumë nga veprimet radikale kundër krizës.

Pakoja përmban 60 masa kundër krizës, të miratuara nga kabineti. Vetëm ajo e fundit prej tyre, e cila i përket pagimit të shpërblimeve për sëmundje, nuk u përkrah nga punëdhënësit dhe sindikatat. Nga veprimet e ndërmarra nga qeveria priten të ardhura në buxhet prej 1 miliardë e 600 milionë levash (800 milionë euro). Ndërkohë mbi 200 milionë leva (100 milionë euro) livrohen suplementarisht për sferën sociale, të cilat janë në përkrahje të familjeve dhe të tregut të punës gjatë vitit 2010. Nëpërmjet tyre do të ndihmohen familjet bullgare, që të mos e ndiejnë aq fort krizën dhe të kufizohet rritja e papunësisë nëpërmjet ruajtjes së vendeve të punës. Ministri i financave Simeon Djankov paraqiti para parlamentit masat në përkrahje të tregut të punës, të cilat janë pjesë e kompleksit të tërësishëm të masave kundër krizës.

“Një prej masave kryesore është livrimi i 10 milionë levash (5 milionë euro) mjete suplementare për punësim të subvencionuar si pjesë e planit kombëtar të punësimit – nënvizoi ai. – Bëhet fjalë për programe për punësim të përkohshëm në rajonet me papunësi të madhe. Një masë tjetër është përdorimi i financimit në kuadrin e programit operativ evropian “resurse njerëzore” dhe i mjeteve nga buxheti republikan për ruajtje të punësimit në ndërmarrjet me tregje të vështirësuara. Ky kompleks përfshin lejë specifike për dalje nga puna për shkaqe ekonomike dhe garantim të të drejtave të punëtorëve të liruara mbi bazën e shpërblimit bruto në kuadrin e kontratës së punës. Një masë suplementare është kufizimi i pranisë në tregun e punës të punëtorëve nga vende të treta.”

Sipas sindikatave një sukses i madh sa i përket pakos së masave është mungesa e tavanit të shpërblimit në rast papunësie nga një korriku i këtij viti. Shpërblimi do të llogaritet mbi bazën e sigurimeve dhe do të jetë 60 për qind prej tyre. Në këtë mënyrë punëtorët do të fillojnë të sigurohen mbi të ardhurat reale dhe jo mbi pagën minimale. Aktualisht shpërblimi maksimal në rast papunësie është 240 leva (120 euro). Nuk është parashikuar edhe rritje e sigurimeve shëndetësore. Një masë tjetër, e cila i përket tregut të punës, është krijimi i mekanizmave për gjetjen e vendit të parë të punës për të rinjtë, të cilët janë duke përfunduar arsimin e tyre nëpërmjet financimit të programit operativ “Zhvillim i resurseve njerëzore”. Me qëllim ruajtjen e vendeve të punës dhe kufizimin e papunësisë shteti dhe partnerët socialë do të krijojnë një sistem për vëzhgim dhe shpërndarje të punëtorëve të kualifikuar dhe të nëpunësve në territorin e tërë vendit.

Në pakon e masave sociale në përkrahje të familjeve bullgare është kufizimi i përkohshëm i rritjes së çmimeve të rregulluara nga shteti të mallrave dhe shërbimeve – këto janë çmimet e energjisë elektrike, të gazit dhe të ngrohjes qendrore. Do të zgjerohet edhe sistemi për përkrahje të punëtorëve nëpërmjet taloneve për ushqim, të cilat janë liruar nga pagimi i tatimit. Nga një korriku do të rritet edhe paga minimale, e cila aktualisht është 240 leva (120 euro). Trapezaritë për të varfër do të funksionojnë edhe gjatë muajit prill, për të cilat janë livruar mjete suplementare.

Ndër masat e qeverisë, të cilat shkaktojnë reagime kontradiktore, është ngrirja e rritjes së pensioneve për njerëzit e moshës mbi 75 vjeç dhe të pensioneve të vejanëve. Nga kjo masë do të kursehen 142 milionë leva (rreth 70 milionë euro). Mjete suplementare do të kursehen edhe nga sistemi i ri i pagimit të mjeteve për shpërblim për sëmundje. Instituti Kombëtar i Sigurimeve do të paguajë shpërblime për sëmundje nga dita e katërt e sëmundjes. Dy ditët e parë do të paguhen nga punëdhënësi, kurse dita e tretë – nga punëtori. Deri tani Instituti i Sigurimeve i paguante shpërblimet për sëmundje nga vetë fillimi. Konsiderohet se nëpërmjet këtij mekanizmi të ri do të ndërpriten disa praktika të këqija.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD