Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teknika të ndryshme për përgatitjen e vezëve të Pashkëve

Foto: arkiv
Një nga traditat më interesante, të lidhura me përgatitjen e Pashkëve është veza me ngjyra. Në ngjyrosjen e tyre merr pjesë e gjithë familja. Por në të kaluarën vetëm gratë kanë pasur të drejtën t’i ngjyrosin dhe t’i shkruajnë vezët e Pashkëve. Për këtë qëllim ata vetë i kanë ngatërruar bojërat në kushte shtëpiake me bojëra natyrore duke shfrytëzuar barëra, lëvozhga prej qepe, lëkurë prej druri e kështu me radhë. Kurse përmes teknikave të ndryshme gjyshet tona kanë pikturuar mbi vezë diej të çuditshme, lule, kafshë dhe figura të tjera të ritit. Sot është e mjaftueshme të shkosh deri tek dyqani përballë, që të marrësh bojëra të mira, kurse më pas... të derdhësh mbi vezë të gjithë shpirtin dhe fantazinë!

Karakteristike për Bullgarinë është e ashtuquajtura “teknikë me qiri”, të realizuar me një pajisje të posaçme në formën e stilografit. Kjo është një para e vogël e argjendtë e palosur në formën e hinkës dhe e puthitur pas një shkopi të ndarë. Stilografi futet në një enë me qiri të shkrirë dhe fillon momenti më krijues në përgatitjen për Pashkën - shkrimi i vezëve. Në ndryshim nga popujt e tjerë të krishterë, të cilët shpesh e shfrytëzojnë ngjyrën e zezë si simbol të botës së përtejme, tek ne ngulmohet më tepër tek ngjyra e kuqe.

“Nga njëra anë ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e derdhur të Krishtit, kurse nga ana tjetër - jetën, bollëkun dhe shëndetin” - sqaron Svetlla Rashkieva nga Instituti etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Në të kaluarën njerëzit kanë besuar se, ngjyrosja e vezës së kuqe ka një forcë magjepsëse, prandaj i kanë ngjitur lëvozhgat e tyre në pragun e derës, që të mund të ruajnë shtëpinë nga kuçedrat, breshëritë ose syri i keq.

Dhe sot e kësaj dite në disa krahina të Bullgarisë njerëzit i groposin vezët e kuqe në tokën e fushës së vet, që ti mbrojnë nga breshëritë. E verdhë, bojë qielli, jeshilë, ciklaminë, lila - vezët e Pashkëve e bëjnë tryezën festive shumëngjyrëshe.

“Pikturimi i vezës është i përmbushur me një simbolikë të pasur” - tregon Svetlla Rashkieva dhe shton: “Zakonisht formojnë kryqe, shenja diellore. Marrin pjesë ornamente të ndryshme bimore. Mund të pikturohet dhe gruri ose gjethe dushku, që pasqyron forcën jetike. Shpesh kanë pikturuar gjela si simbol të fillimit të meshkujve. Në këtë mënyrë familjes pa fëmijë i është dhuruar vezë me një gjel të formuar. Një vezë me fije gruri të pikturuara mund të futet në dhe në fushë për begati. Gratë kanë pikturuar mbi vezë me qiri të ngrohtë - diçka si pasteli modern, me të cilin kanë formuar figura të ndërlikuara. Në ndryshim nga gjyshet tona, të cilat vetë i kanë formuar ngjyrat për vezët, sot ne përdorim bojëra të gatshme, të cilat kanë efekte fantastike - sedef, kristale e kështu me radhë. Në modë janë dhe zbukurimet e ndryshme të galanterisë, si fjongo shumëngjyrëshe, pajeta dhe gurrëza, të cilat ngjiten pas vezës dhe i japin një pamje shumë të veçantë. Vezët bëhen shumë të bukura dhe kur mbështillen me një copë pambuku, të spërkatur me bojëra të ndryshme. Bojërat prej xhelatine ju japin efekte prej mermeri.”

Në prag të Pashkëve rrugët e Sofjes mbushen me banakë të vëna anë e mbanë të ngarkuara me bojëra të lloje-llojshëm për vezë, të lidhura me festën më të ndritshme të krishterë. Fëmijët u gëzohen shportave të vogla, kurorave prej lule artificiale, lojërave prej çokollate, dhe zogjve të vegjël të futur në foletë e tyre. Të gjitha këto lodra shumëngjyrëshe i japin një pamje të larmishme dhe të jashtëzakonshme qytetit. Gjithnjë e më shpesh këto zbukurime dhurohen së bashku me vezët e bojatisur në shtëpi, në të cilët janë futur shumë dashuri dhe urime për shëndet dhe kësmet.

“Fantazia njerëzore nuk ka kufi” - tregon Svetlla Rashkieva. Secili fut diçka nga vetja e vet. Dhe pikërisht kjo është më e mira në këtë festë, sepse ajo kalon në një lojë pa fund të formave dhe ngjyrave. Kurse e gjithë kjo i pasuron njerëzit dhe u lejon të zhvillojnë fantazinë e vet. Sepse këto piktura mbi vezë përbëjnë një tregim emocionues për Pashkën dhe për këtë se si ne e ndërmarrim botën rreth nesh.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD

Festivali i qëndistarisë paraqet traditën e qëndisjes në fshatin Vardim

Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..

botuar më 24-07-27 7.35.PD

Në Aksakovo u krijua grupi i parë i vajzave - gajdexhinj në Bullgari

Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..

botuar më 24-07-24 10.37.PD