Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 95% të bioprodukteve bullgare eksportohen në BE

“Tregjet e bioprodukteve zhvillohen dinamikisht, këto janë tregje për njerëz me mundësi financiare, të cilët kujdesen për shëndetin e vet dhe mund të paguajnë çmime më të larta për bioproduktet bullgare.” – deklaroi Veselina Ralçeva, kryetare e asociacionit bullgar “Bioprodukte”
Foto: arkiv
Në saje të natyrës së ruajtur dhe tokës së pandotur nga plehrat, Bullgaria ka shansin të zhvillojë bujqësinë biologjike, e cila pranohet shumë mirë në tregjet botërore. Bullgaria ruajti tokën e saj të pastër dhe nga organizmat e modifikuar gjenetikisht. Por tani për tani fermerët që merren me bujqësi biologjike përballojnë shumë vështirësi, një pjesë e të cilave janë pasojë e krizës ekonomike globale.

Bullgaria prodhon vajin biologjik të trëndafilit, i cili është përbërëse e të gjitha parfumet e njohura. Tashmë ka dhe shumë ferma, në të cilat rriten bioprodukte – erëza, livandë, barna kuruese, drithëra, fruta dhe perime dhe mjaltë. Prodhimi i mjaltit në Evropë është pakësuar dy herë për shkak të ndotjes me pesticide, të cilat u shkaktojnë sëmundje bletëve. Në tërë botën kërkohen ushqime dhe produkte të rritura në rajone të pastra ekologjikisht. Mbi 95% të produkteve biologjike bullgare eksportohen në vendet e BE-së, tregojnë të dhënat e asociacionit bullgar “Bioprodukte”. Njëkohësisht kërkimi tek ne nuk është kaq i madh. Bullgarët ende preferojnë të blejnë produkte bujqësore të rritura në mënyrën tradicionale, dhe më tepër më të lira. Dihet se çmimi i produkteve biologjike është me 30-50% më i madh se ai i produkteve të bujqësisë së përgjithshme. Tregu i kulturave ekologjike është mezi 1% i tregut të ushqimeve tek ne. Qëllimi strategjik është që deri në vitin 2013 ai të bëhet 3%. Veselina Ralçeva, kryetare e asociacionit bullgar “Bioprodukte” shpjegon:

“Bioproduktet bullgare gjejnë një treg shumë të mirë në Evropë. Pothuaj gjithçka eksportohet. Nuk kemi probleme, megjithëse kërkesat e tregjeve të huaja janë të mëdha. Shumë mirë pranohet vaji biologjik i trëndafilit, vaji i livandës. Tani nuk kemi sasi të pashitura. Tregjet e bioprodukteve zhvillohen dinamikisht, këto janë tregje për njerëz me mundësi financiare, të cilët kujdesen për shëndetin e vet dhe mund të paguajnë çmime më të larta për bioproduktet bullgare.”

Veselina Ralçeva është pronare e një ferme për rritje të trëndafilave, livandës dhe kaçes. Eksporton më shumë në Gjermani, Francë, Japoni, Zvicër dhe sasi të vogla në SHBA. Si Ralçeva me sukses rritin bioprodukte dhe shumë fermerë të tjerë. Toka që përdoret për bujqësi ekologjike nuk është me përmasa të mëdha. Në Bullgari ajo është 166 hektarë ose rreth 3% të tokës së punueshme. Plani kombëtar për zhvillim të bujqësisë biologjike parashikon zgjerimi i saj gradual deri në vitin 2013 deri në 8%. Sipas zonjës Ralçeva problemet e fermerëve biologjikë i përballojnë të gjithë fermerët në Bullgari: “Në vend të parë shpërndarja e tokës dhe marrëdhëniet e parregulluara me trashëgimtarët lidhur me pronën. Përveç kësaj infrastruktura e keqe – askush nuk kujdeset për rrugët fshatare.”

Sipas politikës bujqësore të BE-së fermerët bullgarë marrin subvencionime për një dynym tokë të punueshme. Gjatë vitit 2007 subvencionimet direkte ishin 25% të vëllimit të pagesave në vendet anëtare të vjetra. Gjatë vitit 2008 u bënë 30%. Vëllimin e plotë të subvencionimeve fermerët bullgarë do ta marrin në vitin 2016. Përveç kësaj prodhuesit e kulturave biologjike marrin pagesa suplementare për të ashtuquajturat rajone të pafavorizuara, sepse një pjesë prej tyre përdorin për prodhim rajonet malore. Por një vonim i vogël i pagesave mund t’i çojë në kolaps, sepse bankat kërkojnë pagim të kredive. Fermerët duhet t’u paguajnë dhe pronarëve të tokës që përdorin me arendë. Biofermerët bullgarë mund të kandidojnë për subvencionime evropiane në kuadër të Programit për zhvillim të rajoneve fshatare të BE-së. Subvencionimi evropian është 80% të shumës së projektit, shuma tjetër paguhet nga buxheti kombëtar.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD