Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe përgatitja e Strategjisë së BE-së për rajonin e Danubit

Javën e kaluar qyteti danubian Vidin u bë mikpritës i një takimi të kryebashkiakëve të Zajçarit të Serbisë - Bozhko Niçiç, Vidinit - Rumen Vidov dhe të Kalafatit të Rumanisë – Mirça Guca (në fotografinë nga e djathta në të majtë).
Foto: BTA
Javën e kaluar qyteti Vidin pranë lumit të Danubit ishte mikpritës i takimit të parë të ekspertëve, nëpunësve bashkiakë, organizatave joqeveritare dhe qytetarëve për përgatitjen e prioriteteve bullgare lidhur me Strategjinë e BE-së për rajonin e Danubit. Dokumenti është një plan për zhvillimin e rajonit të lumit Danub, i cili përbën 20% të territorit të BE-së, kurse në qytetet e tij banojnë 200 milionë veta. Qëllimi i nismës së re evropiane është afrimi ekonomik i vendbanimeve të lidhura gjeografikisht nëpërmjet Danubit. Bullgaria duhet të prezantojë prioritetet e saj dhe projekte konkrete deri më 15 maj të këtij viti. Strategjia bashkon politikanë dhe udhëheqës të shteteve danubiane për zgjerimin e bashkëpunimit territorial, për zhvillimin e infrastrukturës së transportit dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe mjedisit. Strategjia nga pala bullgare do të zbatohet nga Organizata e Bashkive Bullgare dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Urbanizimit. Ministri i zhvillimit rajonal Rosen Plevneliev është koordinator i vendit tonë. Marrin pjesë dhe 9 vende të tjera – Gjermania, Çekia, Sllovakia, Austria, Hungaria, Sllovenia, Serbia, Rumania dhe Ukraina. Aktualisht diskutohen dhe sinkronizohen pozitat e vendeve pjesëmarrëse për përgatitjen e Strategjisë. Ajo duhet të miratohet nga KE dhe PE.

Çfarë është kontributi bullgar në projektet e përbashkëta shpjegoi kryebashkiaku i Vidinit Rumen Vidov:

“Mendoj se kemi një strategji kombëtare shumë të mirë, racionale dhe praktike, e cila do të përfshihet në Strategjinë e BE-së për rajonin e Danubit. Ajo është në përputhje me tri shtyllat e strategjisë evropiane – përmirësim të lidhjeve të transportit dhe komunikacionit, mjedisi dhe mbështetje të zhvillimit social dhe ekonomik. Në projektet konkrete të strategjisë sonë përfshihen këto tri shtylla. Një pjesë e madhe e projekteve u përgatitën nga Organizata e Bashkive Bullgare dhe Asociacioni i Qyteteve Danubiane. Jam i bindur se rezultati është shumë i mirë dhe shpresoj se do të miratohet nga KE-ja.”

Megjithëse bullgarët në rajonin e Danubit kanë një standard të ndryshëm të jetesës, projektet e propozuara nga Bullgaria për strategjinë e përbashkët nuk ndryshojnë nga të tjerat, është i mendimit zoti Vidov. Të gjitha ato kanë për qëllim lidhjen midis qyteteve danubiane dhe shteteve danubiane me pjesën tjetër të kontinentit të Evropës.

“Qëllimi kryesor është të përmirësohet infrastruktura dhe si pasojë – klima investuese – sqaroi Rumen Vidov. – Sepse qytetet danubiane mbeten prapa rajoneve të tjera për nga zhvillimi ekonomik dhe social jo vetëm në Bullgari, por edhe në vendet e tjera evropiane, me përjashtim të atyre në rrjedhën e sipërme të Danubit. Prandaj pohoj se këto projekte kanë lidhje me jetën reale dhe kanë për qëllim të barazojnë rajonet e ndryshme. Si një qendër e natyrshme gjeografike të vendeve danubiane fqinje, Vidini u bë mikpritës i një takimi të kryebashkiakëve të Kalafatit të Rumanisë – Mirça Guca, dhe të Zajçarit të Serbisë Bozhko Niçiç. Ne përcaktuam masa praktike për aktivizimin e euroregjionit “Danub 21”. Së shpejti do të krijohet një grup ekspertësh të tri bashkive, do të zhvillohen takime të rregullta për të saktësuar hollësitë e projekteve konkrete. Një prej tyre do të realizohet midis Bullgarisë dhe Serbisë. Në kuadrin e tij do të lidhen korridore të rëndësishme të transportit dhe pikëkalimi kufitar Kalotina me sistemet hekurudhore të dy vendeve.”

Strategjia për rajonin e Danubit pritet të fillojë të funksionojë realisht në vitin 2012. Gjatë periudhës së planifikimit nga viti 2007 deri në vitin 2013 nuk parashikohet financim nga BE-ja. Projektet e gatshme do të financohen nga programet operative dhe fondi i kohezionit për vendin përkatës. Shpresat janë që pas vitit 2014 të ketë mjete posaçërisht për zhvillimin e shteteve dhe qyteteve danubiane.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Cveta Najdenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çmimet e pronave në bregdetin tonë vazhdojnë të rriten, por më ngadalë

Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Është folur për një flluskë çmimesh, e cila filloi të fryhej seriozisht që në periudhën e pandemisë, por pritshmëritë për shpërthimin e saj nuk u..

botuar më 25-04-23 7.30.PD
Dr. Spas Tashev

Dr. Spas Tashev prezanton një hulumtim të ri mbi diasporat bullgare në Shqipëri dhe Kosovë

Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në zhvillimin demografik dhe shpërndarjen territoriale të bashkatdhetarëve tanë në këto troje - kjo..

botuar më 25-04-23 6.10.PD
Papa Françesku

Reagimet në Bullgari pas vdekjes së Papës Françesku

“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për..

botuar më 25-04-21 1.22.MD