Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kremtet popullore në Ditën e Ngjalljes së Llazarit dhe Ditën e Dafinave

Në Ditën e Ngjalljes së Llazarit ritet zbatohen vetëm nga vajzat (“llazarki”)
Foto: arkiv
Në traditën bullgare përgatitja për Pashkët fillon një javë para kësaj, me dy festat e mëdha – Ngjallja e Llazarit dhe Dita e Dafinave. Ato kremte janë të lidhura tepër ngushtë. Në kalendarin fetar ato dy ditë gjithnjë janë të lëvizshme dhe shënohen të shtunën dhe të dielën një javë para Pashkës së Madhe. Sivjet ato bien më 27 dhe 28mars.

Motivi biblik për ngjalljen e Llazarit nga Jush Krisht është subjekt i shumë veprave nga folklori bullgar. Ka një këngë, në të cilën thirren vashat dhe barinjtë të mblidhen, që të shikojnë çudinë e ngjalljes së Llazarit. Në këngët popullore bullgare shfrytëzohet një simbolikë, e cila vjen të sugjerojë ringjalljen e mbarë natyrës për jetë të re gjatë pranverës. Këngët kushtuara kësaj feste e lidhin pamjen e Llazarit me mbarë vargun e përtëritjes pranverore, duke u nisur nga natyra dhe duke përfunduar me jetën shoqërore dhe me të ekonomike, e lidhur kryesisht me punët bujqësore. Në folklorin bullgar përshkruhen ngjallja e barnave dhe luleve, rritja e farërave, shumëzimi i kopeve, dasmat dhe pasurimi i familjeve me lindjen e foshnjave. Për të gjitha ato elemente, të cilët janë pjesë e mbarë ngjalljes pranverore ka këngë të posaçme lavdërimi dhe bekimi. Ato interpretohen zakonisht nga një grup vajzash, të cilat bullgarisht quhen “llazarki”, sipas emrit të Llazarit të ngjallë. Vajzat rrethojnë vendbanimin shtëpi më shtëpi dhe zgjedhin për mikpritësit këngët më të përshtatshme – për nikoqirin dhe për amvisen, për bijtë dhe bijat, për dhëndrit dhe nuset, për vashat e pamartuara dhe për beqarët, për foshnjat dhe të rriturit, për arat dhe kopetë. Nikoqirët u dhurojnë vashave vezë, të cilat ato ngjyrosin për Pashkën e Madhe. Edhe vezët janë një nga simbolet e jetës së re.

Në një nga këngët, Llazari shfaqet si një shigjetë, e cila persekuton një vash që përpiqet të ikë me vrap. Sipas besimeve popullore ritualet e Ditës së Ngjalljes së Llazarit zbatohen vetëm nga vajza të rritura, të cilat e kanë arritur moshën e pjekurisë dhe janë gati për martesë. Prandaj çdo vajzë mund të jetë “llazarka” vetëm një herë në jetë. Si një shenje se janë gati për martesë vashat, e quajtura “llazarki”, shfrytëzojnë elemente nga petkat, stolitë dhe zakonet dasmore. Në të gjitha variantet krahinore në grupin “llazarki” ka një vajzë e veshur si nuse, ndërsa një tjetër vishet si dhëndër. Të gjitha vashat kërcejnë dhe luajnë një valle speciale, e cila bullgarisht quhet “buenek”.

Vajzat fillojnë të mësojnë këngët dhe vallet kushtuara Ngjalljes së Llazarit, shumë para festës, që në mesin e Kreshmëve të Pashkës së Madhe. Përgatitjet e vashave përfshijnë edhe mbjelljen e luleve, me të cilat ato të zbukurojnë flokët Ditën e Ngjalljes së Llazarit dhe Ditën e Dafinave. Edhe lulet përmbajnë një simbolikë dasmore. Në një këngë tregohet, se një vashë mbolli borzilok në kopshtin e vet, por në vend të tij rritën margaritarë dhe gurë të çmuar. Kjo tërhoqi argjendarët, të cilët erdhën ta blejnë këtë pasuri. Por ata nuk ishin argjendarë, më tepër ishin krushkat. Ka këngë, në të cilat vet vashat përshkruhen si lule të ndryshme – trëndafil, mimozë, tulipan, aguliçe. Dhe të gjitha ato nxitojnë të lulëzojnë.

Riti “llazaruvane” përfundon Ditën e Dafinave me zgjedhjen e kumbarës, gjë që edhe një herë vjen të sugjerojë ritet dasmore. Zakonisht kumbare bëhet vajza më e bukur, e cila është gati për martesë. Vajzat shkojnë te lumi ose përrua më e afërt, ku hedhin në uji kurorat e tyre të thurura nga lule dhe degëza të njoma pranverore. Pas kësaj shkojnë mysafire në shtëpinë e kumbarës. Me këngë vajzat ndahen me fëmijërinë e shkuar. Kjo është një përgatitje tjetër për jetën e ardhshme familjare. Pjesë e kësaj përgatitjeje përbën heshtja rituale para kumbarës, ashtu siç ato do të heshtin para vjehrrit dhe vjehrrës.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Rumjana Panajotova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" po viziton Burgasin

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..

botuar më 24-07-03 6.10.PD
Foto: Shoqata e Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit

Ansamblet folklorike bullgare jashtë vendit janë bërthama e komunikimit social dhe kulturor

Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..

botuar më 24-06-30 8.05.PD

Ditën e Enjos, barishtet dhe uji fitojnë fuqi magjike

Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..

botuar më 24-06-24 6.30.PD