Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambicia e Bullgarisë është që deri në fund të vitit 2010 të mbulojë krejtësisht kriteret për anëtarësi në Shengen

Ministria e punëve të brendshme dhe Instituti “Shoqëria e hapur” lidhën marrëveshje për realizimin e një vërejtjeje civile mbi përgatitjen e Bullgarisë për aderim ndaj Shengenit. Ambicia e shtetit tonë është të bëhet pjesë nga hapësira e Shengenit nga viti 2011. Por që të rastis kjo, ajo duhet të mbulojë të gjitha kriteret e domosdoshme për anëtarësi. Zëvendëskryeministri dhe ministër i punëve të brendshme Cvetan Cvetanov shprehu bindjen se, me përkrahjen e qeverisë këto kërkesa do të kryhen, kështu që qytetarët bullgarë të mund të ndiejnë këtë privilegj nga anëtarësia e Bullgarisë në Bashkimin Evropian. Ai theksoi po kështu se, vendi ynë ka mundur të avancojë në prapambetjen në përvetësimin e mjeteve të lëshuara nga Komisioni Evropian për përgatitjen tonë për aderim ndaj Shengenit. Raporti i Dhomës së llogarive, i cili ishte botuar përpara rreth 1 muaji, konstatoi se në shtator të vitit 2009 vendi ynë ka shfrytëzuar pak mbi 20% nga të gjitha mjetet e parashikuara.

“Me vendimin e Komisionit Evropian për zgjatjen e afatit me 3 muaj deri më 31 mars 2010 dhe organizata, e cila u krijua, ne kemi përvetësuar 100% nga paratë, e lëshuara nga Komisioni Evropian në kuadrin e Shengenit - vuri në dukje ministri Cvetanov. Me vendim të Këshillit të Ministrave në lidhje me angazhimin, të cilin e kemi si një politikë kombëtare, u lëshuan 56 milionë leva (28 milionë euro) financim kombëtar në kuadrin e Shengenit. Të gjitha këto para do të jenë të mjaftueshme, që të mund deri në fund të vitit 2010 të plotësojmë krejtësisht kriteret për anëtarësi në Shengen. Firmosja e këtij memorandumi përkon me saktësimin i cili startoi për kufirin tokësor. Kontrollimi i fundit për gatishmërinë e Bullgarisë për hyrje në Shengen do të jetë në fund të vitit dhe do të jetë i lidhur me një sistem të përbashkët informativ,” saktësoi shefi i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Institutit “Shoqëria e hapur” Gjeorgji Stojçev, sfida e madhe është që në afate të shkurtra prej një viti dhe në kushtet e krizës ekonomike, institucionet bullgare të përvetësojnë mbi një mënyrë mjaft efektive mjetet, në mënyrë të tillë që Bullgaria të kryejë kriteret për të hyrë në hapësirën e Shengenit. Procesi është i drejtuar përpara një rreziku të brendshëm dhe të jashtëm, mendon ai. Rreziku i brendshëm është që vendi ynë të mos të mund të kryej kriteret, kurse ai i jashtëm ulet deri në faktin se vendi ynë edhe sikur të plotësojë kriteret, anëtarësia të shtyhet. Në disa vende nga Bashkimi Evropian zhvillohet debat dhe aktualisht jo se kush të përfshihet, por kush të përjashtohet, u argumentua Gjeorgji Stojçevi. Ja se çfarë tha ai akoma:

“Kërkesat në këtë moment janë rritur, për shkak të rrethanave më të ndryshme. Prandaj qeveria bullgare dhe institucionet bullgare duhet thjesht jo vetëm të plotësojnë kriteret dhe të fitojnë besimin e organeve kontrolluese të palës përtej, por të fitojnë besimin e qytetarëve dhe të opinionit të gjerë, si në Bullgari, ashtu dhe në vendet e tjera anëtare. Dua t’u tërheq vëmendjen mbi një rrezik dhe ai është i lidhur me faktin se, Bullgaria po ecën në rrugën për në Shengen dorë më dorë me Rumaninë. Ka një lëvizje në paket, me fjalë të tjera prapambetja e njërës nga vendet mund të sjellë deri në vonimin e anëtarësisë së tjetrës. Mbi këtë shkak nga Instituti “Shoqëria e hapur” do të përkrahim organizatat e përafërta civile rumune, të cilat të realizojnë një tip të ngjashëm vërejtjeje dhe në Rumani.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD