Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni Evropian i dha një vlerësim të lartë programit për zhvillim të Bullgarisë

KE u dha një vlerësim pozitiv masave për stabilizim të ekonomisë bullgare, që janë përfshirë në programin e qeverisë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe planet për politikën fiskale deri në vitin 2012. Kjo thuhet në raportin e komisionit, i cili vlerëson programet për stabilizim buxhetor të 14 vendeve anëtare të BE-së.

Bullgaria dhe Estonia janë të vetmet vende në kuadër të BE-së, të cilat parashikojnë në programet e tyre një deficit të buxhetit nën 3%. Vlerësimi pozitiv i KE-së forcon shanset e vendit tonë për të hyrë në “paradhomën e Eurozonës”, aq më shumë se vetë programi dhe parametrat e tij janë bërë me qëllimin kryesor aderim në Eurozonë. Ky vlerësim tregon se Bullgaria është në një pozitë shumë më të mirë në këtë drejtim se shumë vende të tjera në BE.

Pse ky vlerësim është i rëndësishëm për Bullgarinë?

Sepse një nga kriteret kryesore për aderim në mekanizmin valutor ERM II, që është i njohur si “paradhoma e Eurozonës”, është kushti që deficiti i buxhetit i vendit të jetë nën 3%. Në raportin e tij KE vlerëson dhe qëllimet e programit bullgar për një politikë të arsyeshme buxhetore. Tendencat pozitive do t’i mbështetim me fakte. Vitin e kaluar vendi ynë përfundoi me një deficit 1,9% të PBB-së. Qeveria parashikon që buxheti i sivjetshëm të jetë i balancuar, d.m.th. shpenzimet të mos i tejkalojnë të ardhurat. Pritet që gjatë dy vjetëve të ardhshëm tashmë të ketë 0,1% tepricë. Dhe pasi flasim për ekonomi dhe financa, nuk mund të mos përmendim një tendencë tjetër pozitive që u vu re nga Brukseli. Në programin e Bullgarisë parashikohet një rritje ekonomike me 0,3% gjatë këtij viti dhe me më shumë se 4% gjatë vitit 2011 dhe 2012.

Prognozat e ekspertëve evropianë për politikën financiare të Bullgarisë janë se gjatë këtij viti do të shtrëngojmë rripat, vitin tjetër pritet një pozitë neutrale, kurse gjatë 2012-ës do ta lirojmë rripin me disa vrima dhe do të ndihemi më mirë. KE merr parasysh dhe reformat strukturore ambicioze, të cilat kanë për qëllim të forcojnë financat publike dhe të ndihmojnë për rimëkëmbjen më të shpejtë të ekonomisë bullgare nga kriza.

Për sa u përket financave publike, KE e vuri Bullgarinë në kategorinë e shteteve me risk të vogël. Bëhet fjalë për një perspektivë afatgjatë të stabilitetit financiar tek ne. Në këtë kategori janë Bullgaria, Danimarka, Estonia, Suedia dhe Finlanda.

Përveç vlerësimit pozitiv, KE e paralajmëron Bullgarinë dhe për disa rreziqe. Ka një risk që të ardhurat e pritura të jenë më pak se sa parashikohet në planin fiskal dhe shkaku për këtë do të jetë rimëkëmbja më e dobët e ekonomisë bullgare. KE shpreson se masat e ndërmarra dhe mbështetja politike kategorike për disiplinën fiskale do ta kompensojnë këtë risk për ekonominë bullgare. Përveç kësaj duhet të zhvillohen reformat në administratën publike, në shëndetësi, arsim dhe sistemin e pensionimit.

Ekspertët evropianë janë të mendimit se në shumicën e vendeve anëtare pritjet për rritje ekonomike janë tepër optimiste, ndërsa prognozat buxhetore mund të jenë më të këqija se sa pritet. Theksohet domosdoshmëria që të gjitha vendet në BE të forcojnë ekonomitë buxhetore dhe të mos shfaqin një optimizëm të tepërt pas tendencave të para pozitive për rritje ekonomike.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD