Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edicioni i XIV i Festivalit ndërkombëtar Sofia Film Fest 2010

Shkumbin Istrefi pas premierës së filmit “Lindje, Perëndim, Lindje” në Sofia Film Fest 2010.
Foto: Anna Kapitanova
Kinematografia shqiptare mori pjesë në festivalin e katërmbëdhjetë ndërkombëtar Sofia Film Fest. Në kuadrin e tij u shfaqën filmat “Muaji i Mjaltit” (“Honeymoons”) dhe “Lindje, Perëndim, Lindje” (“East, West, East”). Filmi i parë është një bashkëpunim kinematografik shqiptaro-serb. Regjisori i tij është Goran Paskaljevic. Filmi i dytë “Lindje, Perëndim, Lindje”, i cili është realizuar me bashkëpunim me Italinë, i përket regjisorit të njohur shqiptar Gjergj Xhuvani. Miq në shfaqjen e filmit “Lindje, Perëndim, Lindje” në Sofje ishin producentët Shkumbin Istrefi dhe Francesko Tagliabue. Tregimi i tij rrëfen për një ekip çiklistësh shqiptarë, i cili niset për në Francë që të marrë pjesë në garën ndërkombëtare me biçikleta. Udhëtimi i tyre kalon nëpër qytetin italian Trieste, ku pas pak kohe kuptojnë se ka filluar revolucioni në Shqipëri. Kjo situatë vështirëson kthimin e tyre në atdhe. Kalimi nëpër kufirin detar duket i pamundshëm. Para çfarë alternative janë vënë çiklistët, do të mësoni nga filmi. Në sfondin e peripecive qesharake regjisori shfaq si shpresat e entuziazmin e të rinjve, ashtu dhe vështirësitë, të cilat ata duhet të kapërcejnë. Filmi ia vlen të shihet. Ai është klasifikuar në konkursin e filmit më të mirë ballkanik. Më shumë hollësi tregon producenti i tij nga ana shqiptare Shkumbin Istrefi, i cili luan edhe rolin e njërit prej personazheve në film. Shkumbin Istrefi është nga Kosova. Atje ai është i njohur si aktor komedie. Po të doni të dëgjoni intervistën e koleges Anna Kapitanova me Shkumbin Istrefin klikoni AUDIO.

Regjisori i njohur italian 80 vjeçar Giuliano Montaldo mori çmimin e Sofjes për kontribut tërësor në artin e filmave. Në festivalin ndërkombëtar Sofia Film Fest ai prezantoi dy prej filmave të vetë të rinj “Ari i Kubës” dhe “Demonët e Sankt Petërburgut”. Filmi i parë rrëfen për disa ngjarje dramatike në Kubë, analizon të tanishmen e vendit dhe tregon shpresat e të rinjve. Subjekti i filmit të dytë ndjek jetën e Dostojevskit.

© Foto: Sofia Film Fest

Kuadër nga filmi “Demonët e Sankt Petërburgut”

“Kur një i ri rritet me libra si ata të Dostojevskit, atëherë bota e tyre artistike pushton zemrën e tij përgjithmonë – thotë Giuliano Montaldo. – Jeta e Dostojevskit është mbushur me vështirësi dhe ndërkohë me shpresë. Ai ka qenë revolucionar, është dënuar me vdekje, por në momentin e fundit dënimi është zëvendësuar me mërgim në Siberi. Kur isha për herë të parë në Rusi, vizitova një prej shtëpive të Dostojevskit. Më bërën përshtypje fletët e shumta, të cilat ka shkruar – me një shkrim dore të imët dhe askund nuk ka shuar. Sepse gjithmonë ka shkruar, duke shpejtuar të përfundojë veprat e veta, për të paguar borxhet. Dostojevski është njeri me të meta dhe dinjitete, një prej nesh dhe ndërkohë i madh. Urren dhunën. Ka vuajtur shumë, pa u kënaqur me jetën e vet.”

Personazhi i Dostojevskit interpretohet nga aktori serb Miki Manojloviç. “Loja e tij skenike është shumë e fortë – pohon regjisori Montaldo. Në kinematografi më të rëndësishëm janë sytë. Kur një aktor thotë “të dua” ose “të urrej”, në vend të parë duhet ta shprehë me sy dhe pastaj me fjalë. Nëse arrin ta thotë vetëm me sytë, kaq më mirë.”

Giuliano Montaldoja ka punuar me këngëtaren e njohur bullgare të operës Gena Dimitrova në shfaqjen “Turandot” të Arena di Veronës. “Interpretimi i saj ishte i shkëlqyer – shënon regjisori. Filmat e tij kanë marrë çmime nga festivale prestigjioze. Ndër ta dallohet filmi televiziv “Marko Polo”, i cili është xhiruar në Evropë dhe Azi. Filmi është transmetuar në 76 vende, është nominuar 7 herë dhe ka marrë 4 çmime “Emi”. Gjatë vitit 1999 Montaldoja qëndroi në krye të kompanisë së producentëve RAI Cinema. Filmat, në krijimin e të cilëve mori pjesë, u bënë shumë të njohur, morën çmime të ndryshme dhe japin mundësi për një shfaqje të gjeneratës së re të regjisorëve italianë. Gjatë vitit 2001 presidenti i Italisë ia dha Giuliano Montaldosë titullin Kalorës i kryqit të madh (Cavaliere di Gran Croce).”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD