Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bibla – një nga librat më të shtrenjtë në botë

Kopje e presës së Gutenbergut, krijuar sipas planit origjinal. Në këtë presë u shtyp Bibla e parë gjatë vitit 1456.
Foto: Rumjana Cvetkova
Në prag të festës së madhe të krishtere Pashkët, në Sofje u rregullua një ekspozitë kushtuar Biblës – libri bazë i fesë dhe i etikës së krishtere. Në të u prezantua historia e lindjes së librit mbi librat, që nga dorëshkrimet e lashta deri te botimet më moderne – rezultat i teknologjive më të larta. Në vitrinat e ekspozitës u rregulluan eksponate të ndryshme si kopje të monumenteve arkeologjike dhe papiruseve, që dëshmojnë për ngjarjet e përshkruara në Biblën. Për më kureshtarët është informacioni, se Bibla mban emrin e portit të fisit të lashtë të finikëve – Biblos. Në përkthim emri Biblos do të thotë manual dokumentesh. Një fakt tjetër interesant është, se Bibla është libri i parë i shtypur në mbarë botën. Ai është ndër librat më të shtrenjtë dhe më të përkthyer. Deri në vitin 2007 fragmente prej saj u përkthyen në më se 2400 gjuhë të huaja. Ndër eksponatet më interesante është Bibla më e vogël në botë, e cila ruhet në një mikrofilm dhe mund të lexohet vetëm me mikroskop dhe të projektohet në një ekran. Libri më i vogël i shtypur përmban lutjen “Ati im” përkthyer në 7 gjuhë. Ndër eksponatet ka edhe një Bibël e qëndrueshme ndaj ujit, e cila përhapej fshehtazi në ish Bashkimin Sovjetik në cisterna me uji. Në një vend special është e rregulluar kopje e presës së parë të Johanes Gutenbergut, e ruajtur deri më sot. Çdo vizitues ka mundësi të marrë si dhuratë për kujtim një vjershë nga psalmi 119, shtypur pikërisht në këtë presë. Për këtë tipografi i kësaj shtypshkronje Mihaill Mihajllov tregon:
Dorëshkrimi i Torës mbi pergamenë, dokument origjinal nga viti 1880

“Vet Gutenbergu shtypi 180 vëllime të Biblës, megjithëqë procesi i shtypjes në atë kohë ishte shumë i shtrenjtë. Përveç kësaj Gutenbergu nuk shtypi germat e mëdha të fjalive dhe të kapitujve të veçantë. Ato shkronja u vizatuan me dorë, gjë që shtrenjtoi edhe më shumë procedura. Nga Biblat e shtypura nga Gutenbergu deri më sot ruhen 48 copë. Shumica prej tyre ndodhen në muzetë e Gjermanisë. Gjatë vitit 1987 njëra prej tyre u shit në një ankand për afro 5 milion eurosh. Kështu kjo Bibël u kthye në librin më të shtrenjtë në botë në atë kohë.”

Në ekspozitë prezantohen Bibla në 50 gjuhë të huaja, më ekzotikë ndër të cilave janë gjuhët e eskimosëve, hebrenjve, turqve dhe arabëve. Krahas kësaj mund të shihet edhe një bibël me shkrimin Brail. Një vend special zë historia e Biblës, lidhur me përhapjen e saj në trojet bullgare. Lidhur me këtë njeri nga bashkorganizatorët e ekspozitës Lëçezar Mançev tregon:
Një Bibël miniature për xhepin

“Në Bullgari Bibla ishte baza e krijimit të shkrimit sllavo-bullgar. Vëllezërit e Selanikut Kirill dhe Metodij, duke mësuar mënyrën e jetesës së sllavëve, zbuluan, se ky fis nuk dispononte Biblën, të cilën Kirill Filozofi studionte me vëmendjen në Shkollën e Magnaurit në Stamboll. Ai deshi që sllavët të lexojnë Biblën në një gjuhë të vet të kuptueshëm. Prandaj me vëllain Metodij krijuan shkrimin e parë sllavo-bullgar. Libri i parë i përkthyer në gjuhën sllavo-bullgare ishte Bibla. Prandaj ishte e domosdoshme të edukohen nxënës, të cilët dinin gjuhën sllavo-bullgare, që të kopjojnë dhe të përhapin këtë libër të shenjtë. Në fakt Bibla kishte një ndikim historik mbi botën e sllavëve. U krijua një shkrim, që u përhap në të gjitha viset e populluara me sllavë. Kjo u dha mundësi njerëzve, përveç të lexojnë Biblën, të formojnë edhe shkencë dhe kulturë të vet.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD