Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy variante për të ardhmen e projektit të Centralit atomik “Belene”

Vetëm për gërmimin e gropës për reaktorin e parë të Centralit “Belene” janë harxhuar 400 mln euro
Foto: Tanja Harizanova
“Projekti për ndërtimin e Centralit atomik “Belene” dërgohet në prokurori dhe të gjitha marrëveshjet e lidhura deri tani do të dorëzohen për kontrollim”. Këtë e deklaroi kryeministri Bojko Borisov, i cili vizitoi sheshin, ku duhet të ndërtohet centrali i dytë atomik në vendin tonë. Kryeministri vuri në dukje se në një raport të Agjencisë shtetërore të sigurimit kombëtar përshkruhen me hollësi shkeljet e konstatuara financiare. 1,2 miliard leva (600 mln euro) janë ndarë gjatë 5 vjetëve të fundit për ndërtimin e centralit dhe vetëm për gërmimin e gropës për reaktorin e parë janë harxhuar 400 mln euro. Shuma totale për ndërtimin e projektit, që është nisur që kohën socialiste në vitin 1981, vështirë mund të llogaritet sepse nuk janë gjetur faturat.

Për të ardhmen e projektit “Belene” ekzistojnë dy variante.

“Varianti i parë është të heqim dorë nga marrëveshja për ndërtimin e Centralit atomik “Belene” – saktësoi kryeministri Borisov. Atëherë duhet t’u paguajmë 550 mln euro prodhuesve të pajisjeve bërthamore, që tashmë janë të porositura dhe për të janë paguar 100 mln euro paraprakisht. Përveç kësaj, kësaj shume duhet t’i shtohet dhe shlyerja e kredisë ndaj bankës franceze “Pariba”, e cila është në masë prej 250 mln eurosh. Varianti i dytë është të pritet gjetja e investitorit strategjik. Zhvillojmë bisedime me kompani të ndryshme në Evropë dhe shpresoj deri në 2-3 javë të kemi rezultat. Shansi ynë është që gjithçka të jetë transparente sipas rregullave evropiane. Do të kërkoj nga prokurori i përgjithshëm një kontroll të plotë dhe të detajuar të projektit.”

Pjesë prej kredisë prej 250 mln eurosh nga banka franceze “Pariba” për ndërtimin e Centralit atomik “Belene” u është ridrejtuar projekteve të tjera. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i Kompanisë kombëtare elektrike Krasimir Përvanov, i cili vizitoi sheshin e centralit bashkë me kryeministrin Borisov. Pajisjet e furnizuara për projektin e vjetër të centralit “Belene” nga vitin 1981 deri në vitin 1995 nuk mund të përdoren në variantin e tanishëm. Sipas ekspertëve të kompanisë për këto pajisje janë harxhuar 140 mln euro.

Më 31 mars përfundon marrëveshja e shtetit me kompaninë ruse “Atomstrojeksport”, zbatuesi i projektit “Belene”. Pyetjes, a do të zgjatet afati i marrëveshjes, kryeministri Borisov iu përgjigj, se ka ardhur në shesh për të parë çfarë është bërë deri tani dhe që pas kësaj do të marrë vendim për rifillimin e saj. Rusia propozoi të investojë si hua dy mlrd euro në ndërtimin e projektit deri në gjetjen e investitorit strategjik me opsionin të marrë pjesë prej centralit të ardhshëm.

“Mund të pranojmë një ofertë të tillë, vetëm nëse do të kemi kompani të mëdha evropiane në projekt, të cilat të garantojnë me pjesëmarrjen e tyre, se problemet nuk do të përsëriten – shprehu pozitën e qeverisë Bojko Borisovi. Duhet të marrim garanci, se ky do të jetë një projekt evropian.”

Ndërkohë ministri rus i energjetikës Sergej Shmatko deklaroi në Moskë, se Centrali atomik “Belene” realizohen dhe nuk është vetëm një projekt ruso-bullgar, por ka karakter të theksuar evropian. Në të do të marrin pjesë kompani të mëdha nga Gjermania dhe Franca, të cilat do të sigurojnë pajisje për mbi 1 mlrd euro. Sipas tij, projekti është lider në ndërtimin e centraleve atomike të brezit të ri në Evropë dhe do të gjejë investitor.

Sipas ekspertëve, ndërtimi i Centralit atomik “Belene” do të kushtojë 8-10 mlrd euro. “Por përllogaritjet tregojnë, se shuma mund të arrijë edhe deri në 50 mlrd euro”, komentoi kryeministri Borisov. Ja për se projekti duhet të vihet mbi parime të reja dhe të kërkohen transparencë dhe publicitet.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD