Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shëtitje nostalgjike nëpër Sofje

Shtëpia muze e poetit Pejo Javorov
Foto: Millka Dimitrova
Çdo një qytet ka skaje, të cilat sikur shpëtojnë nga vështrimi i turistit masiv. Por ata sjellin atmosferën e qytetit me befasinë e tyre dhe me kujtimet. Kështu është dhe në Sofje. Nostalgjia për romantikën e kaluar sikurse përgjithmonë, të zëvendësuar nga racionalizmi i kohës moderne i bën akoma më magjepsëse dhe tërheqëse. Në Sofje akoma ekzistojnë rrugët e vogla dhe të qeta dhe shtëpitë, të cilat kanë ruajtur kujtimet për kohërat e kaluara. Ato janë dëshmitarë të historive interesante dhe të njohura njerëzore. Gështenjat hedhin hije mbi to, kurse hapat e kaluesve oshtijnë nëpër trotuar në heshtjen. Kafetë e vogla i ftojnë miqtë e kryeqytetit të ulen për të pirë një kafe dhe të zhyten në atmosferën e Sofjes që nga fundi i shekullit të 19 dhe fillimi i shekullit të 20.

Me një histori romantike dhe njëkohësisht dramatike është e lidhur një shtëpi në një rrugë të qetë në vet qendrën e kryeqytetit. Më të rinjtë kalojnë pa e vënë re. Për banuesit më të moshuar ajo zgjon kujtimet nga rinia dhe shkakton një therje në zemër. Në rrugën “Hristo Bellçev” në Sofje,e shtrënguar nga godinat e ndërtuar më vonë, është shtëpia e poeteshës bullgare Mara Bellçeva (1868-1937). Ajo ruan kujtimin për një nga historitë më romantike të dashurisë të Bullgarisë - midis Mara Bellçevës dhe poetit Penço Sllavejkov. Tani shtëpia është restorant, kurse njohësit e kryeqytetit bullgar shpien në të miqtë e vet, që të zhyten në atmosferën e veçantë. Çdo dite të diel në mbrëmje nga dritaret e saj dëgjohet një tango joshëse argjentinase-adhuruesit e vallëzimit përvetësojnë hapat. Godina e bojatisur sot në ngjyrën e bardhë me një lila ledhatuese të ëmbël, është simbol dhe dëshmitar i lindjes së një dashurie, të cilën dhe vdekja nuk mund ta ndërpresë.

“Takimi i fatit - thotë Zdravka Nikovska, rregulluese në muzeun “Petko dhe Penço Sllavejkovi” - bëhet në një pasdite të muajit maj, në të cilën kushëriri i Penço Sllavejkovit e shpie në shtëpinë e Mara Bellçevës. Që atëherë ata janë të pandarë, skandalizojnë shoqërinë e atëhershme puritane. Mara Bellçeva ka qenë damë shoqëruese në pallatin në grupin shoqërues të nënës së mbretit Ferdinand. Dhe menjëherë Bellçeva tërhiqet nga zhurma e oborrit mbretëror. Ky është për më tepër një bashkim shpirtëror. Vet Penço Sllavejkovi thotë: “Të pakurorëzuar në kishë, por të kurorëzuar në shpirtrat tona.”

Kush është Mara Bellçeva? Një grua bullgare shumë e arsimuar për kohën e saj, e cila ka mbaruar kolegjin e vajzave në Vjenë, ka mësuar letërsi moderne në Gjenevë. Akoma si fare e re, gjatë vitit 1891 mbetet e ve pas vrasjes së bashkëshortit të saj, ministri i financave Hristo Bellçev. Historia të ngjashme nuk janë një gjë e rrallë në shtetin e ri bullgar, të çliruar nga robëria 5 shekullore turke gjatë vitit 1878. Takimi i gruas së re dhe të bukur me Penço Sllavejkovin (1866-1912), një nga intelektualët më të mëdhenj dhe poetë në Bullgarinë e asaj kohe, paracakton rrugën e të dyve. Që në ditën në të cilën Penço Sllavejkovi kapërcen pragun e shtëpisë të Mara Bellçevës gjatë vitit 1903, të dy mbeten të lidhur, pavarësisht nga kthesat e shumta të jetës. Ai e lavdëron dashurinë e tyre në poema, një pjesë prej të cilave më vonë kthehen në këngë. Shtëpia në rrugën e vogël të Sofjes kujton gëzim dhe epshe, fëshfëritjen e fustave të hollë, aromën e parfumeve të mira, trokitjen e pajtoneve nëpër gurë. Gjatë majit të vitit 1911 Mara Bellçeva dhe Penço Sllavejkov nisen për në Itali, por shëndeti i Penço Sllavejkovit është keqësuar mjaft. Vendosen në qytezën Brunate rreth liqenit Komo, ku klima është më e përshtatshme për të. Që të mund të mbahen poetesha shet shtëpinë e saj në Sofje. Por vdekja i ndjek me hapa të shpejta-gjatë majit të vitit 1912, Penço Sllavejkovi vdes. Mara Bellçeva kthehet në Sofje dhe e përfundon jetën e saj në një dhomë të thjeshtë, të përmbushur me kujtime dhe shumë vuajtje. Në bankënotën e sotme bullgare prej 50 leva janë të vendosur portretet e të dyve-nga njëra anë Penço Sllavejkovi - kurse nga ana tjetër hija e Mara Bellçevës.

Në qoftë se shëtisni nëpër qendrën e Sofjes, do të ndesheni edhe me një shtëpi tjetër, e cila ruan kujtimin për një histori dashurie e cila ka përfunduar në mënyrë tragjike. Në të zhvillohet tragjedia e poetit Pejo Javorov (1878-1914) dhe të bashkëshortes së tij Llora Karavellova (1886-1913). Sot shtëpia është e kthyer në muze. Llora është vajza e Petko Karavellovit, politikanë dhe burrë shtetit dhe kryeministër bullgar që nga viti 1884 deri në vitin 1886. Në qoftë se turistët të cilët kanë ardhur në Sofje kanë kësmet, mund të hyjnë në shtëpinë-muze dykatëshe nga shekulli i 19, e cila për shkaqe të ndryshme rrallë i hap dyert. Në këtë shtëpi, dëshmitare të lumturisë së Llora Karavellovës së re dhe të Javorovit, vetëm 1 vit pas martesës së tyre zhvillohet një tragjedi e tmerrshme. Llora del se është një grua fatale për poetin. E dashuruar marrëzisht pas tij, në xhelozi e sipër gjatë një mbrëmje nëntori të vitit 1913 ajo merr në dorë pistoletë dhe i ve fund jetës së saj. Në mbrëmjen kur Llora vdes, Javorovi tenton ta ndjekë. Por fati ka vendosur tjetër. Ai nuk vdes, pavarësisht se ka humbur shumë nga shikimi i tij, që të presë goditjet e shoqërisë, sepse të afërmit e Llorës fillojnë gjyq kundra tij. Gjatë tetorit të vitit 1914, i vetmuar dhe i përvuajtur ai i ve fund jetës. Mbetet vetëm poezia e tij, të cilën bullgarët gjithmonë do ta lexojnë me mallëngjim dhe shtëpia e vetmuar e Sofjes, e cila akoma pëshpërit kujtimin për këtë dashuri dramatike.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Evtim Milloshev

Bullgaria mbledh operatorë turistikë nga e gjithë Evropa në një forum prestigjioz

Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..

botuar më 24-10-24 8.40.PD
Imazhi i këngëtarit dhe muzikantit mitik trak Orfeu në një vazo të lashtë greke.

Shitja e miteve turistike nuk është e djeshme

Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..

botuar më 24-10-23 11.24.PD
 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD