Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për 20 vitet e fundit gjuha bullgare është pasuruar me 5 mijë fjalë të reja

Mediat kanë një ndikim shumë të madh, sepse ato jo vetëm i përhapin dhe i imponojnë novitetet në gjuhë, por dhe shumë shpesh krijojnë fjalë dhe shprehje të reja.
Foto: Veneta Nikollova
Bota, në të cilën jetojmë, po ndryshon vazhdimisht dhe bashkë me të po ndryshon edhe mënyra e të menduarit dhe përkatësisht mjetet shprehëse, që përdorim. Linguistët thonë se gjuha është pasqyra e shoqërisë, prandaj në raste ndryshimesh të mëdha shoqërore në të hyjnë fjalë të reja, të cilat pasqyrojnë proceset bashkëkohore. Kështu qe nuk është e rastit se gjatë 20 viteve të fundit të trancizionit demokratik, plot ngjarje të trazuara, gjuha bullgare është pasuruar me mbi 5 mijë fjalë të reja. Ka dhe fjalë të tilla, të cilat tashmë nuk përdoren në fjalorin tonë – thotë Diana Bllagoeva – përpiluese e edicionit të fundit të “Fjalorit të fjalëve të reja në gjuhën bullgare”, i cili do të dalë në tregun bullgar së shpejti.

Një pjesë e neologjizmave në bullgarisht janë fjalë të huaja, të cilat përhapen në “territore të mëdha leksikale”, të lidhura me zhvillimin e teknologjive informative, me sferën bankare, ruajtjen e mjedisit rrethues etj. Më shumë janë fjalët e marra nga anglishtja. Ndërkohë të foluri, edhe pse më rrallë, pasurohet me terma të marrë nga gjuhë të tjera evropiane, si për shembull nga frëngjishtja (folja debllokiram, debllokoj në shqip), gjermanishtja (mjusli), italishtja (pasta, taliateli). Del se gjatë disa viteve të fundit kemi filluar përdorimin e fjalëve nga disa gjuhë ekzotike si gjuha koreane (për shembull suxhok – për një masazh të posaçëm ekzotik), ose japonishtja (për shembull fjala sushi). Gjatë disa viteve të fundit në të folurin tonë kanë hyrë frazeologji të reja si “e ngre adrenalinën”, për shembull, dhe 600 terma specifikë si “sistem operativ”, “energji e gjelbër” etj. Në fakt leksiku është sfera më dinamike dhe më ndryshuese në një gjuhë, për dallim nga fonetika dhe morfologjia, të cilat janë më konservatore – thonë gjuhëtarët.

Të foluri ynë ndikohet nga mjedisi, në të cilin jetojmë. Sipas zonjës Bllagoeva gjuha zhvillohet më qetë, kur edhe proceset politiko-shoqërore zhvillohen në mënyrë të tillë, kurse në raste trazirash më të mëdha të foluri ynë pasurohet me fjalë dhe terma të rinj më ekspresivë, të cilët pasqyrojnë qëndrimin tonë ndaj asaj që ndodhet rreth nesh.

“Në historinë tonë të re ka dy periudha të tilla. Njëra është menjëherë pas datës 9 shtator 1944, kur u ndryshua sistemi shoqëror dhe përkatësisht qëndrimet e njerëzve – shpjegon zonja Bllagoeva nga Instituti për gjuhë bullgare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. – Në atë kohë në gjuhën bullgarë hynë shumë fjalë, të cilat i pasqyruan këto ndryshime. Hynë shumë fjalë të reja nga rusishtja, si dhe të tilla, të cilat sot janë arkaizma dhe nuk përdoren në fjalorin tonë (si për shembull udarnik – sulmues i punës socialiste etj.) Periudha tjetër e hyrjes së shumë fjalëve të reja në gjuhën tonë është pas vitit 1989, kur Bullgaria nisi rrugën e ekonomisë së tregut. Pikërisht gjatë 20 vjetëve të fundit në gjuhën tonë hynë aq shumë neologjizma!”

Krizat ekonomike dhe politike, të cilat radhiteshin njëra pas tjetrës, lindja e krimit të organizuar, aderimi i vendit tonë me BE-në dhe luftimi për përvetësimin e fondeve evropiane, përhapja e kulturës së çallgës, si dhe procese të tjera, karakteristike për dy dekadat e fundit, u pasqyruan në fjalorin e gjuhës bullgare, i cili sot është plot fjalë dhe terma të rinj.

“Mediat gjithashtu kanë një ndikim shumë të madh, sepse ato jo vetëm i përhapin dhe i imponojnë novitetet në gjuhë, por dhe shumë shpesh krijojnë fjalë dhe shprehje të reja – thotë Diana Bllagoeva. – E njëjta gjë mund të thuhet për politikanët dhe personat publikë. Shumë shpesh jemi dëshmitarë se si ata përdorin shumë huazime, ose përdorin në mënyrë të padrejtë fjalë bullgare, duke ndryshuar kuptimin e tyre. Karakteristike për politikanët tanë është se fjalori i tyre është i varfër, plot klishe dhe përsëritje.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD