Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Strategjia e re për zhvillimin e energjetikës: konkurrencë, qëndrueshmëri, efikasitet, një mjedis më të pastër

“Për financimin rus është i domosdoshëm pajtim me Bashkimin Evropian dhe partnerët tanë”, komenton propozimin e Moskës Trajço Trajkovi.
Foto: Tanja Harizanova
“Ne kemi një qëllim - të bëjmë projektin e Centralit Elektrik Atomik “Belene” tërheqës për një investitor të madh strategjik evropian”. Këtë e tha ministri i ekonomisë dhe i energjetikës Trajço Trajkov gjatë kohës së konferencës, kushtuar strategjisë së re energjetike për zhvillimin e energjetikës bullgare. Do të rikujtojmë se në fund të javës së kaluar, Rusia i propozoi Bullgarisë të investojë afro 2 miliardë euro gjatë këtij viti dhe gjatë vitit të ardhshëm në ndërtimin e centralit, derisa të gjendet një investitor strategjik. “Për financimin rus është i domosdoshëm pajtim me Bashkimin Evropian dhe partnerët tanë”, komenton propozimin e Moskës Trajço Trajkovi. Ministri i financave Simeon Djankov po kështu qe kategorik se, “projekti do të vazhdojë vetëm me investitor evropian”. Gjatë mungesës së një investuesi të ngjashëm Bullgaria do të këmbëngulë për pjesë mazhoritare në central, ku Rusia do të marrë jo më shumë se 20%.

“Modeli, të cilin po e mendojmë dhe do të duhet ta propozojmë gjatë këtyre ditëve partnerëve tanë rus, duhet të përmbajë garanci, se dhe ne, dhe ata do të kemi interes të gjejmë një investitor të tillë strategjik - komenton situatën me financimin e projektit të Centralit Elektrik Atomik “Belene” ministri Trajkov. Është e qartë se, për ne është me prioritet, nuk ka dyshim, se dhe për palën ruse është kështu. Pikërisht prandaj projekti duhet të bëhet atraktiv për investitorin e jashtëm. Në qoftë se nuk gjendet një investues strategjik, varianti më i keq është që 50% të tjerat të mbeten në Rusi. Ne do të mbrojmë të deklarohet se, pala ruse mund të zotërojë maksimum 15-20%, ku një pjesë nga kreditimi i projektit do t’i paguhet Moskës përmes shitjes së energjisë elektrike nga eksploatimi i centralit. Ja përse ne dhe partnerët tanë rus kemi për qëllim numër 1 ta bëjmë projektin atraktiv për një investues perëndimor strategjik”. Ministri i ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov deklaroi para pjesëmarrësve, se me ndihmën e ekspertëve nga Norvegjia po përpilohet një koncept për bursën energjetike në Bullgari.

Sipas përfaqësuesit të Bankës Botërore për Bullgarinë Florian Fihtel problem para vendit janë kapacitetet e vjetruara në energjetikë dhe efektiviteti i ulët energjetik i ekonomisë bullgare. Në konferencë ishte i pranishëm dhe zëdhënësi i konsorciumit, që menaxhon projektin për gazsjellësin “Nabuko” Christian Dolezal. Ai ishte kategorik, se ndërtimi i tij do të fillojë në vitin 2011 dhe nëse “projekti zhvillohet sipas planit, furnizimet e gazit për në Evropë do të fillojnë në vitin 2013.”

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është investitori më i madh në energjetikën bullgare, deklaroi në konferencën e shtypit Millko Kovaçev, këshilltar i vjetër në bankë. Institucioni financiar ka investuar 500 milionë euro në projekte për efektivitet energjetik dhe në burime përtëritëse energjetike. Gjatë këtij viti Banka për Rindërtim dhe Zhvillim do të financojë me 71milionë euro projektin bullgaro-spanjoll për ndërtimin e centralit të erës. Pjesë prej veprimtarisë së bankës në Bullgari është lidhur edhe me projekte për sigurinë energjetike, po diskutohet dhe pjesëmarrja e bankës në ndërtimin e depove të reja të gazit.

Nga Agjencia e efektivitetit energjetik theksuan faktin, se Bullgaria i ka vënë vetes qëllimin qe deri në vitin 2020 të përmirësojë efektivitetin energjetik, duke investuar 150-200 milionë euro për vit në përmirësimin e izolimit të godinave shoqërore.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD