Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 2009 - një vit i fort për arkeologët bullgarë

Dashi prej qeramike në formën e ritonit, Tumula e Kitovit, shekulli i II pas Krishtit.
Foto: Veneta Pavllova

Më 16 shkurt në Institutin Kombëtar Arkeologjik me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave u hap ekspozita “Arkeologjia Bullgare 2009”. Në të janë treguar gërmime prej 46 objekteve - më përfaqësive për vitin e kaluar mes përgjithësisht 383 gërmimet e studiuara. Me eksponate të veta marrin pjesë Instituti Kombëtar Arkeologjik me muze dhe akoma 29 muze nga vendi. Vitrinat dhe postaret janë renditur në mënyrë kronologjike: nga parahistoria përmes Antikitetit deri në Mesjetë.

Kapakë prej qeramike me zbukurime nga mesi i mijëvjeçarit të V përpara Krishtit.

“Në parahistori dallohen dy aksentë - thotë për Radio Bullgarinë doktori Zdravko Dimitrov, rregullues i ekspozitës. Njëri është tumula në qytetin detar Burgas, që është studiuar nga Muzeu regjional arkeologjik dhe kolegu Mirosllav Kllasnakov. Objekti tjetër është po kështu nga epoka e gurit dhe e bakrit dhe është në moshë rreth 4 000 vjet përpara erës së re. Bëhet fjalë për qytezën Vërhari, në të cilën është zbuluar një koleksion i shkëlqyer nga plastika e kultit. Ajo gjendet në Rodopet Lindore, në afërsi të qytetit Momçillgrad dhe është studiuar nga kolegu ynë Javor Bojaxhiev. Që nga epoka e antikitetit, dhe më saktë nga periudha romake, kemi gërmime nga Filipopoli (paraprijës i qytetit jugor bullgar Plovdiv). Ja dedikojmë koleges Zheni Tankova. Në rezervatin arkeologjik Avgusta Trajana, që gjendet në qytetin e sotëm Stara Zagora, janë zbuluar skulptura prej mermeri dhe mozaikë gjatë gërmimeve, të drejtuara nga Maria Kamisheva. Kuptohet se, shumë përfaqësive janë gërmimet nga komplekset e varrezave. Gjatë studimeve të Diana Dimitrovës të disa varreve në tumulën e Kitovës u gjend një komplet i plotë prej zbukurimeve të arta të një trakase të pasur nga shekulli i II pas Krishtit.”

Koka prej mermeri nga shekulli i III pas Krishtit, rezervati Avgusta Trajana në qytetin Stara Zagora dhe gushore e artë nga Tumula e Kitovit

Tumula, e cila gjendet rreth fshatit të qytetit Sliven - Krushare në Bullgarinë Jugore, mban emrin e arkeologut të madh bullgar Gjeorgji Kitov. Kurse zbukurimet e zbuluara në të, xixëllojnë me bukurinë dhe finesën e vet: një kurorë, e punuar prej një fijeje të hollë dhe të artë, një gushore dhe byzylyk me dizajn, i cili dhe sot është aktual, 3 unaza, vathë, 2 plastina me pamje reliefë. Më e pazakonshme mes gërmimeve nga tumula është ritoni prej balte në formën e dashit, krijuesi i të cilit mbase ka pasur një imagjinatë shumë të zhvilluar dhe shije ndaj dekoracionit.

Figura prej terakote, shekulli i IV përpara Krishtit, të gjetura në nekropolin e Nesebërit antik.

Sa i përket Mesjetës, në ekspozitë janë paraqitur relikte nga kalaja “Kastrici”, që gjendet në krahinën veriore rreth gjirit të Varnës. Dhe akoma: nga manastiri “Shën Maria Pantanasa” në qytetin Mellnik në Bullgarinë Jugperëndimore, nga qyteti shkëmbor Perperikon në Rodopet Lindore, nga qyteza në vendin 3 kodrat në rrethin e qytetit Jamboll (Bullgaria Jugore), që ka ekzistuar në periudhën e shekujve X-XII. Dhe kuptohet, nga gërmimet në kryeqytetet e vjetra bullgare Pliska, Veliki Presllav dhe Veliko Tërnovo. Një material i pasur për hulumtime kanë dhënë studimet në nekropol të kompleksit të manastireve “Shën apostujt Petër dhe Pavel” dhe kisha pranë tij “Shën Ivan Rillski” në Veliko Tërnovo. Ato drejtohen nga arkeologët profesor Nikollaj Ovçarov dhe Hitko Vaçev.
“Bëhet fjalë për Mesjetën e vonë shekulli i XIII dhe i XIV dhe bile për periudhën e herët osmane - ve në dukje Zdravko Dimitrov. Nga shekulli i XV dhe i XVI po kështu ka varreza shumë të pasura, ku vetëm gjatë verës së vitit 2009 u gjendën 30 zbukurime të arta dhe të argjendta: unaza, gjilpëra për flokë me pamje të shkëlqyera. Kjo na tregon se dhe pas rënies së qytetit Tërnovo në fund të shekullit të XIV në pushtetin osman vazhdon të ketë një popullsi të pasur të krishterë, që është varrosur në zonën midis kodrave historike Trapezica dhe Carevec.”

Zbukurime të arta nga nekropoli rreth fshatit Çarda, Bashkia Strallxha, sh. II-III

Në studimet arkeologjike tek ne marrin pjesë dhe specialistë nga jashtë. I tillë është dhe rasti me shpellën Kozarnika në Bullgarinë Veriperëndimore, ku gjatë vitit të kaluar arkeologë dhe studentë francezë, bashkë me një shkencëtar nga Oksfordi kanë punuar bashkërisht me kolegët e vet bullgarë. Gërmimet në të shënojnë një nga rrugët bazë në popullimin e parë të kontinentit të vjetër. Ekipi bullgaro-gjerman studion minierën e vjetër Ada Tepe në Rodopet në kuadrin e projektit “Hekur dhe flori. Nëpër gjurmët e metalurgjisë në Trakinë e Lashtë”. Ekipe të ngjashme të përziera punojnë dhe në objekte të tjera interesante për shkencën. Bullgaria e cila është e vendosur në një vend udhëkryq ruan relikte nga qytetërimet e ndryshme dhe është mes vendeve me një trashëgimi më të pasur arkeologjike në Evropë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD
Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD
Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD