Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kronikë e ngjarjeve kulturore

Kuadër nga filmi “Pjesa lindore”
Foto: arkiv
Më 31 janar filmi bullgar “Pjesa lindore” i regjisorit Kamen Kallev ishte një prej fituesve të çmimit të madh të jurisë në Festivalin e filmave debut në Anzhe, Francë. Disa ditë më parë ky film bullgar mori edhe çmimin e Nismës qendrore-evropiane të festivalit ndërkombëtar në Triest. Ky çmim u jepet veprave, të cilat në mënyrë më të suksesshme paraqesin realitetin bashkëkohor dhe dialogun midis kulturave të ndryshme. Filmi bullgar fitoi çmimin për arsye se “paraqet një tregim të rëndësishëm që është emblematik për problemet, e lidhura me globalizimin, dhe në të njëjtën kohë ndikon me karakteret unike të personazheve kryesore dhe humanizmin e tyre”. Pas premierës së tij në festivalin e Kanës “Pjesa lindore” ishte ftuar në afro 30 forume ndërkombëtare të kinemasë dhe ka fituar 12 çmime ndërkombëtare.
*
Vazhdojmë me një lajm tjetër filmor, të lidhur me pjesëmarrjen bullgare. Filmi “Bashkëshorte të futbollistëve” do të ketë disa shfaqje në festivalin Berlinale në Programin për regjisorë të njohur gjermanë. Në film aktorja bullgare Vesella Kazakova luan rolin kryesor në partneritet me yllin e ri Sonja Gerhardt.
*
Ekspozita “Dashuria dhe mjeshtërit e shekullit XX-te - Shagal (Chagall), Dali, Picasso, Matisse” u hap në galerinë “Sredec” pranë Ministrisë së kulturës. “LOVE” quhet edhe taboja e piktorit amerikan Robërt Indiana nga pllakati i ekspozitës. Në galerinë “Sredec” adhuruesit e artit modern mund të njihen me veprat origjinale të autorëve të njohur. Tema, që i bashkon është ajo për dashurinë dhe personat, që e shoqërojnë. Ekspozita i ishte kushtuar Festës së të dashuruarve Shën Valentini. Veprat në të janë pronë të Galerisë për artin bashkëkohor, që u hap në fund të vitit të kaluar në Sofje.

Përgatiti në shqip: Maria Peeva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD