Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria regjistroi inflacionin më të ulët brenda 10 viteve të fundit

Instituti Kombëtar Statistikor evidentoi inflacionin më të ulët në Bullgari brenda 10 viteve të fundit. Për vitin 2009 ai ishte 0.6 për qind. Gjatë vitit të kaluar statistika regjistroi edhe një tendencë të qëndrueshme të uljes së çmimeve të ushqimeve, gjë që nuk ka pasur brenda 10 viteve të fundit. Ky është shkaku për inflacionin e ulët, sepse ato mallra ndikojnë në mënyrë të ndjeshme mbi indeksin e çmimeve konsumuese. Ulja e çmimeve shpjegohet me krizën ekonomike, si rezultat i së cilës konsumimi u kufizua. Ekspertët e Institutit Kombëtar Statistikor evidentojnë një gjallërim të ekonomisë bullgare. Pas rrënjës njëvjeçare, gjatë muajve tetor dhe nëntor të vitit 2009 u vunë re simptomat e para të rritjes së prodhimit dhe të eksportit sidomos në industrinë kimike, në industrinë e ndërtimit të makinave dhe në industrinë tekstile. Kryetarja e Institutit Kombëtar Statistikor Mariana Koceva thekson:

“Analizuesit jo vetëm në Bullgari, por në mbarë BE-në, sidomos në vendet e zhvilluara si Gjermania dhe Franca, shtrojnë pyetjen cilës shkronjë i ngjan kriza – “L” ose “W”. Thënë me fjalë të tjera, vallë a do të shënojë ekonomia një ngritje e vogël si te shkronja “L”, ose rritja do të shndërrohet në një rrënje siç është në germën “W”. Gjallërimi që shihet mund të jetë provokuar nga subvencionimi nga ana e shtetit të sektorëve të veçantë. Kështu që pyetja “vallë, a dalim nga kriza, apo jo” nuk është vetëm bullgare. Të gjitha vendet e BE-së shtrojnë pyetjen “kur dhe si” do të dalim nga kriza. Është fakt, se kriza preku të gjitha sektorët e ekonomisë. Ndryshe nga industria, ku shihen simptoma të shtimit të prodhimit, në sektorin e ndërtimit vazhdon tendenca e qëndrueshme e kufizimit. Kjo shprehet si në vështirësi financiare në pagesat, ashtu edhe në vëllimin e ulur të prodhimit, në krahun e çliruar të punës. Kështu që në këtë fushë nuk shihet asnjë simptomë të përmirësimit.”

Shërbimet fitojnë një rëndësi gjithnjë më e madhe për ekonominë bullgare. 60 për qind nga produkti i brendshëm bruto sigurohet pikërisht nga shërbimet. Dhe në se nuk ishin shërbimet, ekonomia bullgare do të regjistronte një rrënje edhe më të ndjeshme në produktin e brendshëm bruto për shkak të ngushtimit të industrisë dhe ndërtimit. Inflacioni kombëtar është një tregues i përgjithësuar makroekonomik, por ai nuk mund të jetë i njëjtë për të gjitha familjet. Lidhur me këtë Instituti Kombëtar Statistikor hapi një kalkulator personal në faqen e vet internet. Secili që ka dëshirë mund të plotësojë të ardhurat dhe shpenzimet e veta mujore dhe vjetore. Kundrejt këtyre të dhënave ai në mënyrë automatike do të marrë informacion për inflacionin e familjes së vet. Ato të dhëna secili mund të krahasojë me të dhënat e Institutit Kombëtar Statistikor. Kalkulatorë të tillë përveç Bullgarisë kanë Britania e Madhe, Gjermania, Holanda, Rusia dhe Sllovenia. Pyetjes çfarë mund të mësojnë konsumatorët nga kalkulatori në fjalë, zonja Koceva iu përgjigj:

“Në radhë të parë njeriu zbulon sa mjete harxhon dhe për çfarë. Krahas kësaj ai mëson më shumë për buxhetin e vet personal. Në sajë të kalkulatorit njeriu mund të kontrollojë buxhetin familjar me qëllim përmirësimin e tij.”

Pjesëmarrja e Institutit Kombëtar Statistikor në një projekt të përbashkët me Evrostatin për monitorimin e tregjeve, kërkon aktualizim të shportës së konsumatorit bullgarë. Si rezultat disa prej mallrave dhe shërbimeve të kontrolluara deri tashti do të hiqen dhe në vend të tyre do të vihen të reja.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD