Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festa evropiane e ushqimit të shëndetshëm

Ushqimi i shëndetshëm mund të jetë edhe dëfryes dhe i dobishëm në një kohë.
Foto: BTA
Mjeshtri gjellëbërës Zhoro Ivanov është gjithmonë me buzë në gaz dhe duket tepër madhështor me kapelën e tij të bardhë. Ai është një nga pjesëmarrësit në Festen Evropiane të ushqimit të shëndetshëm dhe të gatimit bashkë me fëmijë që realizohet në Sofje për vit të tretë të radhës. Ngjarja është nën patronazhin e përfaqësisë të Komisionit Evropian në Bullgari dhe është në lidhje me Ditën evropiane për një ushqim të shëndetshëm, i cili tradicionalisht festohet më 8 nëntor bashkërisht me Asociacionin evropian të gjellëbërësve profesional - Euro-Tok. Vendi ynë e kaloi këtë datë, për shkak të epidemisë së rritur të gripit tek ne, por tani ngjarja është fakt dhe mbledh në Inter Ekspo Qendrën e kryeqytetit më shumë se 500 fëmijë. Këta janë vogëlushë në moshë që 9 deri më 12 vjeç nga shkollat e kryeqytetit, të cilët përgatitën listën shëndetësore të ngrënies me ndihmën e mjeshtërve-gjellëbërës nga i gjithë vendi. Miq të posaçëm në ngjarje qenë kryetari i Bashkisë së Sofjes zonja Jordanka Fandëkova, ambasadorët e Francës Shkëlqesia e Tij Etien djo Ponsen dhe të Hungarisë Shkëlqesia e Saj Judit Llang. Së bashku me fëmijët ata përgatitën një gjellë tradicionale dhe shëndetësore bullgare tarator (një supë e ftohtë me trangull të prerë imët, kopër, vaj ulliri, pak hudhër, arra të shtypura dhe kos bullgar).
“Qëllimi ynë është që të popullarizojmë rëndësinë të ushqimit të shëndetshëm mes fëmijëve në një mënyrë dëfryese dhe atraktive për ta - thotë zonja Zinaida Zllatanova, udhëheqëse e Përfaqësisë të Komisionit Evropian në Bullgari. Dita evropiane për një ushqim të shëndetshëm dhe gatim bashkë me fëmijët është një pjesë nga fushata e gjerë e Komisionit Evropian për luftë kundra mbipeshës përmes inkurajimit të qytetarëve të Bashkimit Evropian të zgjedhin dhe të preferojnë një regjim të balancuar ushqimor dhe të merren më tepër me sport. Një pjesë e madhe nga veset e lidhura me mënyrën shëndetësore të jetesës, ndërtohen në moshë të vogël. Fëmijëria është një periudhë e rëndësishme për afirmimin e preferencave drejt sjelljes shëndetësore si tërësi, jo vetëm ndaj ushqimit të shëndetshëm. Fëmijët, të cilëve u është shpjeguar rëndësia e ushqimit të shëndetshëm dhe të cilët janë të mësuar në mënyrë të drejtë të zgjedhin ushqimet e tyre, është më e mundshme të zhvillojnë një mënyrë jetese më shëndetësore dhe si të moshuar.”

Mbipesha dhe në veçanti majmëria e trupit është një problem për të gjithë Evropën. Studimi i përpara pak kohëshëm i Eurobarometrit në Bashkimin Evropian tregon se, rreth 22 milionë fëmijë jenë me mbipeshë, ku 5 milionë prej tyre janë me majmëri. Të dhënat për Bullgarinë nga studimi, i realizuar gjatë vitit 2008 nga Qendra kombëtare për ruajtjen e shëndetit shoqëror tregojnë se 30,6% nga fëmijët në klasë të parë janë me mbipeshë, 17% - me një peshë të tepruar shumë, kurse 15,6% - me dhjamosje. “Prandaj është me një rëndësi të madhe dhe në shtëpi dhe në shkollë fëmijët të ushqehen në mënyrë shëndetësore. Të mësohen të zgjedhin ushqimin jo vetëm në shije, por dhe si cilësi”, sqaron kryekuzhinieri Zhoro Ivanov dhe shton:

“Që të gjithë jemi dëshmitarë të praktikave fare jo të mira në industrinë ushqimore. Përpara një farë kohe kishte probleme me cilësinë e kosave, djathërave, kaçkavalleve, të propozuara dhe të ofruara në rrjetin tonë tregtar. E mira është se, tanimë edhe tek ne po vihet re një interes i forcuar drejt ushqimit të shëndetshëm, njerëzit mësohet të lexojnë etiketat e paketimit dhe të zgjedhin me të vërtetë produkte me cilësi. Një përgjegjësi e prindërve është të zgjedhin ushqimin e fëmijëve të vet, por dhe vet fëmijët mund të bëjnë jo pak në këtë drejtim. Me rëndësi është që ushqimi të përgatitet në mënyrë që jo vetëm të jetë i shijshëm por dhe të ruhen vetitë ushqimore të produkteve të futura.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD