Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2010 – vit i kinemasë bullgare

Regjisorja Adela Peeva bashkë me drejtorin e Qendrës Kombëtare të Filmave Aleksandër Donev në paraqitjen e filmave të reja bullgare
Foto: Veneta Pavllova
Më 13 janar kinematografët bullgarë shënuan festën e tyre profesionale. Pikërisht më 13 janar të vitit 1915 ishte shfaqja e filmit të parë artistik bullgar. Kjo ishte komedia “Bëllgarani është galant” me regjisor Vasill Gendov. Në Shtëpinë e Kinemasë në Sofje u projektuan kuadro të zgjedhura nga 19 filma bullgarë, të cilët janë në proces të xhirimit dhe pritet të shfaqen në ekran gjatë këtij viti.

Ndër ta është edhe filmi “Kryetari i bashkisë” me regjisore Adella Peeva. Filmi rikrijon fatin dramatik të kryetarit të Bashkisë së Sofjes Ivan Ivanov, i cili më gjatë drejtonte kryeqytetin e Bullgarisë. Filmi tjetër, që tërhoqi vëmendjen e spektatorëve ishte “Djali, që ishte mbret” me regjisor Andrej Paunov. Ky është një tregim për jetën e ish kryeministrit bullgar Simeon Sakskoburggotski. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Filmave Aleksandër Donev tha para të pranishmëve, se fillon aksioni “2010 – vit i kinemasë bullgare”:

“Bëhet fjalë për një sërë veprimtarish dhe iniciativash, nëpërmjet të cilave kinemaja moderne bullgare do të vihet në qendrën e interesit shoqëror. Gjatë fushatës së vjetshme për sigurimin e më shumë mjeteve të kinemasë bullgare, u bë e qartë, se shoqëria nuk është e informuar për zhvillimin e kinemasë së sotme bullgare. Në disa raste njerëzit kanë përfytyrim të shtrembëruar për të. Një nga shkaqet për këtë është, se ata që merren me kinema pak flasin për mekanizmat dhe mënyrat e xhirimit të filmave. Dhe ideja e fushatës “2010 – vit i kinemasë bullgare” është të korrigjohet opinioni shoqëror për kinemanë bullgare.”

Në fakt pas krizës në vitet 90-të të shekullit të kaluar, kur për shkaqe financiare u kufizua xhirimi i filmave bullgarë, gjatë shekullit të ri, kinemaja bullgare përjeton një vrull të vërtetë. Filmi më i madh bullgar brenda 20 viteve të fundit “Bota është e madhe dhe shpëtimi është kudo” deri tashti u prezantua në më se 50 festivale dhe mori më se 25 çmime ndërkombëtare dhe kombëtare. Më se 30 janë vendet, që blenë filmin për shfaqje në kinematë, rrjetet televizive ose DVD. Filmi “Zift” u shfaq në 40 festivale dhe mori 24 dallime. Ky film bullgar shfaqet jo vetëm në shumë vende evropiane, por edhe në SHBA-në dhe në Kanada. Filmi më i suksesshëm i vitit 2009 pa diskutim ishte “Pjesa lindore”. Pasi u shfaq në festivalin në Kanë, ai u prezantuan në 27 festivale ndërkombëtare të filmave, nga ku mori 10 çmime. 15 janë shtetet, që do të shfaqin këtë film. Në fushatën për përkrahje të kinemasë bullgare u përfshi edhe Festivali Ndërkombëtar Sofja Film Fest, që organizohet muajin mars. Në kuadrin e festivalit të sivjetshëm do të vihet theksi mbi kinemanë bullgare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / Muzeu

Muzeu “Veliki Presllav” prezanton Rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari

Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve".  Ekspozita kushtuar krijuesve të alfabetit sllavo-bullgar tregon rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari, si pjesë e Rrugës Kulturore..

botuar më 25-02-14 10.41.PD
Shkolla bullgare

Shkolla "Ivan Vazov" në Paris me një sfidë magjike për fëmijët që shkruajnë bullgarisht

Ekipi i shkollës bullgare të së dielës "Ivan Vazov" në Paris po përgatit edicionin e dytë të konkursit letrar ndërkombëtar "Penda magjike". Sfida është për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën që shkruajnë në bullgarisht, pavarësisht nga shkolla..

botuar më 25-02-12 6.10.PD
Maria Bakallova

Maria Bakallova do të jetë partnere me Sylvester Stallone

Maria Bakallova do të luajë një rol kryesor në filmin e ri të Sylvester Stallone "My Masterpiece" (“Kryevepra ime”), njofton faqja e kinemasë profesionale IMDB. Aktorja do të marrë pjesë së bashku me yllin amerikan dhe do të luajë rolin e një vrasëseje me..

botuar më 25-02-11 11.21.PD