Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimet ekonomike për vitin 2010

Një prej qëllimeve strategjike të qeverisë bullgare për vitin 2010 është hyrja në “sallën e pritjes” të eurozonës, ose të të ashtuquajturit “mekanizëm evropian ERM – 2”. Bullgaria do të deklarojë zyrtarisht dëshirën e saj për anëtarësim në bashkimin valutor deri në fund të muajit janar, deklaroi kryeministri Bojko Borisov, i cili ka shqetësime se “kriza me deficitet shtetërore në BE mund të vështirësojë vendin tonë në rrugën drejt anëtarësimit të tij.” Hyrja në “sallën e pritjes” do ta rritë besimin e investitorëve të huaj në stabilitetin e ekonomisë bullgare dhe do t’i bëjë të mundshme planet e qeverisë për aplikimin e euros deri në vitin 2013 para Rumanisë dhe Hungarisë. Sigurimi i pushtetarëve bazohet mbi faktin se vendi ynë e përfundoi vitin me rezultatin më të mirë fiskal në tërë BE, kurse ministri i financave Simeon Djankov pret që Bullgaria të jetë i vetmi shtet, i cili mbulon kërkesat e BE-së për deficit buxhetor nën 3 për qind. Megjithëse aktualisht vendi ynë është në kulmin e krizës financiare, ai parashikon se buxheti shtetëror do të dalë me plus gjatë këtij viti dhe për këtë tashmë ka sinjale pozitive. Para Bullgarisë ka akoma tre – katër muaj të vështirë, kurse “shpresa ime më e madhe është që gjatë pranverës të fillojmë të dalim nga kriza ekonomike”, komentoi ministri Djankov. Sipas parashikimeve të qeverisë vendi ynë do të dalë nga kriza gjatë muajit qershor. Atëherë pritet livrimi i më shumë mjeteve financiare për veprime sociale.

Optimistë janë ekspertët nga Banka Popullore Bullgare, të cilët parashikojnë 0.5 për qind rritje të prodhimit të brendshëm bruto për vitin 2010. E ngjashme është prognoza e agjencisë për vlerësimin e rrezikut Fitch. Rritje e dobët e ekonomisë bullgare pritet gjatë gjysmës së dytë të vitit, komentojnë nga Qendra për zhvillim ekonomik. Sipas analizatorëve viti 2010 do të përfundojë me rritje ekonomike zero, ose me rritje pak pozitive ekonomike, kurse kriza ekonomike në Bullgari do të përballohet në mes të vitit dhe treguesit do të vazhdojnë të rriten.

Viti 2010 do të jetë viti me investime më të dobëta, kurse niveli i tyre do të ulet deri më 2.5 – 3 mlrd. euro, parashikojnë ekspertët nga Qendra për zhvillim ekonomik. Shkaku është se projektet e filluara të mëdha investuese do të përfundojnë, kurse në të njëjtën kohë nuk priten projekte të reja. “Në sfondin e vendeve të tjera në rajon Bullgaria e përballon krizën shumë mirë”, deklaroi me krenari financieri numër 1, duke saktësuar se politika e rreptë fiskale gjatë vitit të kaluar dhe gjatë këtij viti do ta ndihmojë vendin për t’u bërë qendër e investimeve të huaja në regjion. Pritet që investitorët ta preferojnë Bullgarinë para vendeve të tjera për shkak të stabilitetit ekonomik dhe tatimeve të ulëta, sepse “Bullgaria është një vend më i vogël, por është stabil financiarisht.” Ndërkohë Greqia, Turqia, Serbia kanë deficite buxhetore prej mbi 7 për qind. Kjo do të thotë se do të jenë të detyruara t’i rritin tatimet, gjë që nuk do të jetë në interes të investitorëve të huaj. “Bullgaria do të ketë tatimet më të ulëta në regjion dhe në BE deri në fund të mandatit të qeverisë”, premtoi para pak kohe ministri i financave, duke theksuar se investitorë mjaftë të mëdhenj tregojnë interes ndaj Bullgarisë. Do t’i përkrahim fjalët e ministrit Djankov me interesin e afaristëve kinezë për investime në fushën e makinëndërtimit dhe biznesit me qelq te ne. Projekte të mëdha investimi po realizohen edhe në sektorin e burimeve ripërtëritëse energjetike.

Për sinjale pozitive në ekonominë bullgare flasin edhe të dhënat e fundit, të publikuara në faqen me fakte të CIA-së Factbook të SHBA-së. Sipas tyre për dy vjet Bullgaria është ngritur me tri pika përpara për nga treguesi dimension i prodhimit të brendshëm bruto për frymë të popullsisë, duke i tejkaluar në klasifikim vendet fqinje Rumani dhe Turqi. Nga gjithsej 229 shtete, të cilat hyjnë në këtë klasifikim, vendi ynë tashmë zë vendin e 86-të.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD
 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD