Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të ndërtojë një reaktor të ri të Centralit elektrik atomik “Kozloduj”

Aktualisht në Centralin elektrik atomik “Kozloduj” punojnë 2 blloqe dymijë megavateshe, por centrali ka kapacitetin e mjaftueshëm për shfrytëzimin e reaktorit të ri dhe vetëm është e nevojshme që të ndërtohet blloku energjetik.
Foto: arkiv
Bullgaria ka për qëllim të ndërtojë një reaktor të ri bërthamor të Centralit të saj atomik “Kozloduj”. Ai do të ketë mbi 1000 megavate energji elektrike. Investitorë amerikanë dhe evropianë interesohen për projektin. Qëllimi është që reaktori i ri të jetë ndërtuar si alternativë në vend të 4 blloqeve energjetike prej 440 megavatesh që janë nxjerrë nga shfrytëzimi. Bullgaria mori këtë vendim me këmbënguljen e Brukselin si një prej kushteve për anëtarësimin e vendit në BE. Aktualisht në Centralin punojnë 2 blloqe dymijë megavateshe, që gjenerojnë një të tretën prej energjisë elektrike të vendit. Centrali elektrik atomik ka kapacitetin e mjaftueshëm për shfrytëzimin e reaktorit të ri dhe vetëm është e nevojshme që të ndërtohet blloku energjetik.

Me gjithë se Bullgaria ka nxjerrë nga shfrytëzimi blloqet e vogla energjetike të Centralit atomik, vendi nuk ndalon të zhvillojë energjetikën e tij. Vendi ynë ka përvojë 35 vjeçare në shfrytëzimin e pajisjeve bërthamore si dhe specialistë me kualifikim të lartë. Nga ana tjetër, në shkallë botërore dhe evropiane vihet re rilindja e teknologjive bërthamore. Projekti për ndërtimin e reaktorit të ri ka përkrahje si të qeverisë, ashtu dhe në nivel ekspertësh. Kryeministri Bojko Borisov ishte kategorik se për idenë e ndërtimit të bllokut të ri prej 100 megavatesh në sheshin e Centralit elektrik atomik “Kozloduj” punohet në mënyrë aktive. Ministri i ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov komentoi se ekziston infrastruktura e duhur, pajisjet dhe aparaturat e sheshit të Centralit atomik, të cilat janë liruar pas nxjerrjes nga shfrytëzimi i 4 blloqeve të vogla. Aktualisht një grup punëtorësh bën një studim para projektimit për të dhënë vlerësim dhe analizë të situatës me reaktorët e mbyllur. Drejtori ekzekutiv i Centralit elektrik atomik “Kozloduj” Dimitër Angellov rikujtoi se në vitin 2002, saktësisht në Vitin e Ri ishin nxjerrë nga shfrytëzimi 2 blloqet e para, kurse në vitin 2006, prapë më 31 dhjetor, ishin mbyllur reaktorët e tretë dhe të katërt. Ai kategorikisht përkrah ndërtimin e bllokut të ri energjetik.

Ideja që të shfrytëzohen infrastruktura dhe sheshi i Centralit elektrik atomik “Kozloduj” për ndërtimin e reaktorit të ri bërthamor prej 1000 megavatesh u hodh nga energjetikët.

“Me infrastrukturën ekzistuese, sipas vlerësimit të ekspertëve, ndërtimi i reaktorit të ri të centralit tonë atomik do të kushtojë afro 2 mlrd. eurosh – tha në intervistë për Radio Bullgarinë drejtori ekzekutiv i Centralit elektrik atomik “Kozloduj” Dimitër Angellov. – Përparësia është se Centrali atomik do të marrë pjesë në projektin me pajisjet dhe të aparaturat e liruara nga reaktorët e vegjël të cilët do të shërbejnë si bazë për ndërtimin e bllokut të ri energjetik. Investitori gjithashtu do të bëjë analizat e vetë, por ky nuk do të jetë as shteti, as Centrali atomik.”

Nga ana e investitorëve a ka interes për pjesëmarrje në projekt?

“Ka interes nga ana e investitorëve amerikanë dhe evropianë. Bashkë me Centralin elektrik atomik në mënyrë të hollësishme do të analizohen nevojat e tregut energjetik dhe perspektivët në rajon. Qëllimi është që të vlerësohet sa e leverdishme nga pikëpamja financiare do të jetë ndërtimi i një ose dy reaktorëve.”

Përmendët tregun energjetik. Disa prej ekspertëve prognozojnë uljen e përdorimit të energjisë, të tjerët pohojnë se pas daljes nga kriza do të rritet kërkesa e energjisë elektrike. Njëkohësisht në rajon ndërtohen kapacitete të tjera konkurruese.

“Projekti ynë do të jetë konkurrues, sepse do të shfrytëzojmë infrastrukturën dhe aparaturën që janë ndërtuar tashmë, si dhe potencialin e kuadrove. Shpresojmë se kjo do të jetë një perspektivë e mirë për investimin në sheshin e Centralit elektrik atomik. Sa i përket tregut energjetik, kjo është çështje që duhet të analizohet.”

Çfarë tip reaktor do të instalohet, çfarë teknologji është e leverdishme për Bullgarinë?

“Ne mendojmë, se reaktori, i cili do të shfrytëzohet për alternativë, duhet të jetë projekt evropian ose amerikan nga gjenerata e katërt, p.sh. reaktori “tre plus”. Aktualisht në Centralin punojnë reaktorë rusë prej 2 mijë megavatesh. Ideja jonë është që të ketë diversifikim dhe mbrojtje të energjetikës bullgare, të mos përsëriten të njëjtët ekzekutues dhe furnizues.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD