Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bursa e mallrave e Sofjes – indikator për proceset ekonomike

Drejtori ekzekutiv i Bursës së mallrave të Sofjes Vasill Simov
Foto: BTA
Tregtia është indikatori real i proceseve në ekonomi. Kjo, që ndodhi në Bursën e mallrave të Sofjes gjatë vitit të kaluar, tregon ndikimin e krizës financiare dhe ekonomike mbi biznesin bullgar:

“Vëllimi i përgjithshëm i mallrave gjatë vitit 2009 është rreth 313 mln. leva (rreth 160 mln. euro). Ky vëllim është relativisht më i ulët në krahasim me vitin e kaluar 2008 – saktëson drejtori ekzekutiv për bursën Vasill Simov. Mirëpo viti 2008 ishte viti më i fuqishëm jo vetëm për bursën, por edhe për Bullgarinë në përgjithësi gjatë disa viteve të fundit. Kjo që na gëzon sa i përket vitit 2009 është aktiviteti në rritje dhe popullariteti i bursës gjatë tërë vitit. Për ketë flet fakti se megjithë gjendjen e rëndë të vendit nga pikëpamja ekonomike, viti i kaluar shënon rritje sa u përket marrëveshjeve të lidhura. Numri i përgjithshëm i marrëveshjeve është 684. Disa njerëz do të thonë se pasi ka aq shumë marrëveshje nuk ka krizë, por në fakt nuk është kështu. Vërtetë numri i marrëveshjeve është më i madh, aktiviteti është më i madh, klientët në bursë janë më shumë, por vëllimi i marrëveshjeve është më i vogël. Shpjegimi është se firmat, të cilat prodhojnë, bëjnë tregti, përdorin mallra, kanë vështirësi ekonomike sa i përket marrjes së resursit financiar dhe realizimit të prodhimit të tyre.”

Tregtia kryesore në Bursën e mallrave të Sofjes realizohet me lëndë djegëse dhe mbartës energjie. Ekziston një tregti mjaftë aktive sa u përket lëndëve kimike dhe produkteve kimike, por në përgjithësi lëndët djegëse janë ato produkte, me të cilët bëhet tregti më aktive në bursë. Çmimi i tyre në Bursën e mallrave të Sofjes varet nga lëviza e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Në fillim të vitit 2009 çmimi mesatar i naftës së papërpunuar qe 53 dollarë për një barel, kurse në fund të vitit - 79 dollarë për një barel. Në sektorin e “Mallrave joushqimore” gjatë vitit janë lidhur shumë marrëveshje dhe me metale dhe produkte prej metali.”

Në Bursën e mallrave të Sofjes gjatë vitit 2009 janë lidhur pak marrëveshje për grurë. Antonina Bellopitova, udhëheqëse e tregtisë së bursës, thotë:

“Sipas meje një prej shkaqeve është informimi i dobët i vetë prodhuesve, se mund të shesin prodhimin e tyre te ne. Domethënë, duke hyrë te ne në bursë, të marrin një çmim të mirë për prodhimin e tyre. Vetë roli i bursës së mallrave për to nuk është i qartë. Për fat të keq ne tashmë 19 vjet përpiqemi ta shpjegojmë këtë rol, por këto janë faktet. Ka dhe diçka tjetër. Kjo është mungesa e dëshirës nga ana e mullinjve, e tregtarëve dhe eksportuesve të drithërave të bëjnë tregti me bursën dhe kështu të nxjerrin në pah.”

Në tregjet botërore vazhdon të rritet çmimi i lulediellit vajdhënës. Çmimi i tij gjatë vitit të kaluar rritej vazhdimisht. Gjithashtu rriten çmimet e vajës së lulediellit në plan botëror, gjë që ndikon mbi çmimin e saj në Bursën e mallrave të Sofjes. Padyshim është rritur edhe çmimi i sheqerit të rafinuar në tregjet ndërkombëtare, për shkak të prodhimit të dobët në Brazil, i cili është eksportuesi kryesor i sheqerit. Rritja e çmimit të sheqerit gjatë vitit është pothuaj dy herë. Është normale të ketë rritje të çmimit të tij edhe në Bursën e mallrave të Sofjes dhe përkatësisht në dyqane.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD

PBB-ja është rritur me 2.2% sipas bazës vjetore në tremujorin e tretë

Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..

botuar më 24-11-15 12.25.MD

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projektin për ndryshime në Kodin e Punës

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..

botuar më 24-11-12 7.44.MD