Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Perperikon - një nga objektet më të njohura arkeologjike bullgare në mediat e huaja

Foto: arkiv
Tanimë 10 vjet ekipi i profesorit Nikollaj Ovçarov studion qytetin e shenjtë Perperikon në Rodopet Lindore. Në konferencën e shtypit në Sofje arkeologu i njohur bëri një përgjithësim për zbulimin aty.

“Perperikon ka histori, zanafilla e së cilës është që përpara 7 mijë vjetëve – tha prof. Ovçarov në një intervistë për Radio Bullgarinë. – E dëshmuam këtë me studimet tona 10 vjeçare. Ajo fillon në epokën e gurit dhe të bakrit në mijëvjeçarin e V dhe të VI përpara Krishtit dhe vazhdon deri në vitin 1361, kur pas një rrethimi të rëndë ai është pushtuar nga osmanlinjtë. Kuptohet që periudhat nuk janë të barabarta për nga rëndësia dhe zhvillimi. Gjatë epokës së gurit dhe të bakrit ai është vend i shenjtë, por pa godina, sepse njerëzit atëherë nuk kanë disponuar me mjete të nevojshme. “Shekulli i parë i artë” i qendrës së kultit është në epokën e vonë të bronztë - nga shekulli i XV deri në shekullin e XI përpara Krishtit. Atëherë ai kthehet në qendrën më të madhe të Gadishullit Ballkanik. Gjatë vitit të kaluar ne zbuluam një sistem të tërë prej oltarësh shkëmbor, të cilin do të vazhdojmë ta zbulojmë, gjetëm akoma shumë artefakte, të cilat tregojnë për veprimtaritë kulturore dhe për zhvillimin e metalurgjisë të asaj kohe. Maja e dytë e madhe në historinë e Perperikonit është në epokën romake - shekulli i III-V, kur ai tanimë është një qytet i shenjt shkëmbor me rrugë të drejta, me godina administrative dhe kisha. Zmadhimi i tij është i lidhur dhe me nxjerrjen e floririt në minierë, të cilët janë në afërsi me Perperikonin. Kuptohet, që nuk dua të nënvleftësojë dhe periudhën mesjetare. Nga shekulli i XII deri në shekullin e XIV ai është qendër peshkopale, një qytet shumë i rëndësishëm, për të cilin jo njëherë hyjnë në luftë Bullgaria dhe Bizanti, për këtë dëshmojnë dokumentet.”

Me çfarë është unikal Perperikon?

“Me gjëra të shumta, sepse 5-6 epokat historike janë paraqitur në të dhe secila prej tyre ka monumentet e veta interesante. Kështu që e kam shumë të vështirë të them ketë ose atë. Është shumë e rëndësishme për shembull se aty kërkojmë tempullin e Dionisit - gjetëm një sistem të tërë prej oltarësh, të cilët janë përshkruar nga autorët antik. Aty zbuluam kishën më të herët, nga fundi i shekullit të IV, nga e cila ka filluar pagëzimi i trakëve në Rodopet. Të shumta janë aksentët, të cilat mund të dallohen në zhvillimin e Perperikonit dhe kjo e bën kaq unikal.”

Qyteti i shenjtë dhe studimet e tij janë të paraqitura gjerësisht jo vetëm në mediat bullgare, por dhe në ato të huaja. Akoma gjatë vitit 2000 CNN transmeton reportazhin e vet të parë për të. Euronews dhe RTL po kështu i kushtojnë vend në programet e veta gjatë viteve të kaluara për zbulimet e Perperikonit dhe vende të tjera në Rodopet Lindore, shënon Nikollaj Ovçarov. Përpara 3 vjetëve për ta është bërë një film i shkëlqyer 50 minutash, sipas fjalëve të tij, nga kanali kulturor evropian APTE, i cili është transmetuar shumë herë me radhë. Gazeta me influencë të huaja po kështu kanë botime për zbulimet arkeologjike në rajon. Një njohje e madhe është përfshirja e Perperikonit në seleksionimin e 50 vendeve të shenjta në librin e autorit britanik Filip Kar-Gom “Vendet e shenjta nëpër botë: nga Stounhenxh deri në Santjago de Kompostella”.

Gjatë vitit të kaluar në Perperikon startoi projekti evropian në kuadrin e programit PHARE. Me mjete prej tij u bë një gërmim rreth 30 metrave në shkëmbinjtë për një qendër për vizitorë, u restaurua muri lindor i kalasë mesjetare, i gatshëm për vizita dhe qendra mesjetare e rrethit nën Perperikon, në të cilën dikur kanë vepruar 3 kisha. “Mjerisht, gjatë muajit dhjetor paratë për projektin u ngrinë - vuri në dukje Nikollaj Ovçarov. Kuptohet se, qeveria sigurisht që ka bazat e veta në sfondin e krizës në vend. Shpresojmë se gjatë këtij viti këto mjete të lirohen”, thotë arkeologu. Në këtë mënyrë deri në fund të vitit do të mund të përfundohet qendra për vizitues. Në fakt, vetëm më 1 janar Perperikon është i vizituar nga rreth 1200 turistë. Klima e butë në Rodopet Lindore lejon që këtu të vijnë turistë që nga fillimi i marsit deri në fund të nëntorit, vuri në dukje prof. Ovçarov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika

Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..

botuar më 24-09-20 12.23.MD

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD

"Lindja e Virgjëreshës" - Manastiri Paligodèn mbron atë që është lënë trashëgim nga Shën Apostulli Pal

Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..

botuar më 24-09-08 5.45.PD