Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

162 vjet nga lindja e poetit revolucionar Hristo Botev

Më 6 janar të vitit 1848 lindi poeti gjenial bullgar Hristo Botev, njeri nga heronjtë më të dashur dhe më të respektuar nga mbarë kombi bullgar. Ai vdiq kur ishte mezi 28 vjeçar në kohën e kryengritjes së popullit bullgar kundër robëruesve turk shpallur muajin prill të vitit 1876, i njohur si Kryengritja e Prillit. Ky rebelim shënoi majën e Luftërave Nacional-Çlirimtare të popullit bullgar kundër robërisë pesëshekullore turke. Hristo Botevi jetonte dhe shkruante në një epokë të stuhishme. Ai krijoi kryevepra të vërteta, të cilët edhe më sot nuk e kanë shokun në letërsinë bullgare. Tepër i ri Botevi e sakrifikoi jetën për çlirimin e atdheut të dashur.

Hristo Botevi lindi në vitin 1848 në qytetin Kallofer të Bullgarisë Qendrore, në familjen e mësuesit Botjo Petkov. Mësoi në qytetin e lindjes, dhe pas kësaj mbaroi Gjimnazin e Odesës. Gjatë vitit 1867 u kthye në qytetin e lindjes që të zëvendësojë të atin si mësues. Më 11 maji, Ditën e krijuesve të alfabetit bullgar dhe të shkrimit sllav Shenjtorët Kirill dhe Metodij, ai mbajti një fjalim të flakët revolucionar. Kjo e caktoi fatin e tij të mëtejshëm, dhe gjatë vjeshtës u detyrua të emigrojë në Rumani. Aty gjenin strehë qindra emigrantë politikë bullgarë dhe dilnin nga shtypi gazeta në gjuhën bullgare.

Në Rumani Hristo Botevi botonte gazetat “Fjala e emigrantëve bullgarë”, “Zilja”, “Flamuri”, publikonte vjersha, artikuj politikë dhe fejtone. Ai e shikonte luftën për çlirimin e Bullgarisë jo si kundërvënia midis bullgarëve dhe turqve, por si luftë për demokraci, të drejta njerëzore dhe drejtësi sociale. Edhe më sot veprat e tij janë aktuale dhe nuk kanë humbur forcën e vet ndikuese.

Gjatë vitit 1875 Hristo Botevi botoi një përmbledhje vjershash së bashku me një poet tjetër dhe revolucionar – Stefan Stambollov, njeriu i cili ishte një nga kryeministrat e Bullgarisë së çliruar. Edhe më sot ndër veprat më të njohura bullgare janë balada “Haxhi Dhimitër” dhe elegjia “Varja e Vasill Levskit”, të dy ata të shkruara pas vdekjes së këtyre dy heronjve të luftës çlirimtare bullgare. Dhe sikur me fjalët e baladës “Haxhi Dhimitër”: “Ai që bije në luftë për liri, ai nuk vdes!” Hristo Botevi e profetizoi pavdekshmërinë e vet. Vjershat e poetit revolucionar Hristo Botev janë të përkthyera në dhjetëra gjuhë të huaja, duke përfshirë edhe atë shqipe në vitin 1956 nga Mark Gurakuqi.

Jeta e shkurtër e poetit revolucionar Hristo Botev ishte e shoqëruar me shumë vështirësi, vuajtje dhe moskamje. Muajin prill të vitit 1876, kur u shpërthye kryengritja e bullgarëve kundër robëruesve turq, Hristo Botevi organizoi një çetë nga 200 veta. Ata kaluan lumin Danub nga bregu rumun te bregu bullgar me anijen austriake “Radecki”. Rebelët në krye me revolucionarin Hristo Botev zbritën në bregun bullgar afër Kozlodujit. Disa ditë më vonë çeta u shpartallua, ndërsa vet Botevi u vra.

Me gjithë disfatën e Kryengritjes së Prillit nga viti 1876, ajo ishte një shprehje e vullnetit të popullit bullgar të jetojë në liri dhe në demokraci. Dhe ky qëllim u arrit pak më vonë si rezultat i Luftës Çlirimtare Ruso Turke nga vitet 1877-1878.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD
Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD