Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumjana Zheleva – kandidatura bullgare për evrokomisare

Foto: BGNES
Kandidatura bullgare për evrokomisare i përket ministres së punëve të jashtme dr. Rumjana Zheleva. Ajo ka mbaruar sociologji në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Ka specializuar sociologji ekonomike dhe industriale në Universitetin në Bilefeld dhe në Universitetin e lirë në Berlin. Në vitin 2003 ka mbrojtur disertacionin për doktor të sociologjisë në universitetin “Otto von Guericke” në Gjermani. Dr. Zheleva është pedagoge në katedrën “Sociologjia” pranë Fakultetit filozofik të Universitetit të Sofjes “Kliment Ohridski” dhe është bashkëpunëtore shkencore në Institutin e sociologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Ajo është pedagoge e jashtme mbi studimet evropiane në Universitetin në Megdeburg, Gjermani. Nga lista e partisë politike GERB dy herë dr. Rumjana Zheleva është zgjedhur evrodeputete dhe ishte anëtare e grupit parlamentar të Partisë popullore evropiane. Më 10 dhjetor të vitit 2009 ajo u zgjodh zëvendëskryetare e Partisë popullore evropiane. Kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Barozu propozoi që Rumjana Zheleva të kryesojë sektorin “Bashkëpunim ndërkombëtar, ndihmë humanitare dhe reagime në rast të krizave”.

Në prag të procedurës për zgjedhjen e evrokomisarit ministrja Rumjana Zheleva dha një intervistë posaçërisht për Radio Bullgarinë.

“Anëtarësimi i Bullgarisë në BE është një shans historik për të” – është e bindur dr. Rumjana Zheleva. – Gjithmonë kam besuar, se Bullgaria mund të jetë një vend i zhvilluar në kontinentin tonë – thotë ajo. Tani, pas tre vjetëve të anëtarësimit, besoj, se ne, në të vërtetë, mund të jemi një anëtar i rëndësishëm i BE. Mund të kontribuojmë për zhvillimin e vet projektit BE, për konsolidimin e tij, për integrimin e brendshëm të shteteve anëtare. Në momentin kur erdha në Gjermani dhe u njoha me kulturën dhe mënyrën e jetesës së këtyre njerëzve, i tashë vetes, se dua që edhe vendi im një ditë të arrijë nivelin e kësaj kulture politike dhe shoqërore, të marrëdhënieve, të efektivitetit të punës dhe të administratës. Gjithmonë kam dëshiruar që Bullgaria të ketë vlera evropiane dhe praktika evropiane.”

Sektori “Bashkëpunim ndërkombëtar, ndihmë humanitare dhe reagime në rast të krizave” i ishte propozuar dr. Rumjana Zhelevës nga kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Barozu. Ministrja bullgare e punëve të jashtme e pranon këtë propozim. Ja për se:

“Sepse me anën e këtij sektori realizohet një detyrë shumë e rëndësishme e BE, e pikërisht të jetë një lojtar global, i cili ndërhyn me vendosmëri në politikën dhe në realizimin praktik, si edhe në politikat e shteteve anëtare – shpjegon Rumjana Zheleva. Si evropianë ne kemi vlera, praktika të mira, standard të jetesës dhe do të ndihmojmë vendet dhe popujt jashtë BE të arrijnë nivelin e tyre. Ky sektor për mua është jo vetëm shprehje e solidaritetit e BE, por është mundësi të punojë me më shumë se 200 organizata joqeveritare, sepse nëpërmjet tyre në praktikë realizohet solidariteti i Evropës. Kjo është një detyrë me përgjegjësi të madhe, sepse pothuaj 1 miliardë euro është buxheti i këtij sektori vetëm në fushën që është lidhur me ndihmën humanitare. Ai përfshin tre elemente-ndihmë humanitare, reagim në rast të krizave dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Është me rëndësi të dihet, se tani me Marrëveshjen e Lisbonës ndihma humanitare për herë të parë bëhet politikë e komunitetit, tani Komisioni Evropian bashkë me shtetet anëtare është donatori më i madh i ndihmës humanitare në botë. Kjo do t’i japë mundësi komunitetit të krijojë bazën juridike, të zhvillojë instrumente, me të cilat Komisioni Evropian në emër të bashkimit të mund të veprojë në mënyrë më efektive në shprehjen e solidaritetit të BE. Lidhja e ndihmës humanitare me reagimin në rast të krizave gjithashtu bëhet për herë të parë dhe inkurajohet nga të gjithë që kanë punuar në këto dy fusha. Marrëveshja e Lisbonës i jep mundësi bashkimit të ndërtojë solidaritetin si një instrument financiar dhe si politikë në rast të krizave dhe fatkeqësive, të cilat mund të ndodhen në çdo një prej shteteve anëtare të bashkimit. Në përgjithësi të rritë gatishmërinë e shteteve anëtare për reagime në rast të fatkeqësive si dhe të avarive të shkaktuara nga veprimi i njeriut.”

Nëse do të afirmohet si komisare evropiane, sfida e parë para zonjës Rumjana Zheleva do të jetë:

“Viti 2011 është Vit evropian i veprimtarisë vullnetare. Unë pata mundësi si evrodeputete të diskutojë në sallën plenare mbi këtë temë dhe në lidhje me qëndrimin e parlamentit për shpalljen e vitit 2011 si i tillë. Tani me Marrëveshjen e Lisbonës të gjitha shtetet anëtare kemi një qëllim të përbashkët dhe ky është ekonomia e tregut. Shtetet si Gjermania, Austria zhvillojnë prej vitesh të ashtuquajturin “angazhim social” – angazhimin e komuniteteve, të grupeve të ndryshme sociale dhe të moshave për punë të dobishme sheqerore, e cila jo gjithmonë paguhet. Në këtë kuptim shpreh kënaqësinë tim të madhe, së nëse do të afirmohem nga Parlamenti Evropian për komisare që përgjigjet për bashkëpunimin ndërkombëtar, ndihmën humanitare dhe reagimet në rast të krizave, do të kem mundësinë ta bëjë këtë propozim në emër të komisionit.”

Është me rëndësi që procedurat e dhënies së ndihmave të thjeshtëzohen. Si mund të bëhet kjo dhe a ka iniciativa të tilla ligjore?

“Nuk mund të flasim për të gjitha llojet e ndihmave, duhet të flitet për secilin rast konkret – përgjigjet dr. Zheleva. Komisioni Barozu ka ngritur iniciativën për thjeshtëzimin e procedurave dhe të rregullave. Ajo ka për qëllim më pak burokraci në realizimin e veprimtarisë ligjvënëse dhe për realizimin konkret në praktikë të politikës së BE. Kjo është një iniciativë, në të cilën të gjithë komisarët përfshihen dhe secili në sektorin e vet duhet të bëjë maksimalen kur propozohen aktet e reja ligjore, që ato të çojnë në këtë efekt. Kryesorja është të reduktohen pengesat administrative, pa prekur në asnjë mënyrë llogaridhënien dhe transparencën.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD