Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Studimet e reja në fushën e Ballkanistikës

Në mes të dhjetorit në sallën e re të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” u paraqitën studimet e reja në fushën e Ballkanistikës. Dega e Ballkanistikës është e re për universitetin, sepse ajo është krijuar para pothuajse 15 vjetësh pranë Fakultetit të filologjisë sllave. Studentët e këtij specialiteti kanë mundësi të njihen me Gadishullin e Ballkanit nëpërmjet studimit të gjuhës, letërsisë, historisë, folklorit, fesë dhe kulturës të popujve, që kanë jetuar dhe jetojnë në këtë rajon.

Disa pedagogë dhe studentë të degës paraqitën përpara kolegëve dhe miqve hulumtimet e tyre më të reja në fushën e Ballkanistikës. Sesioni shkencor filloi me paraqitjen e gramatikës së gjuhës të sotme shqipe me emrin “Gjuha shqipe” me autor Ludmill Stankov. Ai ka mbaruar Filologjinë franceze dhe bullgare, ka mësuar shqipen në një kurs fakultativ dhe i ka përmirësuar dijet e veta për gjuhën shqipe gjatë kohës së punës së vet diplomatike në Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. Në sesionin shkencor gramatika u paraqit nga docentja Rusana Bejleri. Sipas saj ky botim nuk është vetëm një libër mësimi, por mund të vlerësohet si një monografi, sepse është bazuar mbi studimet, fjalorët dhe librat më të autoritetshme, të botuar gjatë viteve të fundit. “Gjuha shqipe në formën e saj normative është paraqitur në këtë libër. Dinjiteti i veçantë i librit janë terminologjia, shumë shembujt dhe përkthimi i këtyre shembujve.” - nënvizoi zonja Bejleri. Ajo e vlerësoi shumë lartë këtë libër, i cili është në ndihmë të secilit studiues të gjuhës shqipe.
Ludmill Stankov dhe docentja Rusana Bejleri

Vet autori i gramatikës Ludmill Stankov tha për punën e tij akademike: “Unë kisha fat të punoj 3 mandate me radhë në Ambasadën bullgare në Tiranë dhe shfrytëzova këtë kohë për të grumbulluar materialet. Punova me shumë dëshirë mbi këtë libër mësimi. E kam përshkuar formën normative. Gjuha bullgare dhe shqipja kanë gjera të përbashkëta si për shembull shquarsia e emrave dhe dyfishimi i kundrinave. Interesi im ndaj gjuhës shqipe erdhi në bazën e këtyre faktorëve të rëndësishëm. Zoti Stankov gjithashtu rikujtoi një fakt shumë interesant: “Interesi ndaj gjuhës shqipe ka ekzistuar prej vitesh në Bullgari. Në fillim të shekullit të kaluar pranë Institutit mbretëror në Bullgari ishte krijuar i ashtuquajturi Gjimnaz mbretëror, i cili ka ekzistuar nga viti 1908 deri në vitin 1913. Në të pedagog i gjuhës greke dhe latine ka qenë Perikli Çilev, i cili u ka dhënë mësime djemve të mbretit bullgar Ferdinand edhe në gjuhën shqipe.”

Një kontribut të madh për botimin e gramatikës ka dhënë prof. Petja Asenova, e cila theksoi: “Libri është jo vetëm akademik, por edhe është shkruar duke pasur parasysh bullgarin, i cili do të mësojë gjuhën shqipe. Vështirësitë, të cilët autori ka pasur duke mësuar këtë gjuhë e kanë motivuar t’i ndihmojë lexuesit e këtij libri. Ky është një libër, i cili për një kohë të gjatë do të mbetet një manual i vlefshëm për gjithçka të lidhur me gjuhën shqipe.” Prof. Petja Asenova gjithashtu paraqiti projektin e Akademisë flamande mbretërore të shkencës dhe artëve të Belgjikës për “Gramatika ballkanike me fjalor”. Ajo punohet nga një ekip ndërkombëtar me ekspertë nga të gjitha vendet ballkanike dhe çdo një prej tyre punon gramatikën në gjuhën e vet mbi bazën e të njëjtit koncept shkencor. “Qëllimi është të paraqitet një vizion të përbashkët të këtyre gjuhëve në plan krahasues. Çdo një prej këtyre gramatikave do të konspektohet në një studim përfundimtar nga prof. Liliane Tasmovski. Gramatikës do t’i shtohet një fjalor i gjuhëve ballkanike dhe për gjuhën baze do të shërbejë anglishtja.” – vuri në dukje prof. Asenova. Ky libër do të dalë në tregun e librave gjatë vitit 2010.

Drejtorja e degës së Ballkanistikës pranë Universitetit të Sofjes doc. Vasillka Alleksova bëri një paraqitje të shkurtër të studimeve etnolinguistike në Rumani gjatë viteve të fundit. “Janë zhvilluar studime në disa drejtime. Një temë aktuale është terminologjia e praktikave magjike popullore si edhe të mjekësisë popullore. Punohet edhe mbi gjuhën e yshtjeve rumune. Ishin botuar dhe studime të terminologjisë së riteve dasmore dhe të varrimit. Zamfira Mihail vendosi fillimin e studimit të etimologjisë në plan etnolinguistik.” – tregoi doc. Vasillka Alleksova.
Në fotografinë (nga e majta në të djathtë): studentet Darina Felonova, Sllaveja Nedelçeva dhe Anna Kapitanova

Studentët e Ballkanistikës gjithashtu paraqitën studimet e tyre të fundit. Studentet Darina Felonova, Sllaveja Nedelçeva dhe Anna Kapitanova treguan jo vetëm përshtypjet e veta nga ekspedita në fshatin Mandricë, ku ende jetojnë shqiptarë, por edhe mbajtën kumtesë për zhvillimin historik, specifikat e dialektit, folklorin dhe fenë e banorëve të fshatit me prejardhje shqiptare. (Më shumë hollësi për këtë studim mund të lexoni këtu http://www.bnr.bg/sites/sq/Lifestyle/Balkans/Pages/051209_Mandrice.aspx)
Studentët Bojan Ivanov, Borisllava Petkova dhe Hristina Sllavova

Studentët Bojan Ivanov, Borisllava Petkova dhe Hristina Sllavova prezantuan studimin e tyre për vllehtë në rajonin e qytetit Loveç (Bullgari Qendrore). Projekti ishte zhvilluar nën kryesinë e doc. Vasilka Aleksova dhe në bashkëpunim me revistën “Gjuhësia krahasuese”. Një studimi i tillë i dialektit të kësaj pakice është bërë për herë të parë dhe studentët paraqitën specifikat e dialektit, që ata kanë regjistruar dhe kanë studiuar.

Sesioni përfundoi me paraqitjen e projektit “Aspekte ndërdisiplinore të Ballkanistikës. Sigurimi metodologjik dhe informativ” nga doc. Rumjana Stançeva. Në kuadrin e këtij projekti janë realizuar ekspeditat e studentëve në Mandricë dhe në regjionin e qytetit Loveç. Një qëllim tjetër është katalogjizimi i librave të degës, shkëmbimi i ideve, pjesëmarrja dhe zhvillimi i projekteve të reja. Doc. Stançeva tregoi dhe për programin për gradën shkencore doktor me titull “Letërsitë e Evropës së Bashkuar”. Ideja e tij është të bëhen krahasime midis letërsive evropiane dhe hulumtimet të shkruhen në gjuhën franceze. Iniciativa i përket Universitetit të Bolonjës dhe në të janë bashkuar disa universitete të kontinentit të vjetër. “Për ne ky është një projekt me vlerë të lartë, sepse krahasohen 3-4 letërsi evropiane dhe në këtë rast ne mund të përfshijmë edhe letërsitë ballkanike. Ju e dini se literaturat ballkanike komunikojnë në hapësirën evropiane.”

Miq të posaçme të këtij aktiviteti ishin dhe ambasadori i Republikës së Rumanisë në Bullgari Anton Pakuretu dhe ministri fuqiplotë Grigor Cullufe nga Ambasada e Shqipërisë në Bullgari.
По публикацията работи: Maria Peeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD