Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekonomia e Bullgarisë gjatë vitit 2009

Ekonomia bullgare gatë vitit 2009 do të mbahet mend me shifrën 2. Përjetuam negativet e dy krizave – të gazit gjatë janarit dhe të asaj botërore ekonomike. Në vend ndryshuam dy qeveri, miratuam dy buxhete, ngritëm dy koncepte për projektet energjetike strategjike të vendit, arritëm në dy skajet e politikës financiare – nga teprica buxhetore deri te deficiti buxhetor. Gjithashtu u bë e qartë se vetëm për dy muaj pasuria financiare e bullgarëve ka rritur me dy miliardë. Ndërkohë ministri financiar i Bullgarisë Simeon Djankov në mënyrë metaforike e quajti buxhetin 2010 “një picë të vogël pa mish”.

Gjatë vitit 2009 qëllimet kryesore të qeverisë ishin lidhur me ruajtjen e stabilitetit fiskal, të bordit valutor në vend dhe me ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për përfshirjen e vendit në zonën evropiane. Bullgaria arriti ta rikthejë besimin e BE- së dhe Brukseli debllokoi një pjesë shumë të madhe prej fondeve evropiane. Për shkak të kësaj, shumë para hynë në ekonominë bullgare. Disiplina financiare që ishte imponuar dhe masat e qeverisë kundër krizës dhanë rezultat. Agjencia ndërkombëtare “Standart and Poor’s” rriti perspektivën para vlerësimit të rrezikut të Bullgarisë nga negativ drejt stabil. “Ky vlerësim do të na jep mundësinë të përfshihemi në zonën evropiane”, tha kryeministri Bojko Borisov, duke vërtetuar qëllimin strategjik të qeverisë që vendi ynë të pranojë monedhën e përbashkët evropiane gjatë vitit 2013. Argumentet e ministrit financiar Simeon Djankov ta bindë Brukselin në këtë janë - vendi të arrijë një buxhet të balancuar për vitin 2010, deficiti buxhetor i vendit të jetë në shkallë më të ulët në BE për vitin 2009 dhe borxhi shtetëror ndaj Produktit të Brendshëm Bruto të jetë më i ulët – vetëm 13 për qind. Para pak kohe Këshilli i Ministrave detyroi parlamentin që të aktualizojë buxhetin 2009 për të përfunduar me 500 milionë leva (250 mln. euro) deficit ose 0.75 për qind prej Produktit të Brendshëm Bruto. Ministri i financave u argumentua se qeveria ka evituar shpenzimet e tepërta dhe i ka lejuar vetes me paramendime saldo negative, për të stimuluar ekonominë. Në mënyrë metaforike Simeon Djankov krahasoi buxhetin 2010 me “një picë të vogël pa mish” gjatë miratimit të tij në parlament, për shkak të parametrave të tij të ngushtuara.

“Bullgaria është prej vendeve, të cilat janë prekur më pak nga kriza dhe i japin ballë stagnacionit ekonomik”, tha përfaqësuesi rajonal i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Bullgarinë dhe Rumaninë Toni Libek gjatë vizitës së tij në vend. Faktet vërtetojnë pozitën e tij. Produkti i Brendshëm Bruto gjatë këtij viti do të ulet me 4.9 për qind dhe jo me 6 për qind, prognozon qeveria.

“Bëjmë gjithçka të mundshme për të evituar krizën e re të gazit. Depozitojmë rezerva, ndërtojmë lidhje me sistemin e gazsjellësit të Greqisë dhe të Rumanisë”, përgjithësoi angazhimet e qeverisë në sferën e energjetikës kryeministri Bojko Borisov. Ai konkretizoi se prioritar për Bullgarinë është projekti evropian i gazsjellësit “Nabuko”, por edhe ai rus “Rryma jugore” gjithashtu do të zhvillohet. Takimi më i pritur për të ardhmen e tre projekteve të mëdha energjetike midis Bullgarisë dhe Rusisë – Centrali elektrik atomik “Belene”, “Rryma jugore” dhe “Burgas - Aleksandrupolis”, nuk arriti marrëveshje konkrete. Por vendi ynë mori kompensime nga KE në vlerë prej 300 mln. eurosh, për shkak të blloqeve të vogla të Centralit atomik “Belene”, të cilat ishin nxjerrë nga shfrytëzimi. Bullgaria ka për qëllim të ndërtojë një reaktor të ri 1000 megavatesh në sheshinë e centralit atomik, sepse për shkak të nxjerrjes nga shfrytëzimi i blloqeve të vogla u lirua infrastruktura e nevojshme. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim i lëshoi Bullgarisë mjete për ndërtimin e Depos kombëtare të plehrave radioaktive.

Pavarësisht nga ndikimi i krizës, pasuria financiare e bullgarëve po rritet, ndonëse në mënyrë të ngadalshme, tregojnë studimet e agjencisë së pavarur Industry Watch. Gjatë tremujorit të tretë pasuria financiare ka arritur 34.3 mlrd. leva (afro 17 mlrd. euro), ndërsa në fund të muajit korrik analizatorët njoftuan për 32.1 mlrd. leva. Sipas ekonomistëve bëhet e qartë, se për rreth 2 muaj bullgarët janë pasuruar me më shumë prej 2 mlrd. levash (1 mlrd. eurosh). Sipas të dhënave të agjencive për pronat e patundshme në fund të vitit interesi ndaj shtëpive luksoze në lagjet prestigjioze të kryeqytetit Sofje është rritur. Informata përputhet me studimin e Qendrës për studime të demokracisë, i cili tregon se për shkak të krizës në ekonominë informale përfshihen gjithnjë e më shumë familje, të cilët nuk deklarojnë të ardhurat e tyre. Analizatorët konstatojnë se humbjet e buxhetit nga tatimet që nuk paguhen janë në kuadrin e 11 mlrd. levash (afro 5,5 mlrd. euro) ose përbëjnë 18 për qind prej Produktit të Brendshëm Bruto për vitin 2009.

Me gjithë se gjatë vitit investimet e huaja janë pakësuar, fluksi i kapitaleve të huaja në Bullgari nuk ndalon. Biznesmenë rusë dhe fonde ndërkombëtare në mënyrë masive blejnë kompanitë bullgare që janë me probleme financiare. Blerësit rusë kërkojnë më shpesh firma nga industria e lehtë dhe hotele buzë Detit të Zi.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cvetan Simeonov

Biznesi dëshiron stabilitet politik me një qeveri dhe parlament funksional

Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..

botuar më 24-12-04 9.21.PD

Paga mesatare vjetore bruto për vitin 2023 në Bullgari është 24 485 leva (12 519 euro)

Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..

botuar më 24-11-30 11.59.PD

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD