Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hyrja në Eurozonë – qëllimi strategjik i Bullgarisë

“Hyrja e Bullgarisë në Eurozonë do të pakësojë interesat e kredive, do të stabilizojë sistemin bankar, do të stimulojë shkëmbimin tregtar.” – komentoi kryeministri Bojko Borisov.
Foto: Tanja Harzianova
“Eurozona – qëllimi strategjik kombëtar i Bullgarisë” – kjo ishte tema e një dreke pune, në të cilën morën pjesë kryeministri Bojko Borisov, ekipi ekonomik i qeverisë, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe përfaqësues të Dhomës Tregtare Amerikane në Bullgari. Aktiviteti i ishte kushtuar dëshirës së vendit tonë të hyjë në Eurozonë dhe përpjekjeve që bëhen në këtë drejtim. “Bullgaria është i vetmi vend në regjion, cilit agjencia ndërkombëtare “Sdandard&Poor’s” i rriti normimin e kredisë”, tha para mysafirëve kryeministri Bojko Borisov dhe shtoi se për sa i përket treguesit për deficitin buxhetor, pak vende e respektuan vendimin e BE-së dhe ato që nuk arritën, tani durojnë sanksione.

“Pse deficiti buxhetor deri në 3% ishte i rëndësishëm për vendin tonë? Në vend të parë për shkak të qëllimeve tona strategjike, dhe pikërisht – hyrja në Eurozonë – tha gjatë takimit kryeministri. – Të gjitha mundësitë dhe përpjekjet i kemi përqendruar në këtë drejtim. Ne kemi një resurs të madh financiar, i cili përdoret për të garantuar bordin valutor në vend. Hyrja në Eurozonë do ta lirojë këtë resurs dhe paratë do të përdoren për shëndetësi, infrastrukturë, nevoja sociale etj. Përveç se do të ketë një efekt politik dhe financiar, hyrja e Bullgarisë në Eurozonë do të pakësojë interesat e kredive, do të stabilizojë sistemin bankar, do të stimulojë shkëmbimin tregtar. Po të hyjmë në bashkimin valutor gjatë të dy vjetëve të ardhshëm, kjo do të thotë se kemi arritur një qëllim të rëndësishëm dhe ambicioz.”

Hyrja e Bullgarisë në Eurozonë është një qëllim strategjik i qeverisë. Rezerva fiskale është mbi tetë miliardë euro dhe po të bëhet vendi ynë anëtar i bashkimit valutor, ato do të lirohen dhe do të luajnë rolin e një injeksioni financiar për ekonominë tonë në krizën e rëndë. Pse është me rëndësi që vendi ynë të hyjë në Eurozonë, kërkuam komentin e Emil Hërsevit, analizator financiar dhe ish zëvendësguvernator i Bankës Kombëtare Bullgare.

“Sepse ky është zhvillimi i natyrshëm i dy proceseve që janë të pavarur nga njëri-tjetri, por njëkohësisht kanë lidhje – tha për Radio Bullgarinë Emil Hërsev. – I pari ka të bëjë me përcaktimin politik të Bullgarisë si anëtare e BE-së. Përkatësia jonë në bashkim tashmë është fakt, kurse euroja është valuta e përbashkët e bashkimit. Të kemi një valutë të përbashkët, të kemi një treg të përbashkët – ky është qëllimi i natyrshëm i BE-së. Procesi i dytë është ekonomik. Në kushtet e bordit valutor, valuta e rezervës tek ne është euroja. Ne humbasim afro 200 milionë leva në vit vetëm për faktin se valuta e rezervës është euroja dhe duhet vazhdimisht të këmbejmë levat me euro dhe t’u paguajmë bankave komision. Kur do të fillojmë të përdorim euron, do të bëjmë një kursim të konsiderueshëm. Një dobi tjetër për Bullgarinë do të jetë përfshirja jonë në sistemin evropian të bankave qendrore. Hyrja në Eurozonë do t’i japë mundësi ekonomisë sonë të kapërcejë kriza më shpejt dhe më lehtësisht. Ky është një qëllim kombëtar, siç ishte dhe vetë anëtarësimi i Bullgarisë në BE.”

Analizatorët ekonomikë pohojnë se vendi ynë do ta kapërcejë krizën, megjithëse nuk merr mbështetje nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe evropiane, në dallim nga vende si Danimarka, Suedia etj. Vendi ynë ka zbatuar një pjesë të madhe të kritereve për hyrje në Eurozonë, por sipas specialistëve vendet nga BE-ja tani janë të zëna me problemet e tyre të brendshme dhe zgjerimi i bashkimit valutor me sa duket nuk është në rendin e ditës. Por qeveria bullgare është e vendosur të ndjekë qëllimin strategjik, aq më shumë se pret që vendi ynë të përfundojë vitin me rezultatin më të mirë fiskal në tërë BE. Shanset rriten dhe me vlerësimin e radhës të KE-së, sipas të cilit gjatë vitit 2010 Bullgaria do të jetë i vetmi vend në BE, i cili do të zbatojë kriteret për stabilitet dhe rritje ekonomike.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harzianova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD