Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aftësia blerëse e bullgarëve

Ekspertët parashikojnë se për shkak të konsumimit më të madh gjatë festës së Krishtlindjeve çmimet do të rriten, kurse viti do të përfundojë me inflacion prej 1.8 për qind.
Foto: Tanja Harizanova
Studimi i fundit i shërbimit statistikor të Komisionit Evropian “Eurostat” tregon se ndër vendet e BE-së më aftësi më të mirë blerëse janë qytetarët e Luksemburgut, Irlandës dhe Holandës, kurse bullgarët dhe rumunët janë me aftësi më të ulët blerëse. Në fakt standardi i përcaktimit të aftësisë blerëse është një masë artificiale, e cila përfshin blerjen e një vëllimi mallrash dhe shërbimesh në shtetet e ndryshme. Prapë së prapi duhet shënuar se aftësia blerëse e bullgarit është rritur në krahasim me vitin 2006.

Një studim tjetër i kompanisë GfK Geo Marketing tregon se dendësia e aftësisë blerëse të bullgarëve në Sofje është afër asaj në vendet me ekonomi të zhvilluar në Evropë. Kompania ka bërë një hartë e cila e ilustron aftësinë blerëse të popullsisë në një metër katror dhe paraqet rajonet, ku banojnë njerëz me mundësi më të mira dhe më të këqija blerëse. Sipas analizës aftësia blerëse në disa rajone të Sofjes lëviz nga 5 deri më 7 mln. euro në një metër katror, siç është edhe në Romë, Madrid dhe në pjesën më të madhe të Belgjikës, Holandës dhe Britanisë së Madhe.

Këto dy statistika janë rasti për të analizuar aftësinë blerëse dhe sjelljen e konsumatorit bullgar. Gjatë 5 – 6 viteve të fundit konsumatori tek ne jetonte në parajsën e blerjeve pa kufij. Bullgari merrte kredi jo vetëm për blerjen e banesës, veturës, teknikës ose për remonte, por edhe për dasma, pagëzime dhe udhëtime. Statistika tregon se çdo bullgar i dytë ka përdorur kredi. Dhe megjithëse kriza e preku edhe Bullgarinë, bullgarët vazhduan të blejnë për inerci. Ndërprerja e vështirë e shprehive, mënyra e këndshme e jetesës çoi deri në mungesë aftësie për pagim të kredive. Kështu kjo inerci filloi të zhduket dhe bullgari filloi të blejë gjithnjë e më vështirë. Njerëzit, të cilët konsumonin sasi të mëdha mallrash dhe shërbimesh gjatë 7-8 viteve të fundit, tani po hiqen dorë nga kjo mënyrë e jetesës, harxhojnë më pak dhe u bëjnë llogari financave të tyre.

Konsumimi më i kufizuar ndikon edhe mbi kompanitë, të cilat kufizojnë shpenzimet e tyre dhe mbyllin vendet e punës. Mirëpo e dimë shumë mirë se çfarë është fati i njeriut të zakonshëm gjatë depresionit ekonomik nga filmi i famshëm i Çarli Çaplinit – “Kohërat moderne.” Protagonisti humb punën e vet, e emërojnë për pak në vende të ndryshme dhe përsëri mbetet pa punë.

Çfarë është situata në Bullgari?

Për herë të parë nga 10 vjet gjatë muajit tetor Bullgaria hyri në deflacion. Deflacioni konsiderohet si një dukuri më e keqe nga inflacioni i madh, sepse firmat nuk kanë motivim për të prodhuar, kjo çon deri në rritje të papunësisë dhe përkatësisht deri në ulje të çmimeve. Ekspertët parashikojnë se për shkak të konsumimit më të madh gjatë festës së Krishtlindjeve çmimet do të rriten, kurse viti do të përfundojë me inflacion prej 1.8 për qind.

Mirëpo tani për tani bullgari nuk ka për qëllim të bëjë blerje të mëdha, megjithëse sipas statistikës familjet bullgare nuk e ndiejnë krizën në mënyrë drastike. Por prapë së prapi ajo është këtu dhe rrethi magjik, në të cilin bankat konkurroheshin në dhënien e kredive, kurse popullsia shpejtonte për të blerë banesa, vetura dhe televizorë plazmë, tashmë nuk ekziston.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD