Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Blegtoria intensive dhe ndryshimet klimatike

A është е mundshme që konsumimi i madh i mishit dhe i produkteve prej qumështi të çojë në ndryshime në klimë? Është e qartë se për shkak të sasive të mëdha të plehrave natyrore, që janë rezultat i rritjes së kafshëve në mënyrë masive, në atmosferë shkarkohen të ashtuquajturat gaze të serrave - metan, amoniak dhe dyoksid karboni. Sipas raportit të organizatave “Blegtoria e mëshirshme botërore” Compassion in world faring (CIWF) dhe “Shokë të Botës” (FOE) tek blegtoria intensive shkarkohen më shumë emisione të dëmshme të gazeve në krahasim me transportin në tërë botën. Dokumenti bazohet në studimin, të cilin e ka bërë Instituti për ekologjinë sociale Alpen Adria Universität Klagenfurt, Vjenë, dhe Instituti për studimin e ndikimit mbi ndryshimet klimatike.

“Pasojat e blegtorisë intensive mbi ndryshimet klimatike janë komplekse”, shpjegon zonja Donka Kalçeva nga “Blegtoria e mëshirshme botërore”. “Nga blegtoria intensive shkarkohen 18 për qind prej gazeve të serrave. Fermat e madha përbëjnë hapësira të mbyllura, në të cilat rriten shumë kafshë, që janë shkëputur nga mjedisi i tyre natyror. Tërë cikli i kësaj blegtorie bashkë me pesticidet, që përdoren për foragjeret, ndotin ajrin dhe tokën. Përveç kësaj për të liruar vend për rritjen e kulturave të foragjereve, pritet një pjesë e madhe e pyjeve. Shifra e kafshëve në botë, të cilat janë rritur për mish, është shokuese – përgjithësisht 60 mlrd në vit. Këto fakte tregojnë, se nuk mund të arrijmë balancë në planetin tonë. Mbi 75 për qind prej tokës në botë përdoret për bujqësi dhe për këtë arsye duhet të kërkojmë alternative.”

Kur kafshët kulloten në mënyrë të lirë jashtë fermave, stimulohet bimësia e kullotave. Por në shkallë botërore mbi 60 për qind prej blegtorisë është intensive dhe kafshët shumë rrallë dalin për kullotë jashtë fermave, thekson zonja Donka Kalçeva. Në Bullgari, si dhe në vende të tjera evropiane, ende financohen ferma, që nuk u përgjigjen standardeve të reja të BE, shpjegon ajo:

“Në Bullgari pas vitit 1989 kishte një rrënje të madhe të tërë sektorit bujqësor. Për fat të keq masat, të cilat marrin qeveritë evropiane në përkrahje të bujqësisë, aktualisht janë drejtuar ndaj modernizimit të saj. Një pjesë shumë e vogël prej parave, të cilat u jepen prodhuesve bujqësorë dhe blegtorëve, shpenzohen për bujqësinë biologjike. Aktualisht po stimulohen prodhuesit me të mëdhenj të mishit të derrave dhe viçave, në dëm të prodhuesve të vegjël, të cilët zhvillojnë një bujqësi, e cila ruan natyrën. Kjo kundërshton tendencën botërore për mbrojtjen e planetit, për bujqësinë stabile dhe sigurimin afatgjatë të ushqimit për të tërë popullsinë në botë.”

Vetë ushqimi i popullsisë, e cila është duke u rritur pandërprerë, përbën një problem shumë serioz. Deri në vitin 2050 pritet popullsia të bëhet mbi 9 mlrd veta. Do të arrihet në një paradoks – në vendet perëndimore afro 1 mlrd veta vuajnë nga mbipesha dhe problemet shëndetësore, të cilat janë lidhur me regjimin e tyre të ushqimit, ndërsa në vendet në zhvillim po aq njerëz vuajnë nga mungesa e ushqimit. Prandaj nga organizatat “Blegtoria e mëshirshme botërore” dhe “Shokë të Botës” këshillojnë që mishi të konsumohet vetëm tri ditë në javë.

“Në të vërtetë konsumojmë shumë më tepër prej kësaj që është e nevojshme për organizmin tonë – thotë zonja Donka Kallçeva. – Në të njëjtën kohë me një shpërndarje më të drejtë të resursit ushqimor në botë mund të ushqejmë tërë botën, nëse secili prej nesh ha atë, që është e nevojshme për organizmin e tij dhe ka një mënyrë më të shëndetshme të jetesës. Nuk bëhet fjalë për ushqimin vegjetarian, por për një ushqim që ruan natyrën.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD