Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulja e kamatave do të nxisë ekonominë

Drejtori i Bankës Popullore Bullgare Ivan Iskrov
Foto: BGNES
Gjatë vitit të fundit kriza detyroi bankat të ndjekin një politikë më të matur. Një pjesë prej saj ishte rritja e kamatave të kredive, gjë që nga ana e vet u bë shkak për kufizimin e kreditimit. Nga ana tjetër për shkak të pasigurisë u ul interesi ndaj huave si nga ana e biznesit, ashtu edhe nga ana e njerëzve të zakonshëm. Firmat filluan të shtyjnë planet e investimeve, ndërsa familjet “ngrirën” marrjen e kredive, për shkak të pasigurisë së të ardhurve në të ardhmen.

Kreditimi do të fillojë të shtohet që në fillim të vitit të ardhshëm. Këtë e tregojnë parashikimet e fundit të Bankës Popullore Bullgare. Niveli i kreditimit është 4 për qind, por me gjithë edhe minimal, Bullgaria mbetet një nga vendet, që mbajnë një vëllim të caktuar të financimit. Lidhur me këtë drejtori i Bankës Popullore Bullgare Ivan Iskrov shpjegon:

“Është e domosdoshme të posedojmë aftësi të prezantojmë produktin tonë para partnerëve, sepse shumë shpesh Bullgaria përfshihet në një grup me shumë shtete të tjera, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me strukturën e ekonomisë së saj dhe me stabilitetin e sistemit të saj financiar. Është fakt, se kreditë e këqija në fund të muajit shtator përbënin 6 për qind nga të gjitha kreditë bankare në vend. Mirëpo, në Bullgari hua të pashlyeshme konsiderohen ato, që nuk shërbehen më se 90 ditë, përderisa në Evropë – afati për shpalljen e një kredie të pashlyeshme është më se 180 ditë, në disa vende bile 1 vit.”

Drejtori i bankës qendrore është kategorik, se me gjithë shtimin e numrit të kredive problematike dhe shtrenjtimit të rezervës financiare të tërhequr si depozitim, bankat në vend vazhdojnë të realizojnë fitim. Adekuati i kapitalit të tyre në fund të shtatorit ishte më se 17 për qind.

Vështirësimi i marrjes së kredive për shkak të interesit të lartë reflektoi negativisht mbi biznesin. Kohët e fundit qeveria organizoi një takim me bankierët. Pas takimit kryeministri Bojko Borisov tha, se kabineti nuk mund të ndërhyjë në punën e bankave, por gjatë bisedës joformale u drejtua lutje për uljen graduale të përqindjes së kamatave. Ministri i financave Simeon Djankov edhe konkretizoi, se kamatat bankare duhet të ulen të paktën me 3 për qind. Për lehtësimin e punës së institucioneve financiare ministri Djankov kërkoi propozime dhe ide për trezorët. Asociacioni i Bankave në Bullgari propozoi 12 masa për përmirësimin e klimës së biznesit, gjë që do të ndihmojë për uljen e interesit të kredive. Bankierët komentuan, se ka shumë klientë, të cilat nuk shlyejnë kreditë, gjë që përbën shpenzime suplementare për bankat.

Sipas ekspertëve bankarë, në tregun e parave shihet një kthim i trendit. Ai fillon me uljen e interesit të depozitimeve, pas kësaj do të kalojë te ulja e çmimit të kreditimit. Pritet, që kjo të aktivizojë biznesin dhe të forcojë konsumimin e popullsisë, që u kufizua nga kriza.

Është e qartë, se gara midis trezorëve për tërheqjen e depozitimeve me interesa të larta është duke përfunduar. Paratë e lira të popullsisë tashmë janë në bankat. Lirimi i kredive do të provokojë prapë interesin e kompanive dhe qytetarëve. Ndërsa rimëkëmbja e ekonomisë është në dobi të vet trezorëve. Sepse biznesi i bankave, dhe fitimet e tyre, varen nga zhvillimi i ekonomisë bullgare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD