Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria mori kompensime suplementare për reaktorët e mbyllur të Centralit Atomik “Kozloduj”

Foto: arkiv
Komisioni Evropian bëri propozim t’i jepen 300 milionë euro Bullgarisë si kompensime suplementare për mbylljen e disa reaktorëve bërthamorë të Centralit Atomik “Kozloduj”. Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian do të përcaktojnë shumën e saktë muajin dhjetor të këtij viti. Bullgaria mund ta marrë nga viti 2010 deri në 2013-ën.

“Sinjal për solidaritetin evropian me Bullgarinë” e quajti propozimin kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, duke shtuar se “investimi në një rrjet energjetik më stabil dhe të parrezikshëm në Bullgari pasqyron dëshirën tonë ta shohim vendin plotësisht të integruar në tregun e përbashkët evropian të energjisë”. Ministrja e punëve të jashtme Rumjana Zheleva shprehu kënaqësi nga propozimi që erdhi si rezultat i këmbënguljes së palës bullgare. Një pjesë e parave do të përdoret për kapërcimin e pasojave ekonomike dhe sociale nga mbyllja e reaktorëve të vjetër. Një pjesë tjetër do të investohen në projekte për efektivitet energjetik, si edhe për ndërtimin e burimeve të reja të ripërtëritshme. Me një pjesë tjetër të mjeteve do të përmirësohet kapaciteti i të dy reaktorëve të tjerë të Centralit Atomik që ende janë në eksploatim.

Për të plotësuar kushtet për anëtarësim në BE gjatë vitit 2007, Bullgaria nënshkroi një marrëveshje për mbylljen e katër reaktorëve të vjetër bërthamor të Centralit Atomik “Kozloduj”. Kjo i kushtonte vendit tonë pozitën e liderit në eksportin e energjisë elektrike në Ballkan. BE-ja kompensoi veprimet e qeverisë së atëhershme dhe gjatë të dhjetë vjetëve të fundit Bullgaria mori 550 milionë euro. Përveç kompensimeve nga BE-ja, Bullgaria mori dhe 200 milionë euro hua nga Bashkësia Evropiane për Energjinë Atomike, Euratom, për modernizimin e blloqeve 5 e 6 që funksionojnë. Këta dy reaktorë sigurojnë 35% nga energjia elektrike në vend. Pra, e njëjta është përqindja e energjisë elektrike në BE që sigurohet nga centralet atomike. Kompensime të tilla nuk janë precedent në Evropë. Lituania dhe Sllovakia gjithashtu morën mbështetje financiare nga BE-ja për mbylljen e reaktorëve të vjetër të tipit sovjetik.

Megjithë doktrinat e BE-së për zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme, të cilat të gradualisht të fillojnë të dominojnë në prodhimin e energjisë elektrike, vendet e Evropës Lindore nuk heqin dorë nga energjetika bërthamore. Bullgaria për shembull ka në plan të ndërtojë një central të dytë atomik pranë Belenes, i cili të zëvendësojë reaktorët e mbyllur të centralit “Kozloduj”. Projekti ndodhet në fazën e kërkimit të investitorëve të rinj, të cilët të blejnë aksionet e shtetit. Qëllimi është që nëpërmjet shtimit të fuqive bërthamore, të sigurohet pavarësia e vendit nga burimet ruse të energjisë si gazi dhe nafta. Gjatë vitit të kaluar Centrali Atomik “Kozloduj” ka prodhuar sasi rekorde energjie elektrike, kurse muajin gusht të këtij viti mbushi 35 vjet nga vënia në eksploatim. Për këtë afat, thonë me krenari nga centrali, ai ka kursyer mbi 600 milionë tonë dyoksid karbonik. Në tërë Evropën politikanët po bëjnë një rivlerësim të politikës bërthamore. Finlanda do të ndërtojë një reaktor të pestë bërthamor, në Holandë gjithashtu diskutohet ndërtimi i centraleve atomike për të pakësuar emisionet e dëmshme. Gjermania ka në plan të zgjasë afatin e eksploatimit të disa reaktorëve bërthamorë, kurse Suedia shtyu shkurtimin e fuqive të saj bërthamore.

Ekonomia bullgare pësoi më shumë dëme nga kriza e gazit gjatë janarit të këtij viti dhe atëherë u dëgjuan mendime për rihapjen e reaktorëve të mbyllur. Kuptohet, kjo nuk ndodhi, por u bë e qartë se duhet të kërkohen burime alternative të energjisë që të evitohet varësia nga burimet ruse.

Do të rikujtojmë se në botë punojnë rreth 440 reaktorë bërthamorë. Ata prodhojnë 17% të energjisë elektrike në planet. 31 shtete prodhojnë energji elektrike me centrale atomike. Bullgaria është një prej tyre.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD