Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Legjenda për malet bullgare

Foto: Veneta Nikollova
Në territorin e saj të vogël Bullgaria ka grumbulluar malet më të mëdha të Gadishullit Ballkanik. Emrin e regjionit e ka dhënë mali Stara pllanina, të quajtur akoma Ballkan. Ai është më i gjati dhe monumental. Kalon përmes të gjithë Bullgarisë dhe e përgjysmon në dy gjysma Veriore dhe Jugore. Përparësi për nga lartësia në Ballkan mban Rilla. Por mali fqinjë Pirin ngre shtat po kështu me majë të mprehtë dhe madhështore. Dy malet zënë pjesën jugperëndimore në hartën bullgare dhe si një vazhdimi i tyre ndërmerret mali Rodopi. Më larg prej tyre, në juglindje, të mbështetur deri tek deti i Zi është mali jo dhe aq i pjerrët Stranxha. Kurse më i vogli është mali Vitosha, i cili ngre shtat mbi kryeqytetin Sofja. Këto janë malet më emblematike për bullgarët, pavarësisht se ka dhe male të tjera më të vogla.

Në kulturën tradicionale mali konsiderohet si një vend i shenjtë. Akoma që në lashtësi njerëzit kanë besuar se, kur ngrihet lart drejt qiellit, mali afrohet deri tek hyjnitë. Mbase ky përfytyrim e ka frymëzuar një legjendë popullore për Rodopën dhe Stara pllanina, të quajtur nga trakët e lashtë Hemus ose Hem. Të dy malet kanë qenë akoma fëmijë. Por, jo çfarëdo qoftë, por fëmijë të hyjnisë së detit - mbase sepse në kohërat pra historike tokat tona kanë qenë të mbuluara nga deti. Hemus ka qenë vëllai më i madh, kurse Rodopa - motra më e vogël. Të dy kanë luajtur gjatë gjithë ditës . Njëherë ju ka kaluar nëpër mendje duke luajtur të imitojnë hyjnitë e vjetër. Hemusi i ka bërë vetes një mjekër të gjatë dhe të bardhë, kurse Rodopa ka lëshuar flokët e saj të gjata dhe të verdha. Por loja e tyre e ka zemëruar Hyjniun e Vjetër - sundimtar i botës. Në zemërim e sipër ai e ka kthyer Rodopën në një mal të bukur me forma të rrumbullakosura. Kur ka parë këtë, vëllai i saj Hemus është ngurtësuar nga tmerri dhe po kështu është transformuar në mal - por të madhërishëm si burrë dhe të egër. Dhe që të jetë më i egër dënimi, hyjnia i ka ndarë dy malet me ultësinë e gjerë të Trakisë.

Një “dramë familjare” luhet dhe në një legjendë për malet Rilla dhe Pirin. Vajza e re dhe shumë punëtore Rillka ka pëlqyer një djalosh të panjohur me emrin Pirin dhe ka dashur të martohet me të. Ai po kështu është dashuruar pas saj. Por prindërit e Rillkës nuk kanë qenë dakord të japin vajzën e tyre një të panjohuri. Prandaj dy të rinjtë fshehurazi kanë ikur larg dhe janë martuar pa bekimin e prindërve dhe pa dasmë. Shumë shpejt ju janë lindur 2 fëmijë-djalë, të cilin e kanë quajtur Iskër dhe vajzë të cilën e kanë quajtur Mesta. Dhe derisa nëna e tyre është kujdesur për ta dhe për shtëpinë, babai i tyre ka shkuar për gjah. Të dy fëmijët kanë qenë kaq sherret, saqë njëherë janë zënë dhe kanë filluar të rrihen. E pafuqishme ti ndajë, nëna e tyre me shpirt ka shprehur një mallkim: Zoti ti ndajë dhe asnjëherë më shumë mos shikojnë njëri-tjetrin, kurse atë vetë Zoti ta ngurtësojë, që të mos vuaj për fëmijët e vet. Dhe mallkimi është realizuar: Rillka është kthyer në malin Rilla. Djali Iskër është kthyer në një lumë të bujshëm, i cili buron nga Rilla dhe rrjedh në veri. Kurse vajza Mesta është transformuar në një lum më të butë, i cili rrjedh në jug. Babai i tyre në këtë kohë ka qenë për gjah më në jug, por mallkimi e ka arritur dhe atë-ai është kthyer në malin Pirin, rreth të cilit kalon lumi Mesta. Kështu legjenda për dramën familjare ndan babanë nga djali dhe i lejon të shikojë vetëm vajzën e tij. Prandaj Pirin gjithmonë është i errësuar nga ana, me të cilën është kthyer drejt gruas së tij të dikurshme - Rilla.

“Dhe këngët popullore i fusin malet në historia të ndryshme jetike. Në një tekst të një kënge mali Stara pllanina fillon ti thërrasë malit fqinjë Vitosha - “A po fle, o mal Vitisha?” Kurse ai përgjigjet, se nuk fle, por është i lodhur, sepse ka pritur miq nga mali Pirin, të quajtur “Irin-Pirin”. Vitosha ankohet se, miqtë kanë djegur pyllin e saj të gjelbër dhe kanë pjekur qengjat e saj , që të argëtohen në mal. Në një këngë tjetër mali Stara pllanina “adapton” beben e një gruaje të re, e cila është e dërguar në mërgim. Nëna e lidh djepin e fëmijës midis dy brigjeve dhe e lut malin “Stara pllanina, nënë e vjetër” të rris djalin e saj. Mali i dhuron forcën e tij të madhe. Djali për 3 muaj është rritur aq sa për 3 vjet, kurse deri në 9 vjeç - si një beqar i ri dhe trim.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Panajotova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Aksakovo u krijua grupi i parë i vajzave - gajdexhinj në Bullgari

Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..

botuar më 24-07-24 10.37.PD

Ribarica pret një festival folklorik

Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..

botuar më 24-07-21 8.50.PD
Dimka Vlladimirova

Këngëtarja e muzikës popullore Dimka Vlladimirova u largua nga ne

Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...

botuar më 24-07-12 3.36.MD