Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Depozitimi i rezervës fiskale në banka tregtare has vlerësime kontradiktore

Foto: BGNES
Një pjesë prej rezervës fiskale të vendit mund të depozitohet në banka tregtare. Këtë e tha ministri i financave Simeon Djankov. Ai e arsyetoi idenë me argumentin, se kështu paratë shtetërore do të sjellin fitim më të madh. Kryeministri Bojko Borisov përkrahu propozimin duke thënë, se në rast deficiti buxhetor, atëherë ka dy variante – të shfrytëzohet rezerva ose të merren kredi. Vendimi nuk është definitiv, ndërsa realizimi i këtij hapi është në varësi të hartimit të një buxheti të balancuar për këtë vit.

Propozimi i ministrit financiar provokoi një diskutim të gjerë në hapësirën publike. U dëgjuan si kritika, ashtu edhe përkrahje nga ana e analizatorëve financiarë dhe ekspertëve ekonomikë. Sipas financierit numër një fitimi nga administrimi i rezervës fiskale nga Banka Popullore Bullgare brenda viteve të fundit lëvizet nga 0.2 deri në 0.5 për qind. Refuzimi të depozitohen mjete në bankat tregtare, ku kamata është 6 për qind, u bë shkak që shteti të humbasë miliardë leva fitim. Sipas analizuesit financiar Andrej Prëmov dy janë shkaqet kryesore, për të cilët është e domosdoshme që banka qendrore të administrojë mjetet shtetërore. Ai e shpjegon këtë ashtu:

“Në radhë të parë Banka Popullore Bullgare është institucioni, i cili është në gjendje të administrojë rezerva të tilla të konsiderueshme. Shkaku i dytë është, se ato rezerva administrohen me një ligj të reglamentuar me rrezik minimal. Ligji i Bankës Popullore Bullgare nuk lejon që banka të investojë ato mjete në vend, sepse një akt i tillë është në kundërshtim me ekzistencën e bordit valutor.”

Varianti më i mirë është që rezerva fiskale të mbetet në Bankën Popullore Bullgare. Ky është qëndrimi i nëndrejtorit të bankës qendrore Kalin Hristov. Kjo për arsye, se në se ato mjete do të investohen në banka tregtare, atëherë bankat do të rifinancojnë borxhe private me mjete shtetërore. Ish ministri i financave Pllamen Oresharski nuk përkrah idenë që një pjesë prej rezervës të depozitohet në banka tregtare për kamatë më të lartë. Ai mendon, se në kërkim të kamatave më të larta, ekziston rrezik të humben krerët. Ish-kryeministri Ivan Kostov është kategorik, se “roli i rezervës është të garantojë stabilitetin financiar të vendit, jo të sjell fitime nga depozitimi”. Mirëpo ideja gjen përkrahje nga ish-drejtori i bordit valutor Martin Zaimov, i cili konkretizoi, se “ato janë para të qeverisë dhe ajo mund ta shfrytëzojë”. Sipas tij në se ato para do të depozitohen në banka bullgare, kamatat do të ulen. Propozimin e përkrahu edhe ish ministri i financave Milen Vellçev. Ai tha, se “kjo procedurë do të ketë kuptim, në se do të realizohet me precizitet”. Analizuesi financiar Andrej Prëmov është i mendimit, se rezerva fiskale shtohet ndaj rezervës valutore dhe ato administrohen së bashku. Mirëpo, përderisa rezerva valutore e vendit shfrytëzohet për sigurimin e bordit valutor, gjë që rregullohet në ligjin e Bankës Popullore Bullgare, rezerva fiskale do të përbëjë një depozitim të qeverisë në bankën qendrore. Ato janë para nga tepricat buxhetore, mjete nga privatizimi dhe para të tjera shtetërore, me të cilat qeveria disponon. Kabineti mund ta shfrytëzojë për realizimin e projekteve të ndryshme, për blerjen e borxhit të jashtëm ose të brendshëm.

Është e logjikshme pyetja, a nuk sjell rrezik depozitimi i një pjese prej rezervës fiskale në bankat tregtare?

Andrej Prëmovi iu përgjigjet: “Ato mjete janë në dispozicion të qeverisë. Në rast depozitimi i tyre në bankat tregtare në Bullgari, duke marrë parasysh situatën e sotme mund të thuhet, se ka rrezik. Është fakt, se institucionet private të kreditimit kanë një autoritet më të ulët, se sa shteti. Nga ana tjetër në momentin e tanishëm bankat tregtare në Bullgari janë të kërcënuara nga likuiditeti. Ata nuk kanë nevojë për ato para.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD
Dobrin Ivanov

Punëdhënësit kërkuan nga Gjykata e Lartë Administrative ngrirjen e pagës minimale

Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..

botuar më 24-11-06 12.05.MD

Hesus Kabajero është "Menaxheri i Vitit" në Bullgari për vitin 2024

Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..

botuar më 24-11-05 10.01.PD