Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarisë i nevojitet një zgjatje e afatit për absorbimin e fondeve evropiane për Zonën Shengen

Foto: BGNES
Simboli i Evropës së bashkuar, i cili afirmon të drejtën themelore të shtetasve evropianë të udhëtojnë lirisht është Zona “Shengen”. Bashkë me Rumaninë në vitin 2011 Bullgaria ka ambicien të mbarojë përgatitjen për aderimin në të. Për këtë qëllim vendi ynë duhet t’u përgjigjet disa kritereve të caktuara, të cilat në përgjithësi të sigurojnë mbrojtjen efektive të kufirit të jashtëm të BE-së, siç është Bullgaria në pjesën juglindore të kontinentit.

Përgatitjen për aderim në Zonën “Shengen” e paraprijnë shumë kontrollime dhe vlerësime në fusha të ndryshme – bashkëpunimin policor, kufijtë tokësorë, ajrorë dhe detarë, mbrojtjen e të dhënave personale, dhënien e vizave. Qe t’u përgjigjemi të gjitha këtyre kushteve nga BE na livrojnë mjete, kurse për përmbushjen e kritereve rolin kryesor e ka Ministria e punëve të brendshme.

“Shengen” është prioritet i qeverisë bullgare – theksoi në intervistën dhënë Radio Bullgarisë zëvendës-kryeministri dhe ministër i punëve të brendshme Cvetan Cvetanov. – Në fakt, absorbimi i mjeteve të livruara nga Komisioni Evropian filloi në prill të vitit 2007. Deri në fund të vitit 2009 Ministria e punëve të brendshme duhet të absorbojë afro 143 milionë euro për përmbushjen e kushteve për sa i përket kufirit të jashtëm. Deri tani vetëm 33 % prej këtyre fondeve janë absorbuar. Për shkak të afateve të shkurtra optimizuam punën tonë. Rumania ka probleme identike me absorbimin e mjeteve dhe me homologun tim rumun si dhe me ambasadorin rumun në Sofje u morëm vesh të forcojmë bashkëpunimin midis policisë kufitare bullgare dhe asaj rumune. Është e nevojshme të punojmë në komplet, mbasi pranimi në “Shengen” do të jetë në bazën e kritereve të përmbushura dhe pas vlerësimeve dhe kontrollimeve që po bëhen”.

Bullgaria dhe Rumania do të kërkojnë lobby ndër shtetet anëtare të BE-së dhe bile shpresojnë qe Komisioni Evropian do të marrë një vendim politik për zgjatjen me disa muaj të afatit të absorbimit të fondeve për “Shengen”- shpjegoi ministër Cvetanov. Sipas tij një prej sfidave më të mëdha është përmbushja e kritereve që kanë të bëjnë me kufijtë bullgarë.

“Përpara një muaj e gjysmë ishte kontrolluar kufiri ynë detar- tha ai. – Tani jemi në pritje të raportit. Aktualisht kontrollohen kufijtë tanë ajrorë. Kontrollohen aeroportet dhe siguria e tyre dhe shpresoj, qe pas një muaj e gjysmë të marrim vlerësimin për këtë veprimtari – çfarë kemi kryer, cilat janë dobësitë, qe të mundemi në periudhën që na mbetet të optimizojmë punën dhe të korrigjojmë këto dobësi.”

Bullgaria tashmë deklaroi dhe planin e vet të aderohet në Sistemin informativ “Shengen” – rikujtoi ministër Cvetanov. - Kjo është një bazë e përbashkët të dhënash për personat dhe sendet e kërkuara apo të kontrolluara, të nevojshme për ruajtjen e Zonës “Shengen” si territor i “lirisë, sigurisë dhe drejtësisë”. Ky sistem është me seli në Strasburg dhe ka degë të veta në vendet e veçanta – anëtare, me të dhëna kombëtare. Këto degë janë lidhur me Centralin.

“Gjithçka që është e nevojshme e bëjmë – theksoi ministër Cvetan Cvetanov. – Aktualisht zhvillohen disa procedura edhe në këtë drejtim qe të lidhemi me sistemin e informacionit në përputhje me kriteret e Bashkimit Evropian.”

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD