Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nestinarët - edhe një fenomen tjetër kulturor bullgar në listën e UNESKO-s

Në fund të muajit shtator, gjatë kohës së sesionit të 4 të rregullt të komitetit Ndërqeveritar të UNESKO-s për ruajtjen e trashëgimisë kulturore jo materiale në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, u shpall përfshirja e traditës së lashtë bullgare nastinarsi në listën paraprake të UNESKO-s me trashëgiminë jo materiale kulturore të njerëzimit. Qëllimi është ruajtja maksimale dhe transmetimi i kësaj tradite mijëvjeçare për brezat e ardhshme.

Nestinarësia-kjo është një traditë e lashtë, e shpërndarë tek ne vetëm në krahinën e Stranxhës në Bullgarinë Juglindore. Sipas besimit popullor, ndezja e zjarrit i mbron njerëzit, natyrën bile dhe vet Diellin dhe në këtë mënyrë shton forcën e vet hyjnore. Hyrja në zjarr spastron dhe hap një portë të padukshme drejt botës tjetër. Prandaj dhe predikimet e nestinarëve, të cilët vallëzojnë zbathur mbi prush, realizohen. Të shumta janë tregimet e njerëzve të cilët kanë qenë të pranishëm në rrite të ngjashme. Tingëllon e çuditshme, se në fillim të shekullit të 21 një praktikë e ngjashme është ruajtur.


Lojën mbi zjarr nën shoqërimin e gajdes dhe të daulles për herë të parë e përshkruan poeti dhe folklorist bullgar Petko Sllavejkov gjatë vitit 1862. Ka disa teza për prejardhjen e fjalës “nestinari”. Sipas disa shkencëtarë ajo vjen  nga “ishtinari” ose “neshtinari”- me fjalë të tjera njeri, i cili është i ditur. Të tjerë e lidhin me emërtimin e fjalëve greke për kreshëm-“nestea” dhe për zjarr “estia”. Historianët e përcaktojnë nestinarsinë si një praktikë pagane të ritit, të ruajtur akoma gjatë periudhës së trakëve, pavarësisht se kjo traditë është e lidhur me një festë të madhe të krishterë.

Qindra vjet njerëzit në Bullgari, në fshatrat Kosti, Brodillovo, Gramatikovo dhe në disa fshatra të tjera realizojnë traditën e nastinarëve gjatë muajit maj. Kurse pika  kulmore  është më 21 maj-dita në të cilën kisha nderon veprimtarinë e  perandorit Konstantin dhe të nënës së tij Elena. Siç dihet, Konstantini i Madh hyn në histori me njohjen zyrtare të krishterimit si fe, të barabartë me fetë e tjera në Perandorinë Romake. Pavarësisht nga kjo, kisha ortodokse asnjëherë nuk e  ka njohur nestinarsinë . Bile në fillim të shekullit të 20 njerëzit të cilët e kane realizuar këtë rit, janë persekutuar. Pavarësisht nga të gjitha,  vallja e zjarrtë luhet dhe sot. Kurse gjatë viteve të fundit është dhe një pjesë nga atraksionet turistike në shumë nga vendpushimet tona detare. Sipas traditës, nestinarësia trashëgohet. Kurse nestinari kryesor është ai, i cili tregon pasardhësin e vet, kur  afron ora e tij e fundit, ose kur nuk mundet më të vallëzojë. Kjo bëhet në praninë e të gjithë nestinarëve nga fshati. Në qoftë se ai ka djalë, nestinari kryesor ja transmeton forcën e tij, atij. Në qoftë se jo-vajzës. Mendohet se, vetëm në këtë mënyrë ruhet aftësia të parashikohet e ardhmja.

Një vend të posaçëm në traditë kanë ikonat e Shën Konstantin dhe Elenës. Ato ruhen në një paraklis, ku gjatë gjithë vitit ruhet dhe daullja. Ikonat zakonisht janë me doreza kurse në ditën e festës zbukurohen me lule. Një nga momentet bazë  në fillimin e traditës është vajtja nëpër të gjitha vendet e shenjta në qytezë dhe shtëpitë e banuesve. Interpretohen rite për spastrim dhe gjallërim, në mënyrë të detyrueshme bëhet kurban. Nga ushqimi u shpërndahet të gjithëve, nestinarët fillojnë të luajnë lojërat e tyre, kurse në mbrëmje të gjithë shkojnë në shesh. Zjarri i cili ka qenë i ndezur gjatë ditës është kthyer në prush. Është i shpërndarë në një rreth të madh,kurse rreth tij luajnë njerëzit-gjithmonë në tre ose 9 rrathë. Rrethi përshtatet me lëvizjen e diellit, kurse zjarri është ekuivalent i “zjarrit qiellor”, siç e quajnë zjarrin në folklorin tonë.

Vjen dhe pika kulmore e festës- nën tingujt e daulles dhe të gajdes nestinarët bien në ekstazë, të cilin ata e quajnë “kapje”, kurse veten e vet në këtë gjendje e përcaktojnë si “të kapur”. Të kapurit hyjnë në zjarr me ikonë në dorë dhe vallëzojnë. Zakonisht gjatë mesnate nestinari kryesor bën paragjykimet e veta për bashkësinë, si dhe për njerëzit e veçantë. Pas përfundimit të traditës ikonat dhe daullja  shoqërohen deri në paraklis, kurse njerëz të caktuar e shoqërojnë nestinarin kryesor deri tek shtëpia e tij.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Albena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD