Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Monitorimi i jashtëm do të parandalojë korrupsionin në prokurimet publike të Ministrisë së mbrojtjes

Prej vitit 2010 të gjitha prokurimet publike të Ministrisë së mbrojtjes në Bullgari do të kenë monitorim nga jashtë, kurse palat e interesuara në procesin e furnizimeve - Ministria e mbrojtjes, firmat furnizuese dhe organizatat siç janë NATO, BE, Banka Botërore etje. do të firmosin një “Kontratë ndershmërie”/Integrity pact/.

Kjo është nisma e radhës në sektorin e mbrojtjes në lidhje me prioritetin e shpallur nga qeveria bullgare për luftë me korrupsionin. Kjo nismë përpilohet me projekt të organizatës “Transparenca pa kufij –Britania e Madhe” dhe do të financohet nga një fond i NATO-së. Ministri i mbrojtjes Nikollaj Mladenov ka shpresë, se me këtë hap Bullgaria mund të bëhet një model i transparencës në sferën e mbrojtjes.

“Tashmë jo një herë kemi deklaruar vullnetin tonë të luftojmë praktikat e korrupsionit dhe të gjitha dyshimet që rëndojnë mbi Ministrinë e mbrojtjes - thotë ministër Mladenov. – Më tutje do të ndërmarrim hapa konkretë. Qysh në fillim të mandatit të gjitha sinjalet për korrupsion i dorëzuam Prokurorisë dhe vazhdojmë t’i japim asaj ndihmë në hetimet që i zhvillon. Si hap i dytë kundër korrupsionit brenda Ministrisë ishte krijuar një Këshill i përhershëm për luftë me korrupsionin, i cili aktualisht përpilon programin e tij vjetor të punës. Dhe hapi i tretë është krijimi i partneritetit midis Ministrisë së mbrojtjes dhe organizatës “Transparenca pa kufij –Britania e Madhe”, e cila është specializuar në sektorin e mbrojtjes.”

Kontrata e ndershmërisë përfshin të drejtat dhe detyrimet e palëve, se nuk do të japin, nuk do të kërkojnë ose nuk do të pranojnë ryshfete si dhe nuk do të hyjnë në ujdi me konkurrentë të tjerë për të fituar prokurime publike nga ministria e mbrojtjes për furnizime. Dokumenti parashikon një sistem të monitorimit që siguron transparencë dhe mbikëqyrje të pavarur. Në rast shkeljeje të rregullave firmat do të regjistrohen në “lista të zeza” dhe do të privohen nga pjesëmarrje në tenderët e ardhshëm. Kontrata të tilla në fushën e mbrojtjes janë lidhur edhe në Poloni, Letoni dhe Kolumbi. Mbikëqyrësit e jashtëm do të trajnohen sipas metodologjisë së përpiluar në vende të tjera anëtare të NATO-së, e cila përdoret me sukses deri tani.

Cili do të jetë efekti i monitorimit të jashtëm për Bullgarinë nga pikëpamja e përvojës së vendeve të tjera. Për Radio Bullgarinë Mark Pyman nga “Transparenca pa kufij – Britania e Madhe” tha: “Po të duhet t’i përgjigjem pyetjes tuaj shkurtimisht do t’ju them – nuk e di. Por është një fakt i padiskutueshëm, se në të gjitha vendet këto kritere gjithmonë ndihmojnë për rritjen e nivelit të ndershmërisë në sytë e shoqërisë si dhe për standarde më të larta të transparencës. Kështu qe përgjigje ime është – shpresoj edhe në Bullgari të ndodh e njëjta gjë si në vendet e tjera”.

Monitorimi i jashtëm i prokurimeve publike është një pjesë prej iniciativave për parandalimin e korrupsionit në fushën e mbrojtjes. Përveç kësaj, Ministria e mbrojtjes do të dalë me iniciativë dhe për ndryshime në Ligjin për mbrojtjen dhe forcat e armatosura, për tu ravijëzuar më qartë autorizimet e sekretarit të përhershëm të Ministrisë së mbrojtjes, i cili është një nëpunës i lartë civil, kështu qe ai të përgjigjet për të gjitha vendimet e Ministrisë bashkë me shefin e mbrojtjes që është një person i lartë ushtarak. Gjithashtu duhet të kufizohet mundësia qe ministri i mbrojtjes vet të marrë vendim për kontrata mbi një shumë të caktuar, kurse për to të kërkohet edhe vendim i Këshillit të ministrave. Ministria e mbrojtjes do të punojë aktivisht me biznesin bullgar dhe me të gjitha furnizuesit qe të njihen ata paraprakisht dhe më mirë me planet për zhvillimin e ushtrisë.

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva

 

По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD
Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD