Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E ardhmja e Centralit atomik “Belene” - argumente “pro” dhe “kundër”

“Çfarë është bilanci i konsumit të energjisë në Bullgari dhe a do të ndërtohet Centrali atomik “Belene” për ta garantuar konsumin e rrymës elektrike në vend ose është një biznes projekt, i orientuar tek eksporti”. Me këto fjalë kryetari i Komisionit parlamentar mbi politikën ekonomike, energjetikën dhe turizmin Martin Dimitrov hapi Tryezën e rrumbullakët, kushtuar së ardhmes së Centralit atomik “Belene”.

Deputetë, specialistë, përfaqësues të investitorëve dhe konsulentë parashtruan argumentet e tyre për leverdinë e këtij projekti. Theksi u vu mbi çmimin e projektit.

“Sa do të kushtojë centrali, sepse qeveria e mëparshme fliste për 4 miliardë euro - kërkoi përgjigje nga ekspertët Martin Dimitrov. Analizat që bëmë tregojnë, se bëhet fjalë për 10 mlrd. Nëse çmimi i Centralit atomik “Belene” në të vërtetë është 10 mlrd euro, kush do ta financojë, kush do të marrë përsipër riskun. Kësaj pyetjeje duhet t’i jepet një përgjigje kategorike.”

Ekspertët diskutuan edhe çështjet - a do të jetë çmimi i energjisë së prodhuar nga centrali i ardhshëm i aftë për konkurrencë, a do të ketë klientë për të në rajon duke pasur parasysh, se edhe vendet e tjera ballkanike po kështu ndërtojnë kapacitete të tyre. Në emër të qeverisë ministri i ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov deklaroi, se “cili do qoftë të jetë vendimi për Centralin atomik “Belene”, ai është me rëndësi për ekonominë bullgare dhe duhet te merret mbi një bazë mundësisht më të gjerë politike dhe shoqërore”.

“Vendimi për këtë projekt duhet të merret mbi bazën e efektit të tij ekonomik – shtoi ministër Trajkov. - Edhe nëse centrali është i nevojshëm për konsumin e brendshëm, çështja kryesore për arsyetimin e tij ekonomik përsëri mbetet”.

Eksportuesit e mëdhenj të energjisë elektrike në rajon janë Bullgaria dhe Rumania. Nga deficiti i përbashkët prej 19 teravatorë , afro një e treta mbulohen nga eksporti bullgar.

“Konsumi i energjisë elektrike në rajon do të rritet gjatë 10-15 vjetëve të ardhshme me 80 teravatorë dhe kjo kërkon ndërtimin e kapaciteteve të reja – parashtroi të dhëna për dinamikën në regjion, drejtori ekzekutiv i Kompanisë kombëtare elektrike Georgi Mikov. Bullgaria ka rëndësi strategjike si vendndodhje gjeografike, si lidhje me sistemet e tjera në Ballkan dhe ka linja elektrike që duhet të ndërtohen”.

“Komuniteti evropian mbështet energjetikën atomike si e vetmja mënyrë për pakësimin e emisioneve të dëmshme”, mbrojti argumentet e tij “pro” Bogomil Mançev, përfaqësues i konsulentit mbi projektin “Parsëns”.

“Nga vetvetiu projekti ka efekt ekonomik – shtoi ai. – Për 60 vjet shfrytëzim ai do të sjellë 80 miliardë euro të ardhura. Por a do të financohet nëpërmjet garancisë shtetërore ose korporatave - këtë duhet ta vendosë qeveria.”

“Në qoftë se Centrali Atomik “Belene” është një projekt i mirë ai do ti sigurojë vetes financim” – tha analisti ekonomik Gjeorgji Angelov duke komentuar, se “financimi i projektit direkt nga buxheti i shtetit do ti sillte vendit një deficit të madh buxhetor”. Martin Dimitrovi i përgjithësoi debatet me fjalët, se përgjigje kategorike nuk ka. Ai do të përkrahte projektin “Belene” po të provohet efekti i tij ekonomik.

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD
 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD