Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Reagime politike ndaj kabinetit të propozuar nga ITN

Снимка: BGNES

BSP nuk do të mbështesë qeverinë e propozuar nga Sllavi Trifonov, tha udhëheqësja e socialistëve Kornelija Ninova. Ajo tha që nëse BSP merr një mandat, ajo do të përpiqet të formojë një kabinet.

Partitë e protestës nuk mund të bashkohen rreth përbërjes së qeverisë propozuar nga Sllavi Trifonov, tha para BNR Nikollaj Haxhigenov nga “Ngrihu! Kriminelët jashtë!”.

Propozimi i nxituar i një qeverie me përbërje të diskutueshme krijon një rrezik për minimin e dialogut midis forcave politike të përfaqësuara në parlament për të zgjidhur këtë detyrë kryesore, komentoi Atanas Atanasov kryetar i DSB (pjesë e koalicionit “Bullgaria Demokratike”) në sajtin e partisë.

Udhëheqësi i GERB Bojko Borisov devijoi pyetjen nëse partia e tij do të mbështesë projekt kabinetin e Sllavi Trifonov duke zhvendosur përgjegjësinë te partitë e protestës. “Ata bënë protesta, e ngritën Slavin në një kult. Tani le të marrin përgjegjësinë politike”, tha Borisov në një brifing.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени