“Ka një popull të tillë” (ITN) nuk do të formojë një koalicion, por do t'i propozojë parlamentit një qeveri të vet, njoftoi udhëheqësi i partisë Sllavi Trifonov. “Ne nuk do të bëjmë një koalicion me GERB, DPS dhe BSP. Nga ana tjetër partitë e protestës nuk grumbullojnë një shumicë të mjaftueshme. Prandaj ITN vet do të marrë përgjegjësinë për formimin e një qeverie, tha Trifonov, duke shtuar se pret mandat nga Presidenti Rumen Radev.
Kryeministër propozohet të jetë Nikollaj Vasilev – ish zëvendës kryeministër në dy qeveri, ministre e financave – Marija Bojçeva me stazh në firma amerikane. Ministër i ekonomisë propozohet të jetë Ljubomir Dacov, ish zëvendës ministër i financave. Si ministre e mbrojtjes tregohet Teodora Gençovska, e cila u diplomua në akademinë ushtarake. Zëvendës kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme propozohet diplomati i karrierës Radi Najdenov, ndërsa Nikollaj Radullov – zëvendës kryeministër dhe ministër i brendshëm.
Përveç të gjitha ministrive të zakonshme propozohet të ketë edhe ministër të çështjeve të romëve.