Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Nomadët digjitalë preferojnë atmosferën e Pamporovos

Снимка: smolyandnes.com

Kampet e përvitshme të nomadëve digjitalë në Pamporovo dhe Çepellare propozojnë kushte të shkëlqyera, në të cilat punonjësit në distancë mund të gërshetojnë punën me aktivitete dimërore sportive. Gjatë kësaj stine organizatorët e kampeve pranojnë turistë individualë dhe familje, të cilët kanë zgjedhur vendpushimet për një distancim social, pa e ndërprerë punën e vet. 

Për kohën e tyre të lirë janë organizuar ski-kalime në mal dhe pritje të lindjes së diellit nëpër pistat në Pamporovo. Për këtë qëllim entuziastët përdorin automate speciale për skitë, që të mund të arrijnë deri tek pjesët e larta të maleve Rodopi, maja Snezhanka ose shkëmbinjtë e Orfeut. Kështu skiatorët nuk varen  nga itineraret e teleferikëve dhe mund të shfrytëzojnë rrugicat dimërore turistike. Lëshimi mbrapa kalon vetëm nëpër pista, që t’i shmangen ngasjes rrezikuese përmes zonave të papërpunuara.

Pasuesit e kampeve për “nomadë digjitalë” janë kryesisht specialistë kompjuterikë dhe profesionalistë mediash, menaxherë, si dhe përfaqësues të profesioneve të lira. Në përshtatje me masat kundra epidemike për respektimin e distancës, sivjet ata janë ose turistë individualë, ose familje, të cilët gërshetojnë punën me argëtimet.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна