Më 16 janar vendpushimi “Pamporovo” përsëri do të jetë i hapur për sportet dimërore, ndërsa operatori i ski zonës shpalli ruajtjen e çmimeve promocionale të lift-kartave deri më 22 janar.
Pritet që të shtunën dhe të dielën pistat të jenë në gjendje të shkëlqyer dhe të hapet të paktën 70% e ski-zonës, ndërsa gjatë ditëve në vijim të hapen akoma pista, transmetoi BGNES.
Për kënaqësinë e të gjithëve moti më në fund u normalizua. Në pushimore ditët e fundit ka reshje dëbore periodike, që bashkë me borën artificiale kontribuon për përmirësimin e dukshëm të kushteve për ski dhe snowboard, bënë të ditur nga vendpushimi.